Si të veproni kur fëmija juaj bie nga një distancë.

14307

Si të veproni kur fëmija juaj bie nga një distancë.

toddler-falling-ground

Foshnjat dhe fëmijët e vegjël janë të prirur të rrotullohen nga krevatët, divanët, të bien nga karrige të larta, karrocat, sedilja e tyre e makinës apo nga vende të tjera e për rrjedhojë të krijojnë gunga, enjtje/nxirje nga të gjitha llojet e gjërave. Gjëja e parë që ju duhet të bëni kur fëmija juaj bie është të QETËSOHENI. Shumica e rënieve nuk janë serioze. Fëmijët janë shumë elastikë. Shumica e rënieve duken më keq nga ç’janë në të vërtetë, dhe zakonisht nuk kërkojnë vizitën e mjekut apo dërgimin e fëmijës në urgjencë.

 

  • Për cilat rënie të fëmijës duhet të shqetësoheni?

Rëniet më të zakonshme janë ato kur foshnjat bien nga shtrati apo divani, apo bien nga një vend si; karroca apo car seat-i. Këto rënie janë zakonisht vetëm 0,5 metra të larta, dhe pothuajse asnjëherë nuk rezultojnë në ndonjë lëndim të rëndësishëm, edhe në qoftë se bien në një dysheme të fortë.

Ndonjëherë një objekt do të bjerë nga një tavolinë ose mobilje mbi fëmijën. Kjo rrallë rezulton në ndonjë lëndim të rëndë.

Shumë bebe lëvizin dhe do të bien ndërsa vrapojnë, duke e goditur kokën e tyre mbi një objekt apo dysheme. Nëse nuk ka një prerje të madhe, e cila ka nevojë për qepje, ju ndoshta nuk keni nevojë për dërgimin e fëmijës në urgjencë apo t’i telefononi mjekut tuaj.

Një tjetër rënie e zakonshme është ajo e cila ndodh kur një i rritur, i cili duke ecur apo duke vrapuar bie mbi një fëmijë. Nëse i rrituri ishte duke vrapuar, kjo mund të rezultojë në lëndime. Nëse i rritur ishte duke ecur, zakonisht fëmija nuk do të pësojë ndonjë lëndim të rëndësishëm.

Fëmija bie nga një lartësi më të madhe se 1 metër, të tilla si; një karrige e lartë, nga tavolinë ku ndërohet pelena e bebit , apo nga një divan i lartë kjo mund të rezultojë në dëmtim, veçanërisht në qoftë se fëmija bie mbi një dysheme të fortë.

 

  • Çfarë të bëni nëse fëmija juaj bie?
  • Ngushëllojeni fëmijën tuaj. Qëndroni të qetë dhe mos u frikësoni. Kjo do ta ndihmojë bebin tuaj të qetësohet dhe në këtë mënyrë ju do të mundeni të vlerësoni më mirë gjendjen e fëmijës suaj.
  • Mos u nxitoni për të kontaktuar doktorin tuaj apo të telefononi ambulancën.
  • Kontrolloni gjymtyrët, kokën e fëmijës suaj dhe trupin për çdo gungë, nxirrje, skuqje, ënjtje ose deformim. Zhvisheni fëmijën tuaj për ta bërë këtë kontroll më të saktë. Nëse ju nuk shikoni ndonjë ënjtje ose gunga të mëdha në kokë apo trup, ndoshta nuk ka asnjë dëmtim të rëndësishëm.
  • Nëse ju shihni ndonjë ënjtje të dukshme apo deformim në gjymtyrë, nëse fëmija çalon për më shumë se disa orë, ju duhet të shkoni në urgjencë apo të takoni mjekun tuaj sa më parë.
  • Kontrolloni fëmijën tuaj për një lëndim në kokë.

 

  • Kontaktoni doktorin e fëmijës tuaj.

