Regresionet e gjumit.

4731

Regresionet e gjumit.

maxresdefault

Me çfarë ngjan në të vërtetë një regresion gjumi tek bebat?

Fëmija juaj shkon papritur nga të fjeturit gjatë gjithë natës, në të zgjuarit për disa herë. Ai ka problem ta zërë gjumi dhe të qëndrojë në gjumë. Reziston dhe grindet gjatë kohës së dremitjeve të ditës, rutinës së darkës dhe zgjohet shpesh herë natën duke qarë. Bebi fillon të bëhet i grindur, tekanjoz dhe ka nevojë për shumë vëmendje gjatë gjithë kohës. Ju keni përjashtuar sëmundjet e mundshme, daljen e dhëmbëve dhe kjo situatë po zgjat më shumë se një “rrymë rritjeje”.

Regresioni i muajit të 4 të lindjes është më i përhapuri, por fatkeqësisht ka edhe të tjerë. Një regresion gjumi kryesisht e shfaq veten për herë të parë aty rreth moshës 4muajsh, 9 muajsh dhe 12 muajsh. Kjo është afërsisht dhe koha kur fëmijët kalojnë disa etapa historike në zhvillimin e tyre siç janë; rrotullimi, të ulurit, qëndrimi në këmbë, ecja këmba dorazi, apo të fillojë të ecë.

Infant-Sleep-Regressions

Ajo që është duke ndodhur me fëmijën tuaj është shumë interesante. Bebi po kalon një zhvillim njohjeve jashtëzakonisht të madh. Ai është duke mësuar aftësi të reja dhe po i praktikon ato në kokën e tij gjatë gjithë kohës, derisa të mjeshtërohet në bërjen e tyre dhe kjo shënon dhe fundin e një regresi gjumi. Truri i tij është aq i mbingarkuar saç mund të jeni ju një ditë përpara se të keni një event të madh të jetës suaj, siç është dasma përshembull.

Ju qëndroni zgjuar gjithë natën duke menduar për gjithçka, dhe për t’u sigururar se nuk do të harroni gjë. Shikoni gjatë gjithë kohës orën dhe vërtiteni sa andej-këtej në krevat.  Pastaj ju filloni të nervozoheni se nuk po ju zë gjumi e në këtë pikë gjumi ju del totalisht. Ditën tjetër ju do të ndjeheni shumë të lodhur, nervoz, tekanjoze dhe ajo që do të doni do jetë thjesht të shkoni në krevatin tuaj.

Kjo është ekzaktësisht ajo që ndodh edhe me fëmijën tuaj. Bebi mundohet të qetësojë veten, por kjo nuk po i funksionon. Zakonisht zgjohet duke qarë dhe duke bërtitur për ndihmën tuaj, sepse ndjehet e pafuqishme për ta bërë vetë këtë gjë. Nga gjithë pagjumësia e natës fëmija ndjehet i lodhur ditën tjetër dhe fillon të grindet shumë.

Çfarë duhet të bëni në këtë rast?

IMG_1864

  • Bëni më të mirën tuaj për t’i qëndruar strikt dhe ta ndiqni si përherë rutinën e paradarkës apo paragjumit. Mund të bëni disa ndryshime të vogla gjatë periudhës së një regresioni gjumi, por nuk duhet të ndryshoni tërësisht këtë rutinë, pasi mund ta nervozoni akoma edhe më tepër fëmijën tuaj nga një veprim i tillë.
  • Ofroni shumë mbështetje shtesë, shumë puthje dhe shumë përqafime gjatë kësaj kohe. Bëni më të mirën tuaj për t’a qetësuar bebin.
  • Mos e lejoni të qajë. Pergjigjuni nevojave të tij. Bebi është duke ju thënë se ndihet konfuz, i lodhur dhe se nuk di se si t’i përballojë idetë e reja në kokën e tij. Përgjigjuni ndaj tij, hiqjani vëmendjen, bëjini të ditur që gjithçka është OK dhe se ju jeni pranë tij për ta ndihmuar që ta kalojë këtë.
  • Nxirni çantën e hileve të vogla që bënit kur ai ishte i vogël. Zhurmat e bardha, një lëkundëse, një arush, një beberon gënjeshtër apo diçka tjetër të preferuar që mund ta ndihmojë për të fjetur gjumë. Të dy ju keni nevojë për gjumë, përndryshe do të shihni se do ta keni shumë të vështirë për t’ia dalë mbanë këtyre javëve të regresionit.
  • Ninullat funksionojnë shkëlqyeshëm për të qetësuar bebin përpara se ai të shkojë në krevat, duke qetësuar gjithë aktivitetin e lartë në trurin e tij. Baby Einstein Lullabies është një nga ninullat më relaksuese për bebat.
  • Jepini kohë fëmijës të praktikojë aftësitë e reja që po mëson gjatë ditës. Lejojeni të rrotullohet në një tapet i lirshëm. Inkurajoni të qëndruarit shtrirë në bark në mënyrë që ta ketë më të lehtë për t’u rrokullisur. Ndihmojeni të ecë apo të zvarritet këmba dorazi duke i vendosur në një distancë lodra të ndryshme.
  • Mbani mend se një regression gjumi nuk zgjat përgjithmonë, por diku rreth 2-6 javë. Regresi i muajit të 8-të përgjithësisht është ai që zgjat më gjatë, pasi në këtë fazë fëmija ka dhe zhvillimet e tij më të mëdha fizike. Kujtojini vetes se kjo do të jetë kalimtare dhe se jeta juaj do t’i kthehet shumë shpejt normalitetit.
  • Ndonjëherë nuk ka shumë për t’u bërë nga ju, thjesht përballojeni me kurajo. Qëndroni të fortë, mos u nervozoni dhe mundohuni të flini e të qetësoheni sa të mundni ditën, për të pasur kështu mundësi të përballoni me sukses natën. Edhe unë i kam kaluar këto periudha më djalin tim dhe më besoni ju kuptoj shumë mirë se çfarë po kaloni.

nap-crying

Nëse një fëmijë ka qenë përherë problematik me gjumin dhe kryesisht ka fjetur pak, apo ka patur nevojë të tundet apo të pijë gji pa të flejë, gjatë regresioneve të gjumit, situata tek këta fëmijë fillon të përkeqësohet më tepër se tek fëmijët të cilët tashmë kanë mësuar se si të vetë-qetësohen apo se si të flejnë gjatë gjithë natës.

ticiana-kushi-cbecertifikimet