5 Shenjat që tregojnë se jeni duke përjetuar ankthin e prindërimit.

4003

phu-nu-sau-sinh-bi-rung-toc-co-dung-green-hair-duoc-khong_compressedNëse ju jeni të prirur për të qenë një njeri që merakoset, prindërimi mund të intensifikojë simptomet tuaja në disa mënyra interesante:

  1. Paniku rreth asaj se si do të prindëroni nis që në fillim.

Ankthi që ju mund të keni si njeri intensifikohet që gjatë shtatzënisë suaj. Disa femra shijojnë amësinë e tyre të afërt pa vrarë mendjen, ndërkohë që të tjera lexojnë artikuj pa fund ditë-natë. Disa fillojnë të kursejnë para në një fazë maniake nga frika se nuk do të kenë buxhet të mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e fëmijës.

  1. Ju shqyrtoni çdo situatë dhe imagjinoni absolutisht skenarin më të keq.

Sa herë që ne do të shkonim larg për fundjavë, unë pregatitesha mendërisht sikur nuk do ta shikoja më djalin tim përsëri, dhe imagjinoja sikur lexoja tituj gazetash, “Çifti vdes tragjikisht në rrugë gjatë një fundjave pushimi “. Ju betohem, edhe kur dal një xhiro në park me fëmijën tim unë mendoj më të keqen. Njerëzit vazhdojnë të thonë që të qetësohem dhe se këto janë budalliqe. Por siç e dimë të gjithë, kjo nuk funksionon për ASNJË.

  1. Ju keni memorizuar gjasat statistikore ku ndodhin gjëra të tmerrshme tek ju ose fëmijët tuaj.

Ne rregullisht përdorim të dhënat për të qetësuar veten tonë. Nëse juve ju zë paniku se fëmija juaj do të shkojë të flejë nga shtëpia e një miku/mikeshe sot, menjëherë ju i kujtoni vetes se fëmijët ka më shumë të ngjarë të ngacmohen nga një i afërm se sa nga një i huaj. Pastaj ju i bëni një thirrje mendjes dhe merrni në telefon familjen mikëpritëse për ta pyetur nëse çdo gjë është ok.

Kuptojeni se ju kurrë nuk do të jeni në gjendje që të mbroni fëmijët tuaj nga çdo gjë që është e trishtuar, e frikshme apo e dhimbshme.

  1. Ju lexoni çdo artikull që tregon se si të rrisni fëmijë “të suksesshëm”

Dhe nga ana tjetër ju gjithashtu lexoni çdo artikull të dëshpëruar me fakte se si ngrohja globale do të shkatërrojë njerëzimin në jetëgjatësinë e fëmijës suaj. Ju i bëni një thirrje tjetër trurit dhe i mësoni fëmijës tuaj aftësi mbijetese. Ju gjithashtu filloni shumë prej fjalive tuaja me frazën “kam lexuar një studim që tha ….” Mund t’iu duket për të qeshur por të gjithë prindërit në një çast apo në një tjetër i provojnë këto ankthe.

  1. Ankthi ndikon në vendimet që ju bëni si prindër, sepse keni frikë se fëmija juaj do të jetojë me ankth iracional ashtu siç keni bërë ju kur keni qenë fëmijë.

Unë që në fillim nuk doja të flija në krevat me fëmijën tim, sepse unë vetë kam fjetur me prindërit e mi për shumë vite për shkak të frikës sime intensive ndaj errësirës. Sa më gjatë që ata e vononin detyrimin tim për të fjetur vetëm, aq më shumë intensifikohej frika ime. Unë dëshiroja që fëmija ime të mos e kishte këtë frikë dhe deri më tani ja kam dalë shumë mirë. Djali im tashmë 21 muajsh që prej 5 muajsh fle i vetëm në dhomën e tij, totalisht në errësirë.

Pjesa më e keqe është se ndonjëherë është e vështirë të dini se kur instinktet e një nëne janë thjesht manifestime ankthi. Nga gjithë kjo që thamë, mos u shqetësoni, nuk është gjithçka kaq e tmerrshme sa duket. Ju jeni armiku i vetes tuaj, por ju jeni gjithashtu në kontroll të zgjidhjes së anktheve pa baza. Këshilla më e vlefshme për një prind është:

Shijojeni prindërimin me çdo forcë që keni. Vitet ikin shpejt dhe do të keni situata të vështira përpara, ndaj merrini gjërat me qetësi dhe urtësi. Do të gjendeet patjetër një zgjidhje për gjithçka që ndodh.