Pickimi i insekteve është i bezdisur, por zakonisht nuk është një problem. Ja se çfarë duhet të dini në qoftë se fëmija juaj pickohet nga një insekt.

Cilat janë kafshimet e insekteve tek foshnjat?

Të vegjlit, për fat të keq, nuk janë imunë ndaj kafshimeve të insekteve. Mushkonjat, mizat, milingonat dhe insekte të tjera mund të kafshojnë fëmijën tuaj, ashtu si ata ju kafshojnë dhe juve.

96977928_compressedCilat janë simptomat e pickimit nga insektet?

Shumica e pickimeve janë të kuqe, dhe gunga të ngritura. Ato mund të japin të kruajtura (kafshimi i mushkonjës) ose disi të dhimbshme (kafshimi i bletës apo grenzës). Ndonjëherë, kafshimi nga insekti krijon një zonë si flluskë në qendër.

Sa të zakonshme janë kafshimet e insekteve tek foshnjat?

Kjo varet nga fëmija. Nëse juaji shpenzon shumë kohë jashtë në zonat natyrore, ai është ndoshta më i prirur ndaj pickimeve se një fëmijë që kalon shumicën e kohës së tij në shtëpi me dritaret e mbyllura.

Si e mori fëmija im pickimin nga insektet?

Mushkonjat, mizat, milingonat dhe insektet e tjera janë më aktive në mot të ngrohtë, kështu që kafshimet e insekteve janë më të zakonshme në muajt e verës dhe në shtetet jugore.

Cila është mënyra më e mirë për të trajtuar kafshimet e insekteve tek foshnjat?

Shumica e kafshimeve nga insektet kanë nevojë vetëm për masa rehatie. Aplikimi i një nape të ftohtë apo kubi akulli i mbështjellë me një peshqir mund të ndihmojë në lehtësimin e kruarjeve. Ju mund të përdorni një krem me hydrocortisone ose një pastë të bërë nga sodë buke dhe ujë. Aplikimi mbi vendin e pickimit me presion të drejtpërdrejtë mund të ndihmojë në uljen e kruarjeve përkohësisht, por është e vështirë të mbani një fëmijë apo foshnjë ulur për disa kohë sa të qetësohet pickimi.

QUA-50993-4Një antihistamine orale (Benadryl) mund të jepet për lehtësimin e kruarjeve; Acetaminophen (Tylenol) ose ibuprofen (Motrin) mund të përdoret për të lehtësuar sikletin e kafshimeve të dhimbshme. Pyesni pediatrin e fëmijës tuaj për udhëzimet e dozimit bazuar në moshën e foshnjës.

Mbajeni nën vëzhgim vendin e pickimit për ndonjë shenjë infeksioni. Nëse kafshimi vazhdon të jetë i kuq, dhe skuqja përhapet në vend që të zbehet pas disa ditësh, ose në qoftë se ka një lëng që rrjedh nga pickimi, ju duhet të dërgoni fëmijën tuaj tek mjeku për një kontroll. Infeksionet e thjeshta mund të trajtohen në shtëpi me vajra antibiotik pa krijuar ndonjë problem.

Gjithashtu kini kujdes nga simptomat e një reaksioni alergjik. Disa fëmijë janë alergjik ndaj pickimit të insekteve, kështu që në qoftë se ënjtja vazhdon të bëhet më keq, ose nëse skuqja përhapet përgjatë trupit, është koha për të vizituar mjekun tuaj. Nëse fëmija juaj zhvillon vështirësi në frymëmarrje ose gëlltitje pasi ka përjetuar një pickim nga insektet, telefononi urgjencën. Bebja mund të ketë një reagim të ashpër alergjik të quajtur anafilaksi.

Çfarë mund të bëj për të parandaluar fëmijën tim të pickohet nga insektet?

“Shmangni qëndrimet jashtë në mbrëmje, kur mushkonjat priren të jenë më të shumta dhe shmangni ambientet me ujë të ndenjur”, thotë Alanna Levine, MD, një pediatre në Orangetown Pediatric Associates in Tappan, New York.

Por mos shmangni krejtësisht të dalurin jashtë. “Fëmijët duhet të shpenzojnë kohë në natyrë”, thotë Levine. “Ilaçet kundër insekteve janë një mënyrë e mirë për të mbrojtur fëmijët.” Është OK të përdorni ilaç kundër insekteve me DEET tek fëmijët më të mëdhenj se dy muajsh. Por kufizojeni përdorimin e tyre për një aplikim në ditë. Mos e ri-aplikoni më shumë se kjo normë ilaçin në trupin e fëmijës tuaj. Është gjithashtu mirë që të lani ilaçin kundër insekteve nga lëkura e fëmijës suaj përpara gjumit. “Sa më e shkurtër sasia e kohës së ilaçit në lëkurën e fëmijës, aq më mirë është për ta,” thotë Levine.