Si mund ta ndaloj fëmijën tim të mos kafshojë gjirin?

2062

Si mund ta ndaloj fëmijën tim të mos kafshojë gjirin?

shutterstock_131024774_compressed

Ju mund të provoni taktika të ndryshme për të ndaluar kafshimin e fëmijës tuaj. Qasja që ju do të aplikoni do të varet nga mosha e fëmijës suaj dhe se sa ai mund të kuptojë.

Dhëmbët e reja të fëmijës suaj janë të mprehta. Nëse ata kafshojnë gjoksin tuaj, shanset janë që ju do të bërtisni! Reagimi juaj i fortë mund të shokojë fëmijën tuaj aq shumë sa që ai nuk do ta bëjë atë përsëri. Ai madje mund të jetë aq i befasuar sa të refuzojë gjoksin tuaj.

Reagimi më i zakonshëm kundrejt britmës tuaj mund të jetë që fëmija është kurioz dhe e përsërit kafshimin për të parë nëse ai funksionon sërish. Për bebin, kjo është pak si eksperimentim me një lodër.

Nëse kjo ndodh, përpiquni të qëndroni të qetë dhe pa nxjerr zë, por ndaloni ushqyerjen e bebit. Bëni kontaktin me sy dhe thojini “jo” në mënyrë të vendosur. Fëmija juaj ka nevojë që të lidhë kafshimin me humbjen e gjirit tuaj. Shumica e foshnjave nuk do ta pëlqejnë këtë ndarje.

Ju mund të josheni për të larguar fëmijën nga gjiri nëse ai ju kafshon shpesh, por ka shumë gjëra që ju mund të provoni për të ndaluar kafshimet. Më poshtë po ju tregojmë disa këshilla se si të dekurajoni kafshimin:

  • Nëse fëmija juaj vazhdon ju kafshon, vendoseni atë në dysheme për një kohë të shkurtër menjëherë pasi ai kafshon.
  • Për një bebe të madh i cili është një kafshues i rregullt, tregohuni pozitive kur ai nuk kafshon. Jepini atij përqafime, puthje dhe lavdërime.
  • Në qoftë se ju mendoni se fëmija juaj kërkon vëmendje, jepini më shumë kontakt me sy, dhe flitini atij, ndërsa është duke pirë gji.
  • Provoni ta ushqeni fëmijën tuaj në një pozicion të ndryshëm.
  • Mësoni të njihni kohën kur ai ka përfunduar ushqyerjen.
  • Mos e ushqeni bebin nëse ai nuk është me të vërtetë i uritur.
  • Largojeni bebin nga gjiri juaj, nëse ai bie në gjumë.
  • Jepini atij një lodër për dhëmbët para ose pas ushqyerjes me gji.