Ushqyerja me gji – aq sa natyrale, aq dhe e mësuar.

Gjidhënia, edhe pse natyrore, është gjithashtu një aftësi e mësuar. Kjo është veçanërisht e vërtetë në kulturën moderne perëndimore.

Të gjithë fëmijët e gjitarëve kanë instinkte natyrore të cilat mundësojnë që ata të gjejnë gjoksin e nënës së tyre që nga lindja me pak ose aspak ndihmë nga dikush tjetër. Këto sjellje instiktive përfshijnë veprimet si në vijim:

  • Nxjerrja e gjuhës jashtë
  • Kthimi i kokës nga njëra anë në tjetrën
  • Përdredhjet
  • Gjetja dhe kapja e thithës së gjirit
  • Thithja, ushqyerja me shul të thellë në gji
  • Pirja e gjirit.

Këto sjellje instiktive shihen që në 1-2 orët e para pas lindjes dhe vazhdojnë për të paktën 3 muaj pas lindjes. Pra, edhe në qoftë se instinktet e nënës (dhe foshnjës së saj) preken nga ilaçet që përdoren gjatë proçesit të lindjes ose nga politikat apo proçedurat spitalore, këto instikte do të jenë aty kur nëna dhe foshnja të jenë së bashku. Një nënë mund të sigurohet se ajo nuk duhet t’i dijë të gjitha dhe se foshnja e saj ka lindur i programuar për t’u vendosur në gji.

Mënyra se si fëmija juaj është i pozicionuar dhe i bashkangjitur në gjoksin tuaj mund të bëjë dallimin mes një ushqyerjeje të lumtur, të rehatshme dhe të suksesshme dhe një që është e dhimbshme për të dhe frustruese për fëmijën e saj. Është e rëndësishme që të mbani mend disa teknika të cilat do t’iu ndihmojnë të keni një shul të thellë në gji me fëmijën tuaj dhe të siguroheni se ai po transferon qumësht.

Shkaqet e një thithje/shuli të cekët të bebes në gji.

Untitled

 

 

Pasojat e një thithje/shuli të cekët të bebes në gji.

 

2