Sa kohë duhet që fëmija të mësojë të shkojë në tualet?

6437

Sa kohë duhet që fëmija të mësojë të shkojë në tualet?

toilet-training-children-the-grandmothersjpg-b2b557795e60175b

Një fëmijë konsiderohet se ka hequr pelenat, kur ai e di se është koha për të shkuar në banjo dhe është në gjendje të qëndrojë mbi WC dhe të përdorë tualetin me pak ndihmë. Koha mesatare që duhet për ta trajnuar bebin është 3 muaj. Vajzat zakonisht trajnohen për WC pak më herët se djemtë.

Fëmija juaj ka të ngjarë të ketë nevojë për ndihmë me fshirjen pas të dalës jashtë deri në moshën 4 ose 5 vjeç. Ai ose ajo gjithashtu mund të ketë nevojë për ndihmë shtesë në banjot e vendeve publike, të tilla si WC-ja publike, deri rreth moshës 5 ose 6 vjeç.

 

Çfarë ndodh nëse fëmija im i reziston trajnimit?

potty-training

Nëse fëmija juaj i reziston përdorimit të tualetit, ai apo ajo ndoshta nuk është gati. Ndonjëherë mosfunksionimi i trajnimit në tualet ose vonesa në trajnim shkaktohen nga stresi apo ndryshimet e mëdha në rutinë. Gjithashtu, një fëmijë i cili është duke ia dalë mirë me trajnimin e tualetit mundet që papritur të ketë vështirësi për asnjë arsye të dukshme. Kjo është një pjesë normale e trajnimit të heqjes së pelenës. Më e mira për të filluar ose rifilluar trajnimin e tualetit do të jetë kur fëmija juaj të jetë i gatshëm për të dhe në një mjedis të qëndrueshëm.

Përvoja e trajnimit për heqjen e pelenës së fëmijës suaj duhet të jetë diçka pozitive. Nëse kjo kthehet në një luftë apo në një betejë dhe fëmija nuk dëshiron të trajnohet, më e mira është të ndaloni për një periudhë kohë. Edhe pse juve mund të jeni gati për heqjen e pelenës, fëmija juaj mund të mos jetë ende gati.