Si të kuptoni nëse jeni një nënë e mirë?

7810
Si të kuptoni nëse jeni një nënë e mirë
picture of happy mother with baby over white

Si të kuptoni nëse jeni një nënë e mirë?

IMG_5027

 

Të jesh nënë është e vështirë dhe shpesh mund të ndjeheni sikur të qenit një nënë e mirë është e pamundur. Gjithkush duke përfshirë edhe nënat tuaja, motrat apo miqtë do t’iu tregojnë se si bëhet kjo apo ajo gjë, dhe shumë prindër filozofë do të përpiqen për t’iu bindur se rruga e tyre është e vetmja rrugë e drejtë. Shtojini kësaj dhe një kulturë që i do t’i ndajë gjërat në një kategori bardhë e zi dhe ju bashkë me shumë nëna të tjera përfundoni me një shqetësim se ju jeni nëna të këqija. Një gabim bëhet më i madh se kaq, kur bëhet një përkufizim për ju si një nënë.

Unë nuk jam këtu për t’iu thënë se nuk ka nëna të këqija, se në qoftë se ju sillni në jetë një fëmijë atëherë keni bërë çdo gjë mirë, sepse kjo thjesht nuk është e vërtetë. Fatkeqësisht , ka me të vërtetë nëna të këqija, por fatmirësisht ato gra janë të pakta dhe larg nesh. Nëse jeni të shqetësuara nëse ju jeni një nënë e mirë apo jo, nëse ju përpiqeni të bëni më të mirën, atëherë ju nuk jeni një nënë e keqe.

Edhe nëse ju ngrini zërin, kaloni shumë kohë në telefon, flini në një krevat me bebin tuaj, e lini atë të qajë apo shkoni në punë, ju jeni ende një nënë mirë. Të qenët një nënë e mirë nuk është të jeni e përsosur, por bëhet fjalë që ju të përkushtoheni dhe të provoni. Nëse ju shkoni për të fjetur me mendjen tek fëmijët tuaj, edhe nëse mendoni për gjëra që ju dëshironi t’i kishit bërë ndryshe, ju jeni akoma një nënë e mirë.

E vërteta është e thjeshtë, nënat e këqija nuk shqetësohen se si janë duke vepruar, nënat me të vërtetë të këqija nuk duan t’ia dine fare.

pic08

Nënat e mira i lexojnë tregime dhe i puthin fëmijët kur ata vriten, i thonë më fal. Nënat e mira mundohen të bëjnë për fëmijët më të mirën e tyre në shumicën e kohës. Nënat e mira bëjnë gabime. Ka zgjedhje të pafundme kur është fjala për mënyrën se si ne duhet të prindërojmë, dhe nga ana tjetër ne përballemi me shumë gjykime, asnjëra prej të cilave nuk është aq e ashpër sa ato që ne i imponojmë vetes. E vërteta është, se nënat e këqija nuk shqetësohen se çfarë janë duke bërë, dhe nënat akoma më të këqija nuk kujdesen fare.

Për më tepër, unë mendoj se nuk ka asgjë të tillë si; të kujdeseni shumë, por  në të njëjtën kohë ju e meritoni të keni pak kohë për veten. Edhe nënat e mira kanë fëmijë të pakënaqur. Ju lutem, mos e përdorni lumturinë e fëmijës suaj, si një masë e vlerës tuaj si një nënë. Fëmijët janë njerëz ashtu si ne, ata kanë ditë të vështira dhe personalitete të ndryshme. Disa janë të butë dhe të këndshëm nga natyra dhe të tjerët janë mjaft të trishtuar e të paqëndrueshëm. Ju nuk e zgjedhni dot temperamentin e fëmijës suaj.

Në qoftë se të paturit të një fëmije të lumtur do të ishte një tregues i qartë i prindërimit të mirë, të gjitha ne do t’i vendosnim bebat tanë para një ekrani të madh me filmat e preferuar të tyre dhe me një tufë gjërash të mira përpara që ata i kanë shumë qejf. Nënat e mira ndonjëherë i mërzisin fëmijët e tyre. Nënat e mira kanë fëmijë që shpërthejnë një zemërim dhe ulërasin apo sillen keq. Mëmësia është e mbushur me sfida, dhe nuk është mungesa e sfidës ajo që e bën një nënë të mirë, por është ajo se si nëna i plotëson këto sfida. A e doni ju fëmijën tuaj të frustruar po aq sa kur ai është i qeshur?

Nuk ka një mënyrë të përsosur për të prindëruar, por ka shumë mënyra të drejta për ta bërë këtë. Në qoftë se jeni duke u përpjekur për të qenë një nënë e mirë, ju tashmë jeni një. Dhe në qoftë se ju i jepni dashuri pa kushte fëmijëve tuaj, ju jeni një njeri i madh.