Prezantojini gradualisht ushqimet e ngurta në dietën e fëmijës tuaj. Pasi bebi t’i pranojë ato (mund të duhet disa kohë), vazhdoni me ushqyerjen me gji aq shpesh si më parë dhe shtoni nga pak ushqimet në bazë të oreksit të fëmijës suaj. Disa kafshata/lugë një herë në ditë është mjaftueshëm si fillim, por gradualisht rriteni dozën.

Në vijim keni disa udhëzime të përgjithshme – nëse fëmija juaj fillon ushqimet më vonë se gjashtë muajsh, atëherë vazhdoni në mënyrë të ngjashme, në ritmin e fëmijës.

 

MOSHA

 

USHQIMET TË NGURTA

 

LËNGJE

 

0-4 MUAJSH

 

 

Vetëm Qumësht Gjiri

 

Vetëm Qumësht Gjiri

 

 

4-6 MUAJSH

 

 

Vetëm Qumësht Gjiri + ( Lexo: Po nëse bebi im është i zhvilluar mjaftueshëm për ushqim?)

Vazhdoni t’i jepni bebes gji sa herë ai ta kërkojë atë. Kur bebi juaj 4-6 muajsh fillon të mësojë të përdori gotën jepni atij disa gllënka qumësht gjiri të shtrydhur ose ujë (jo më shumë se 60 ml në 24 orë) disa herë në ditë.
 

 

6-7 MUAJSH

 

 

Ofrojini bebes ushqime të ngurta për jo më shumë se 1 herë në ditë. Disa i ofrojnë ato çdo disa ditë ose më rrallë.

Vazhdoni t’i jepni bebes gji sa herë ai ta kërkojë atë. Ushqimet e ngurta nuk duhet të zëvendësojnë asnjë seancë gjidhënieje nëse ju nuk jeni duke i hequr gjirin bebes. Kufizoni dhënien e ujit apo lëngjeve me gotë gjatë ushqyerjes.
 

7-9 MUAJSH

 

Shikoni sinjalet e fëmijës – kjo është veçanërisht e lehtë nëse ju i jepni gjirin në fillim fëmijës dhe ushqimet e ngurta i ofroni për beben në mënyrë që ai të vetë-ushqehet me to. Rriteni sasinë e ushqimit ngadalë nëse shikoni se bebi është i interesuar për të, me një maksimum prej 2 vaktesh në ditë.  

Lëngjet nuk janë të nevojshme për të ushqyerit e foshnjës. Nëse ju u ofroni lëngje bebes, kufizojini ato në gllënka nga një filxhan me ushqimin dhe prezantojini ato gradualisht ashtu si çdo ushqim tjetër të ri. Është më mirë t’i holloni lëngjet me ujë dhe të mos i jepni bebes më shumë se 90-120 ml në ditë.

 

9-12 MUAJSH

 

 

Shikoni sinjalet e fëmijës. Rriteni sasinë e ushqimit ngadalë nëse shikoni se bebi është i interesuar për të. Synoni që bebi të mos marrë nga ushqimi më shumë se 25 % të gjithë kalorive totale deri në moshën 12 muajsh. (disa beba hanë më pak se kjo vlerë dhe kjo konsiderohet normale gjithashtu.)

E njëjtë si muajt 6-9.

 

Lexo: Kur është koha e duhur për t’i filluar bebit ushqimet e ngurta?

Nëse fëmija juaj është më i vogël se një vit (dhe ju nuk do t’i hiqni gjirin), sigurohuni që ju gjithmonë t’i ofroni gjirin bebes përpara se të ofroni ushqimin. Foshnjat që fillojnë ushqimet herët, dhe bebet që hanë shumë ushqime kanë tendencë të largohen më parë nga gjiri.

Zakonisht është mirë që ju t’u ofroni fëmijëve ushqimin rreth një orë pasi bebi ka pirë gji. Nëse ju i keni dhënë gji fillimisht fëmijës dhe pastaj i jepni ushqim vazhdoni duke i dhënë ushqim derisa bebi të tregoj shenja të ngopjes: dmth të kthejë kokën duke refuzuar ushqimin, të mbylli gojën, largimi i lugës, apo nxjerrja e ushqimit nga goja, etj (nëse ju përpiqeni ta ushqeni beben pas kësaj pike atëherë ju jeni duke e mbingopur atë ). Shumica e foshnjave do të balancojnë marrjen e qumështit me futjen e ushqimit në dietë edhe në qoftë se ju i ushqeni ata në këtë mënyrë.

Nuk ka shkencë e saktë për prezantimin e ushqimeve të ngurta tek një bebe. Thjesht ndiqni sinjalet e fëmijës suaj se kur ai ka nevojë për të rritur sasinë e ushqimeve, por kujdesuni që QUMËSHTI I GJIRIT të mbetet burimi kryesor i ushimit të foshnjës për vitin e parë të jetës.