Proteinat dhe roli i tyre tek qumështi i gjirit të nënës.

7465
Proteinat

Proteinat dhe roli i tyre tek qumështi i gjirit të nënës.

Ka dy klasa të proteinave në qumështin e gjirit – Kazeina (Casein) dhe Hirra (whey).

Caseina kur kalon në stomak mpikset dhe kthehet si në formë gjize.

Hirra mbetet e lëngshme dhe është më e lehtë për t’u tretur.

Rreth 60% e proteinave në qumështin e nënës janë hirrë (Xhenes 1971). Kjo është shumë në krahasim me gjitarët e tjerë. Tek lopët, për shembull, hirra përfaqëson vetëm 18% të proteinave të qumështit (Xenes 1971). Shumica e formulave të fëmijëve janë të larta në kazeinë. Kjo i bën ato më të vështira për t’u tretur se qumështi i gjirit.

Ne i mendojmë proteinat si blloqe që ndërtojnë muskujt dhe kockat. Por proteinat shërbejnë për një gamë të gjerë funksionesh të tjera, duke përfshirë këtu edhe mbrojtjen kundër patogjeneve.

Për shembull, imunoglobulina A (IgA) është një proteinë që sulmon viruset respiratore, bakteret dhe parazitët e zorrëve. Si faktorë të tjerë antimikrobial në qumështin e gjirit të njeriut, ajo mbron traktet e frymëmarrjes dhe zorrëve të foshnjave, të cilat ushqehen me gji (Institute of Medicine, National Academy of Sciences 199).

Përbërësit e tjerë.

Sipas studimeve të cituara nga Instituti i Mjekësisë së Akademisë Amerikane Kombëtare të Shkencave (1991), çdo litër qumësht gjiri i maturuar përmban edhe:

  • kolesterol në përqendrime që variojnë nga 100 deri në 150 mg / L
  • kalcium në përqendrime që variojnë nga 254 – 306 mg / L
  • sodium në përqendrime që variojnë nga 140 – 220 mg / L
  • fosfor në përqendrime që variojnë nga 188 – 262 mg / L
  • Vitamina C në përqëndrime 50 – 60 mg / L (duke supozuar se nëna konsumon më shumë se 100 mg vitaminë C çdo ditë)
  • magnez në përqëndrime rreth 35 mg / L
  • dhe sasi më të vogla të zinkut, acidit pantothenic, acid nikotinik, jod, vitaminë A dhe bakër.

Qumështi i gjirit përmban sasi gjurmësh edhe të vitaminave të tjera apo mineraleve (duke përfshirë E, K, D, dhe vitamina B) dhe një mori hormonesh, faktorët e rritjes, dhe agjentësh antiinfektiv (Institute of Medicine, National Academy of Sciences 1991).

Po në lidhje me hekurin?

Përqendrimet e hekurit mund të shkojnë nga 0.2 në 0.9 mg / L, dhe fëmijët duket se varen nga statusi i hekurit të nënës dhe gjatësisë së kohës që një grua ushqen me gji. Në një studim të nënave finlandeze, qumështi i shtrydhur në javët e para pas lindjes kishte rreth dy herë më shumë përmbajtje hekuri se qumështi i prodhuar 9 muaj më vonë (Siimes et al 2008).

Për të ditur më shumë rreth përbërësve të qumështit të gjirit klikoni këtu.
ticiana-kushi-cbecertifikimet

References:
Nutrients and calories in breast milk
Auestad et al. 2001. Growth and Development in Term Infants Fed Long-Chain Polyunsaturated Fatty Acids: A Double-Masked, Randomized, Parallel, Prospective, Multivariate Study. Pediatrics 108 (2): 372-381
Auestad et al 2003. Visual, Cognitive, and Language Assessments at 39 Months: A Follow-up Study of Children Fed Formulas Containing Long-Chain Polyunsaturated Fatty Acids to 1 Year of Age. Pediatrics 112 (3): e177-e183
Ben Shaul DM. 1962. The composition of the milk of wild animals. International Zoo Yearbook 4: 333-342.
Bernhart FW. 1961. Correlations between growth-rate of the suckling of various species and the percentage of total calories from protein in the milk. Nature 191: 358-360.
Brenna TJ et al. 2007. Docosahexaenoic and arachidonic acid concentrations in human breast milk worldwide. Am J Clinical Nutrition 85: 1457-1464.
Department of Health and Social Security. 1988. Present day practice in infant feeding: third report: report of a Working Party of the Panel on Child Nutrition, Committee on Medical Aspects of Food Policy: Report on Health and Social Subjects 32. Her Majesty’s Stationery Office, London.
Gopalan C, Ramasastri BV, and Balasubramanian SC. 2000. Nutritive value of Indian foods. Hyderabad, India: NIN, ICMR.
Guthrie AH. 1989. Introductory Nutrition. St. Louis, MO: Times Mirror/Mosby College Publishing.
Hadders-Algra M. Bouwstra H, van Goor SA, Dijck-Brouwer DA and Muskiet FA. Prenatal and early postnatal fatty acid status and neurodevelopmental outcome. 2007. Journal of Perinatal Medicine 35 Suppl 1: S28-34.
Institute of Medicine, National Academy of Sciences. 1991. Nutrition during lactation. Washington, DC: National Academy Press.
Jenness 1974. Biosynthesis and composition of milk. Journal of investigative dermatology. 63: 109-118.
Leeson CPM, Katterhorn M, Deanfield JE and Lucas A. 2001. Duration of breastfeeding and arterial distensibility in early adult life: population based study. BMJ 322: 643-7.
Makrides et al 1994. Fatty acid composition of brain, retina, and erythrocytes in breast- and formula-fed infants. Am Journal Clinical Nutrition 60: 189-194.
Mandel D, Lubetsky R, Dollberg S, Barak S, Mimouni FB. 2005. Fat and energy contents of expressed human breast milk in prolonged lactation. Pediatrics 116:e432-e435.
Mott GE, Jackson EM, McMahan CA, McGill HZ. 1990. Cholesterol metabolism in adult baboons is influenced by infant diet. J Nutrition. 120:243–251
Pond WG. 2003. Dietary Fatty Acids and Cholesterol in Normal Brain Development. Comments on Theoretical Biology, 8(1): 37-68.
Siimes MA, Vuori E, Kuitunen P. 2008. Breast milk iron–a declining concentration during the course of lactation. Acta Pædiatrica 68(1): 29 – 31.
Wang CD, Chu PS, Mellen BG, and Shenat JP. 1999. Creamotocrit and the nutrient composition of human milk. Journal of Perinatology 19(5): 343-346.
Woolridge MW. 1995. Baby-controlled breastfeeding: Biocultural implications. In: Breastfeeding: Biocultural perspectives. P. Stuart-Macadam and KA Dettwyler (eds). New York: Aldine deGruyter.