Qumështi i gjirit të njeriut i parë nga një perspektivë zoologjike.

4039

Qumështi i gjirit të njeriut i parë nga një perspektivë zoologjike.

baby1-ngsversion-1440786928635Çfarë do të thotë ky informacion mbi vlerat ushqyese të qumështin të gjirit? Pjesërisht, kjo reflekton statusin tonë si një specie me rritje të ngadaltë ku foshnjat janë të varura nga ushqyerja e shpeshtë. Për të kuptuar pse, ju duhet të krahasoni qumështin e njeriut me qumështin e gjitarëve të tjerë. Po të flasim nga ana zoologjike, nuk ka shumë kalori në qumështin e nënës. Kjo është për shkak se qumështi i njeriut është relativisht i ulët në yndyrë. Është gjithashtu i ulët edhe në proteina. Mendoni se si njerëzit qëndrojnë përballë këtyre kafshëve (vlerat janë dhënë në përqindje peshe – të gjitha të dhënat nga Jenness 1974). NJERIU: – 3.8% yndyrë; 1% proteinë; 7% laktozë LOPA: – 3.7% yndyrë; 3.4% proteina; 4.8% laktozë MIU: – 10.3% yndyrë; 8.4% proteina; 2.6% laktozë QENI: – 12.9% yndyrë; 7.9% proteina; 3.1% laktozë LEPURI: – 18.3% yndyrë; 13.9% proteina; 2.6% laktozë Proteina është një përcaktues i ritmeve të rritjes, kështu që përmbajtja e ulët e proteinave të qumështit të njeriut është një arsye pse foshnjat e njeriut nuk rriten aq shpejt sa foshnjat e lepujve ose këlyshët (Bernhart 1961). Përmbajtja e ulët e yndyrës së qumështit të gjirit pasqyron, pjesërisht, trashëgiminë tonë si gjitarë që e mbajnë foshnjen e tyre rreth vetes, në vend që t’i vendosin ato në fole (Ben Shaul 1962). Gjitarët që fshehin foshnjat e tyre në fole i lënë ato për periudha të gjata vetëm gjatë ditës. Si rezultat i kësaj, foshnjat kalojnë një kohë të gjatë pa u ushqyer. Ata kanë nevojë për kalori të larta, qumësht me yndyrë të lartë që t’i mbajë të ngopur. Kur foshnjat rrinë afër nënës gjithë ditën – siç ishte rasti për paraardhësit tanë – foshnjat ushqehen shpesh. Në këtë lloj të tillë të ushqyerit të shpeshtë, foshnjat nuk kanë nevojë për qumësht me yndyra të larta. Pra, në krahasim me qumështin e gjitarëve të tjerë, qumështi i njeriut ka sasi mjaft të vogël të proteinave dhe yndyrave. Megjithatë, kjo yndyrë dhe proteinë është shumë e rëndësishme. ticiana-kushi-cbecertifikimet

References:
Nutrients and calories in breast milk
Auestad et al. 2001. Growth and Development in Term Infants Fed Long-Chain Polyunsaturated Fatty Acids: A Double-Masked, Randomized, Parallel, Prospective, Multivariate Study. Pediatrics 108 (2): 372-381
Auestad et al 2003. Visual, Cognitive, and Language Assessments at 39 Months: A Follow-up Study of Children Fed Formulas Containing Long-Chain Polyunsaturated Fatty Acids to 1 Year of Age. Pediatrics 112 (3): e177-e183
Ben Shaul DM. 1962. The composition of the milk of wild animals. International Zoo Yearbook 4: 333-342.
Bernhart FW. 1961. Correlations between growth-rate of the suckling of various species and the percentage of total calories from protein in the milk. Nature 191: 358-360.
Brenna TJ et al. 2007. Docosahexaenoic and arachidonic acid concentrations in human breast milk worldwide. Am J Clinical Nutrition 85: 1457-1464.
Department of Health and Social Security. 1988. Present day practice in infant feeding: third report: report of a Working Party of the Panel on Child Nutrition, Committee on Medical Aspects of Food Policy: Report on Health and Social Subjects 32. Her Majesty’s Stationery Office, London.
Gopalan C, Ramasastri BV, and Balasubramanian SC. 2000. Nutritive value of Indian foods. Hyderabad, India: NIN, ICMR.
Guthrie AH. 1989. Introductory Nutrition. St. Louis, MO: Times Mirror/Mosby College Publishing.
Hadders-Algra M. Bouwstra H, van Goor SA, Dijck-Brouwer DA and Muskiet FA. Prenatal and early postnatal fatty acid status and neurodevelopmental outcome. 2007. Journal of Perinatal Medicine 35 Suppl 1: S28-34.
Institute of Medicine, National Academy of Sciences. 1991. Nutrition during lactation. Washington, DC: National Academy Press.
Jenness 1974. Biosynthesis and composition of milk. Journal of investigative dermatology. 63: 109-118.
Leeson CPM, Katterhorn M, Deanfield JE and Lucas A. 2001. Duration of breastfeeding and arterial distensibility in early adult life: population based study. BMJ 322: 643-7.
Makrides et al 1994. Fatty acid composition of brain, retina, and erythrocytes in breast- and formula-fed infants. Am Journal Clinical Nutrition 60: 189-194.
Mandel D, Lubetsky R, Dollberg S, Barak S, Mimouni FB. 2005. Fat and energy contents of expressed human breast milk in prolonged lactation. Pediatrics 116:e432-e435.
Mott GE, Jackson EM, McMahan CA, McGill HZ. 1990. Cholesterol metabolism in adult baboons is influenced by infant diet. J Nutrition. 120:243–251
Pond WG. 2003. Dietary Fatty Acids and Cholesterol in Normal Brain Development. Comments on Theoretical Biology, 8(1): 37-68.
Siimes MA, Vuori E, Kuitunen P. 2008. Breast milk iron–a declining concentration during the course of lactation. Acta Pædiatrica 68(1): 29 – 31.
Wang CD, Chu PS, Mellen BG, and Shenat JP. 1999. Creamotocrit and the nutrient composition of human milk. Journal of Perinatology 19(5): 343-346.
Woolridge MW. 1995. Baby-controlled breastfeeding: Biocultural implications. In: Breastfeeding: Biocultural perspectives. P. Stuart-Macadam and KA Dettwyler (eds). New York: Aldine deGruyter.