Rutina-menuja ditore e një bebeje 8-9 muajsh që ushqehet me qumësht gjiri.

4698

Rutina-menuja ditore e një bebeje 8-9 muajsh që ushqehet me qumësht gjiri.

benefit-breastfeeding
Rreth 6:00 ose 7:00 a.m.: Bebi zgjohet dhe luan me mamin e babin në krevat. Nëna i jep gji dhe më pas i ndërron pelenat . Koha e lojës.
Rreth orës 8:00 am: Mëngjesi — faza 2 frutat (bebi nuk e përfundon një kavanoz me fruta pasi pëlqen të vetë-ushqehet dhe pak ushqim e derdh), kos me copa frutash dhe pastaj prapë koha e lojës.

Rreth orës 9:30 ose 10:00 a.m.: Nëna i jep gji dhe më pas dremitja e parë e ditës. Zakonisht bebi fle nga 45 min deri në 2 orë gjumë.
Rreth mesditës: Dreka — supë me perime dhe më pas disa copa frutash që bebi të ushqejë veten ose disa copa perimesh të ziera.
Rreth orës 1:30 p.m.: Nëna i jep gji dhe përsëri në gjumë për dremitjen e dytë. Kjo dremitje zakonisht zgjat më shumë dhe bebi mund të flejë nga 1-2 orë. Nëse nëna është e lodhur fle me të, nëse ai zgjohet më herët ajo i jep gji që t’i kthejë gjumin përsëri.
Rreth orës 3:00 p.m.: Koha e lojës ose një shëtitje me karrocë në park.
Rreth orës 3:30 ose 4:00 p.m.: Bebi pi gji përsëri.

 

Rreth orës 6:00 p.m.: Darka — Supë me perime e mish të kuq ose mish pule, cop a tw vogla frutash për t’u vetë-ushqyer. Ose ndonjëherë biskota me formulë dhe me fruta në të.

Katër herë në javë, zakonisht të hënave, mërkurave, të premte dhe të dielë bebi bën dush. Babi është pjesë e rutinës së darkës në çdo çast.

8:00 to 9:00 p.m.: Koha për gjumë.. Krevati i bebit është ngjitur me të prindërve dhe nëna e ushqen derisa bebi të flejë duke i kënduar një ninullë.
Bebi akoma zgjohet 3-5 herë natën për të pirë gji.