Si ndikon tek ju dhe fëmija juaj një diete me yndyrë dhe sheqer të lartë.

1752
Signature:5cb843ce88517c37cd2a03f97cfde18c62fe758163a8f6fd83e37fbccc7c8aac

Konsumimi i yndyrës së tepërt dhe sheqerit gjatë shtatzënisë, mund të ketë disa efekte negative për ju dhe fëmijën tuaj. Ja çfarë duhet të dini.

Akullorja mund të ndikojë negativisht në shtatzëninë tuaj në disa mënyra: Një studim i ri tregon se niveli i lartë i yndyrës dhe sheqerit gjatë shtatzënisë mund t’ju vendosi ju dhe fëmijën tuaj në rrezik duke shkaktuar disa komplikacione të rënda.

Studiuesit kanë gjetur këto rezultate në kavjet shtatzëna. Disa i ushqyen me një dietë me yndyrna dhe sheqer të lartë, dhe të tjerët me një dietë më të balancuar. Yndyrnat dhe sheqeri i tepërt mund të çoj në kontrollin e dobët metabolik, rritjen e rrezikut për diabet të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës në periudha të mëvonshme. Ata gjithashtu besojnë se kjo lloj diete mund të ndikojë në funksionin e metabolizmit të fëmijës në periudhat pasardhëse, edhe nëse fëmija ka lindur në një madhësi normale.

Por, ndërsa studiuesit gjetën një përgjigje të drejtpërdrejtë përse dieta e ngarkuar me yndyrë dhe sheqer, ndikon tek nëna në mënyrë serioze, ndikimi tek fëmija ishte i vështirë për t’u kuptuar. Ata shpjegojnë se dieta me këto përbërës të lartë, përzihet në rrjedhën e ushqimeve që kalojnë nga nëna tek fëmija gjatë shtatzanisë.

Ju duhet të mbani ekuilibrin para, gjatë dhe pas shtatzënisë. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të eleminoni totalisht akulloren apo ëmbëlsirat , shtatzënia është mjaft e vështirë, ju mund t’i konsumoni kto ushqime ndonjëherë, por në mënyrë të moderuar. Kjo do t’ju mbajë ju dhe fëmijën tuaj në kushte më të mira shëndetësore.