Nëse fëmija juaj bie por nuk tregon shenja të lëndimit të rëndë të kokës dhe nuk ka asnjë shenjë për kocka të thyera, atëherë ju ndoshta nuk keni nevojë të kontaktoni mjekun tuaj. Vëzhgojeni fëmijën tuaj për shenja të tjera ose për ndonjë përkeqësim me kalimin e orëve.

Edhe nëse fëmija juaj ka një xhungë në kokë, ju zakonisht nuk keni nevojë të kontaktoni mjekun. Vetëm trajtojeni fëmijën tuaj sipas udhëzimeve për lëndimet në kokë. Nëse ju jeni të shqetësuar dhe asgjë nuk duket t’iu qetësojë atëherë mund t’i bëni një telefonatë doktorit tuaj.

Megjithatë, në qoftë se fëmija juaj bie nga një vend i lartë i tillë si; një karige e lartë bebash, banak, apo nga një tavolinë ku ndërroni pelenat e bebit mbi një dysheme të fortë, dhe ju e dini që fëmija goditi kokën së pari, atëherë ju duhet të shkoni direkt në urgjencë madje pa pritur për të kontaktuar mjekun tuaj.

Instagram1

 

  • A duhet të le fëmijën tim të bjerë në gjumë, pasi ai ka pësuar një rënie serioze?

 

Nëse fëmija juaj godet kokën e tij si pasojë e një përplasje të madhe ose nga një rënie nga një distancë serioze, është më mirë që të gaboni në anën e kujdesit dhe për të kërkoni ndihmë sesa ta lini pas dore dhe të pendoheni më pas. Telefonojini mjekut, veçanërisht në qoftë se fëmija juaj është më i vogël se 1 vjeç. Një mjek do t’ju këshillojë në lidhje me atë çfarë ju duhet të bëni në këtë rast.

Mjeku do të dojë të dijë detajet e aksidentit dhe nëse fëmija juaj ka humbur vetëdijen, është tepër nervoz apo qan, ka të vjella apo është më i përgjumur se zakonisht. Ai do t’iu thojë nëse do të keni nevojë të shkoni në urgjencë apo thjesht të mjaftoheni me telefonatën e tij.

 

  • Telefonojini urgjencës ose dërgojeni fëmijën tuaj në spital, nëse ju shihni ndonjë nga këto simptoma:

 

  • Ndryshim në ngjyrën e lëkurës.
  • Vështirësi në frymëmarrje.
  • Të qenët i përgjumur në mënyrë të pazakontë.
  • Të vjella.
  • Bebet e syrit në madhësi së pabarabarta.
  • Vështirësi në koordinim.

Edhe nëse fëmija juaj ka pasur një xhungë të vogël dhe nuk ka nevojë për t’u parë nga një mjek menjëherë, mbajeni nën kontroll bebin për disa ditë. Nuk ka nevojë ta ndaloni atë nga gjumi, sepse një sy gjumë pas një traume emocionale si një rënie e frikshme mund të jetë inkurajuese dhe qeyësuese për fëmijën. Mjeku i tij mund t’iu rekomandojë ta zgjoni fëmijën çdo dy deri në tre orë për t’u siguruar që ai i përgjigjet normalisht komunikimit nga ju.

Nëse ai është vigjilent kur ju ta zgjoni atë (vigjilent ashtu siç do të zgjohej një fëmijë i cili nuk ka pësuar një rënie), atëherë është e pamundur që rënia të ketë shkaktuar ndonjë problem të mëtejshëm, si psh; një gjakderdhje në tru. Nëse ai duket tepër i dehur apo i fjetur, ose në qoftë se ju jeni të shqetësuar për ndonjë arsye, besojini instinktit tuaj dhe telefononi mjekun për disa këshilla. Ai mund edhe të dëshirojë t’i bëjë bebit një kontroll të shpejtë.

Nëse në çdo moment ju NUK jeni në gjendje ta zgjoni dot fëmijën tuaj, telefononi ambulancës ose nisuni drejt e në spital për të marrë ndihmën e parë për fëmijën tuaj.