Qull orizi (oriz i bardhë apo kafe), Mualebi për bebe.

7937

Qull orizi (oriz i bardhë apo kafe), Mualebi për bebe.

qull_orizi-muhalebiPërbërësit:

• 1 / 4 filxhan të mesëm ose të vogël me kokrra orizi

• 1 filxhan plus 2 lugë të mesme të mbushura me ujë

• Qumësht të gjirit ose formula sipas nevojës

Përgatitja:

1. Bluani orizin nga 30 sekonda gjer në 2 minuta ose derisa ti ngjajë miellit.

2. Hidhni ujë në tigan. Shtojini orizin. Lëreni të vlojë, pastaj uleni temperaturën për t`u zier. Mbulojeni për 10 minuta.

3. Hiqeni orizin e zier nga tigani dhe lëreni të ftohet.

4. Shtoni qumështin e gjirit apo formula (mvarësisht cilin e përdorni për foshnjen tuaj), derisa të fitoni një masë homogjene që ju përshtatet.