Qull me fruta pylli për beba.

2851

Ja një tjetër recetë shumë e shijshme me bollgur për bebat e moshës 10 – 12 muajsh.

Përbërësit:

  • 150ml Qumësht nga ai që i jepni foshnjës
  • 15g tërshërë e imët
  • 50g manaferra ose mjedra ose një përzierje e të dyjave

Pregatitja:

  1. Vendosni qumështin dhe tërshërën në një tigan të vogël dhe çojini në vlim, duke i trazuar herë pas here. Ziejini për 3-4 minuta ose derisa të trashet përbërja. Hiqeni nga të nxehtit dhe lëreni të ftohet pak.
  2. Lehtësisht shtypni frutat dhe përziejini në qull. Mund ta holloni me pak qumësht më shumë në qoftë se bebi e pëlqen të hollë. Shërbejeni të ngrohtë.

Të dhëna mbi recetën.

Berry_porridge_600x440Për beba 10 deri në 12 muajsh.

Vegjetarian.

Pa përbërës të shtuar të vezës.

Shërbehet për mëngjes.

Përmban Fruta.