Carefree sleep little baby with a soft toy on the bed

Vetë – qetësimi.

Imagjinoni ta vendosni fëmijën tuaj për të fjetur kur ajo është akoma zgjuar dhe në disa minuta, atë e zë gjumi e qetë, krejtësisht e vetme e pa ndihmën tuaj. Ju nuk duhet të bëni asgjë. Thjesht ta vendosni në krevat dhe të largoheni nga dhoma ndërkohë që bebi juaj vetë-relaksohet. Ajo nuk qan, nuk grindet, nuk nevrikoset, por, ashtu paqësisht bie në gjumë. Ju me siguri do të mendoni se mua më ka lënë mendja dhe se kjo është e pamundur, kështu?

Nuk ju vë faj. Edhe unë nuk e mendoja se kjo do të ishte e mundur. Në 5 muajt e parë kur djali im lindi, ai ishte mësuar që të flinte vetëm në krahët e mi dhe gjithmonë pasi kishte pirë gji. Mirëpo, unë nuk po mundesha dot më. Ndihesha gjithë kohën shumë e lodhur. Derisa një ditë mësova se duhet t’i jepja mundësinë djalit tim që ai të mësonte të vetë-qetësohej. Tani, i vogli im është mësuar që të flejë nëpërmjet vetë-qetësimit dhe tërësisht i pavarur nga unë. Këtë bën ai çdo natë, nuk qan, nuk nevrikoset dhe nuk proteston.

Pjesa më e rëndësishme e këtij mësimi është se fëmija mund të flejë vetë edhe nëse zgjohet natën nga ndonjë ëndërr e keqe, siklet apo nga një cikël gjumi. Kjo nënkupton, jo më zgjime të panevojshme natën. Të mësoni bebin tuaj që të vetë-qetësohet apo të bjerë vetë në gjumë është një arritje e mrekullueshme, e cila në mos të gjitha, do të zgjidhë shumë nga problemet e gjumit që mund të ketë fëmija juaj. Gjithsesi, kjo do të jetë pjesa më e vështirë e një trajnimi gjumi. Pyetja: “Si ta mësoj bebin tim të vetë-qetësohet?” –  është një nga pyetjet më pikante dhe më sfiduese për t’iu përgjigjur, pasi këtu bëjnë pjesëshumë komponentë që ju të mund ta mësoni bebin tuaj të flejë mirë dhe shëndetshëm.

Disa nga komponentët përfshijnë; oraret e gjumit sipas moshës, të dish si t’u përgjigjesh zgjimeve të natës që bën fëmija, cila nga zgjimet është nga uria dhe cila është për komfort apo përkëdhelje; etj. Juve, gjithashtu, duhet të tregoheni shumë e vendosur, të zgjidhni një nga metodat me të cilën ju ndiheni më komode  dhe të zbatoni një plan hap pas hapi në mënyrë të tillë që edhe bebin tuaj mos ta bëni konfuz.

Për këto arsye, unë kam krijuar disa paketa të disponueshme mbi konsulencat përsa i përket gjumit të fëmijëve. Në këto paketa krijohet një plan i personalizuar mbi gjumin e fëmijës suaj në bazë të situatës individuale të të voglit tuaj dhe mjedisit që e rrethon atë. Unë gjithashtu do të jem këtu për t’iu dhënë mbështetjen time në çdo hap të këtij trajnimi.

pic.6

Të mësosh një fëmijë të flejë vetë është një ndjenjë e papërshkrueshme. Veçanërisht nëse më në fund ju jeni në gjendje ta vendosni bebin tuaj në krevat pa kaluar më parë në “luftë”. Prindërit do të fillojnë të shijojnë një rutinë para gjumit së bashku, duke dhënë shumë puthje, përqafime, përkëdhelje dhe më pas fëmija do të kalojë në gjumë pa bërë asnjë grindje.

Zgjidhni një nga metodat e gjumit dhe qëndrojini koherente asaj. Përherë është një ide e mirë të kesh një plan të detajuar të cilit t’i bazohesh në çdo rast. Në këtë mënyrë nuk do të jeni duke provuar njëherë një metodë dhe një herë një tjetër duke e ç’orientuar fëmijën tuaj vazhdimisht. Lëkundjet dhe lëshimet e ndryshme mund t’iu rezultojnë në disa lotë të fëmijës. Të jeni i vendosur dhe të ndiqni çdo metodë në mënyrë të përpiktë është e vetmja mënyrë që ju të jeni sa më të suksesshëm.

Blini një trajnim gjumi ose një guidë për fëmijën tuaj. Nëse keni provuar metoda të ndryshme, dhe asgjë nuk po funksionon, është një vendim i mirë të merrni një program apo një guidë specifike për t’iu ndihmuar në këtë proces. Disa prindër kanë nevojë për një plan hap pas hapi, dhe këtu ska asgjë të keqe. Të kërkosh ndihmë nga dikush i cili e di mirë se çfarë është duke bërë dhe mund t’iu mbështesë në çdo fazë është zgjedhja më e mirë që ju mund të bëni për të ndihmuar fëmijën tuaj.

Mos harroni, ju nuk do të ndaloni së ushqyeri fëmijën tuaj, së përkëdheluri apo lëkunduri më atë kur t’i mësoni të flejë krejtësisht vetëm. Në fakt ju këshilloj krejt të kundërtën. Thjesht, mos lejoni që këto veprime të bëhen arsyeja për ta zënë gjumi fëmijën tuaj.

Nëse keni nevojë për më shumë këshilla, apo për një plan më të detajuar hap pas hapi, ju lutem shikoni sektorin “Konsulenca  Gjumi”.

ticiana-kushi-cbecertifikimet