Si të poziciononi fëmijën në gji, një guidë hap pas hapi.

4000

Një nënë që ushqen fëmijën e saj, është një nga gjërat më të bukura që ka krijuar natyra, dhe është shumë e thjeshtë. Ushqyerja me gji është shumë natyrale, në fakt njerëzit e kanë bërë këtë për miliona vjet. Pa gjidhënien raca njerëzore nuk do të kishte mbijetuar.

Për disa nëna ditët dhe javët e para të gjidhënies janë sfidë më vete. Por mësohet duke ndërthurur motivimin, nohuritë dhe praktikën.

Pozicionimi.

Çdo specialist laktacioni do t’ju thoshte: pozicionimi është gjithçka. Ja si të veproni:

  • Vendoseni beben në anë përballë jush. Më pas mbështeteni në një jastëk, nëse është e nevojshme, dhe afrojeni tek gjiri juaj.
  • Vendosni gishtin e madh dhe gishtërinjtë e tjerë rreth aureolës së gjirit tuaj.
  • Anoni kokën e bebes pak prapa, dhe me thithën tuaj prekni buzën e bebes deri sa ai/ajo të hapë gojën.
  • Ndihmojeni të marrë gjirin, duke pozicionuar mirë nofullën e poshtme të bebes nën thithën tuaj.
  • Afrojani kokën duke vendosur nofullën e sipërme mbi gjirin tuaj. Sigurohuni që bebi e ka marrë të gjithë thithën.

Mbajtja.

1.Përkundja.

Vendoseni fëmijën në parakrahun tuaj, duke i vendosur kokën në pjesën e thyerjes së krahut. Mbajeni poshtë me dorë tjetër. Afrojeni pas vetes, duke mbajur në vijë të drejt veshin, shpatullën dhe ijet.

 

  1.  Futbolli.

Ky është një pozicion shumë i rehatshëm për të gjitha mamatë, veçanërisht për ato që kanë patur një prerje çezariane. Vendoseni beben në një jastëk dhe afrojeni pranë vetes tuaj.

 

3.Shtrirja anësore.

Ky është një pozicion i rehatshëm nëse keni një prerje çezaiane apo kur doni të pushoni ndërkohë që ushqeni beben me gji. Shtrihuni në anën që do të ushqeni fëmijën me gji. Vendoseni kokën tuaj në jastëk dhe afrojeni beben pranë vetes, duke e mbajtur në krah. Me dorën tjetër afroni gjirin tek bebeja juaj.