6 këshilla si të mësoni fëmijën tuaj të sillet mirë.

5527
mësoni fëmijën tuaj të sillet mirë

Provoni këto këshilla për të inkurajuar sjelljen që dëshironi tek fëmija juaj.

  1. Fëmijët veprojnë si ju. Fëmija juaj ju shikon juve si një shëmbull që ai/ajo duhet të sillet. Ju jeni modeli i fëmijëve tuaj, kështu që përdorni sjelljen tuaj si udhëheqëse për fëmijën që doni të rrisni. Ajo që ju bëni është shpesh shumë më e rëndësishme se ajo që ju thoni. Nëse ju dëshironi që fëmija juaj të thotë “të lutem”, thojeni vetë. Nëse ju nuk dëshironi që fëmija juaj të ngrejë zërin e tij/saj, atëherë edhe ju folini qetësisht dhe butësisht.
  1. Tregojini fëmijës tuaj se si ndjeheni. Tregojini djalit apo vajzës tuaj sinqerisht se si sjellja e tyre ju prek juve si nënë. Kjo do ta ndihmojë atë që të shikojë ndjenjat e tij tek ju, si një pasqyrë. Kjo quhet ndjeshmëri. Nga mosha 3 vjeç, fëmijët mund të tregojnë ndjeshmëri të vërtetë. Kështu që ju mund të thoni: “Unë jam duke u mërzitur për shkak se ka shumë zhurmë ndërkohë që po flas në telefon”. Kur ju filloni fjalinë me “unë”, i jepni fëmijës suaj mundësinë për t’i parë gjërat nga këndvështrimi juaj.
  1. Kapeni fëmijën kur sillet ‘mirë’. Kjo thjesht do të thotë se kur fëmija juaj po sillet në një mënyrë që juve ju pëlqen, ju mund t’i jepni disa reagime pozitive. Për shembull, ‘Wow, ti je duke luajtur në mënyrë të bukur. Mua me të vërtetë më pëlqen mënyra se si t’i po i mban të gjitha kubat/blloqet në tryezë “. Kjo teknikë funksionon më mirë se sa të prisni që blloqet të bien në dysheme dhe ju t’i shpreheni fëmijës “Hej, mos e bëj më”. Reagimet pozitive nganjëherë janë quajtur ‘lavdërime përshkruese’. Mundohuni të thoni 6 komente pozitive (lavdërimi dhe nxitëse) për çdo koment negativ (kritikë dhe qortim). Raporti 6-1 mban gjërat në ekuilibër. Mos harroni se në qoftë se fëmijët duhet të zgjedhin midis aspak vëmendje apo vëmendjes negative, ata do të zgjedhin përherë vëmendjen negative.
  1. Vendosuni në nivelin e fëmijës suaj. Gjunjëzimi ose ulja poshtë në nivel me trupin e fëmijëve është një mjet shumë i fuqishëm për të komunikuar pozitivisht me ta. Qëndrimi afër ju lejon të akordoni në atë që mund të jetë duke ndjerë apo menduar fëmija juaj. Gjithashtu kjo teknikë i ndihmon ata të përqëndrohen në atë që ju jeni duke thënë ose duke i kërkuar të bëjë. Nëse ju jeni afër fëmijës tuaj dhe keni vëmendjen e tij, nuk ka nevojë që ta bëni atë t’iu shikojë në sy.
  1. “Unë të dëgjoj.” Të dëgjuarit aktiv është një tjetër mjet për të ndihmuar fëmijët të përballen me emocionet e tyre. Fëmijët kanë tendencë për t’u frustruar shumë, veçanërisht në qoftë se ata nuk mund të shprehin veten mjaft mirë me fjalë. Kur ju i përsërisni atyre se çfarë mendoni ju se ata ndiejnë, kjo i ndihmon të lehtësojnë tensionin e tyre. Ajo gjithashtu i bën ata të ndjehen të respektuar dhe të ngushëllohen. Me këtë mënyrë veprimi ju mund të anashkaloni shumë tantrume të mundshme.
  1. Mbajini premtimet. Zbatojini marrëveshjet. Kur ju veproni përmes premtimeve, të mira apo të këqija, fëmija juaj mëson të besojë dhe të respektojë. Pra, kur ju premtoni të shkoni për një shëtitje, pasi fëmija ka mbledhur lodrat e saj, sigurohuni që t’i keni këpucët në këmbë për të dalë. Kur ju thoni se do të largoheni nga dyqani, nëse ajo nuk ndalon së vrapuari përgatituni për t’u larguar menjëherë. Nuk ka nevojë që të bëni një bujë në lidhje me këtë çështje. Sa më shpejt të veproni, aq më mirë. Kjo e ndihmon fëmijën tuaj të ndjehet më i sigurt, sepse krijon një mjedis të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm.

ticiana-kushi-cbe