Më poshtë do t’iu rendis disa nga këshillat e mia se si t’i vendosni në gjumë fëmijët tuaj, duke marrë parasysh sigurinë, rehatinë dhe sigurisht mënyrat të cilat i ndihmojnë ata të flejnë gjatë gjithë natës.

p.1

  1. I mbështjellë.

p.2

Nëse ju keni një bebe të vogël që akoma nuk ka mësuar të kthehet, mbështjellja e ndihmon vërtetë që ai të mbajë nën kontroll refleksin e befasisë. Gjithashtu kjo e ndihmon edhe që të ndihet i ngrohtë dhe rehat, ashtu siç ndihej kur ishte në barkun e nënës. Disa bebe refuzojnë si fillim kur i mbështillni, por mund ta provoni disa herë përpara se të hiqni dorë. Gjithashtu mund të provoni tipe të ndryshme mbi thasët e gjumit. Jo të gjithë janë krijuar njëlloj.

  1. Vendoseni fëmijën në kurriz.

p.3

Edhe kjo është e rëndësishme për bebat që janë akoma të vegjël dhe që nuk kanë mësuar të rrotullohen akoma. Vendosja e bebit në kurriz është e rëndësishme pasi kjo ul rrezikun e prekjes së fëmijës nga sindromi i vdekjes foshnjore (SIDS). Në këtë mënyrë i vogli juaj do të ketë mundësi të marrë frymë lirisht. Kur fëmija juaj të jetë i aftë për t’u kthyer nga njëri krah në tjetrin, ai mund të flejë në çfarëdo pozicioni që e gjen të rehatshëm. Derisa të ndodhë kjo prindërit janë të detyruar ta vendosin fëmijën të flejë në kurriz.

p.4

Kur klientët e mi më pyesin se si duhet ta vendosin në gjumë bebin, zgjuar është përgjigja e parë që më vjen në mend. Një fëmijë që fle gjumë duke pirë gji apo duke u lëkundur, po këtë gjë do të presë edhe natën kur të zgjohet për disa herë. Mënyra e duhur për ta vënë bebin në gjumë është i zgjuar.

  1. Në errësirë.

p.5

Shumë prindër vazhdojnë të përdorin drita në dhomën e fëmijëve të tyre me idenë se kjo do t’i ndihmojë ata të flenë mirë, por nuk është e vërtetë. Nëse dhoma do të jetë e ndriçuar bebi kur të zgjohet do ta ketë të vështirë ta vendosë prapë veten në gjumë pasi mund të ç’orientohet nga objektet qe mund të shohi në dhomë.

  1. Me zhurma.

p.6

Nuk është surprizë që bebat tërhiqen nga zhurmat e çuditshme si ato të fshesës së korrentit, lavatriçes apo dhe tharrëses së flokëve. Këto zhurma imitojnë ato që bebi juaj ka dëgjuar për 9 muaj me rradhë në barkun e nënës ndaj dhe për ta është shumë qetësuese. Nëse nuk keni të tilla makinerish, ju fare mirë mund të shkarkoni një aplikacion në telefonin tuaj që përmban kësi lloj zhurmash të bardha.

  1. Me dashuri.

p.7

Puthjet, përkëdheljet dhe përqafimet janë pjesa më e bukur e rutinës së paragjumit në familjen time. Një fëmijë i cili ka kohë mjaftueshëm për t’u lidhur me nënën dhe babain e tij duke u përkëdhelur e puthur, ndihet më i sigurtë kur fle i pavarur në krevat dhe zakonisht fle më gjatë. Siguria që i jep atij dashuria e prindërve e bën që të flejë më i qetë dhe të bëjë një gjumë më të rëndë. Shumë herë kura për të “mjekuar” ankthin e ndarjes që i prek fëmijët është thjeshtë pak dashuri shtesë.

bb-3Tani që ju dini se si ta vendosni bebin tuaj në gjumë, mund të filloni të flini për më shumë orë dhe të ndjeheni më mirë. Nëse akoma do të keni nevojë për ndihmën time, mos nguroni të më kontaktoni. Bashkë do të gjejmë zgjidhjen e duhur për bebin dhe familjen tuaj.

ticiana-kushi-cbecertifikimet