Përse bebi refuzon gjirin?

13804

 

Mund të jenë shumë faktorë ata që mund të çojnë në një refuzim nga ana e bebes për gjirin edhe pse ai mund të jetë ushqyer mirë me të prej disa muajsh tashmë. Në të vërtetë fëmija është duke ju thënë se diçka nuk po shkon.baby-hungry-enough-milk

Gjatë dhënies gji, bebi mund të duket i lumtur kur i afrohet atij, por papritur fillon të sillet si i ç’orientuar ose fillon të qajë. Ndonjëherë kjo ndodh papritur, por ka raste që një refuzim i tillë mund të vijë edhe gradualisht.

Shkaqet e një refuzimi të tillë mund të përfshijnë:

  1. Dhimbje ose parehati. Dhëmbët, myku në gojë ose një grykë e ftohur mund të shkaktojnë dhimbje goje kur fëmija pi gji, dhe një dhimbje veshi mund të shkaktojë dhimbje kur ai gëlltitet. Gjithashtu një e vrarë e vogël apo vaksinat zakonisht shkaktojnë dhimbje tek bebet kur i jepni gji në një pozicion të caktuar.
  2. Sëmundje. Një i ftohtë apo një hundë e bllokuar mund t’ia bëjë të vështirë frymëmarrjen një bebi gjatë kohës që ai pi gji.
  3. Stresi ose një ç’orientim. Mbi stimulimi, zgjatja e ushqyerjes ose një ndarje e gjatë nga ju mund të shkaktojë ngrindje ose vështirësi që bebi të pijë tek ju.
  4. Shije ose aroma të pazakonshme. Ndryshimet në erën tuaj të trupit për shkak të një sapuni të ri, një parfumi, locioni apo deordoranti mund të shkaktojnë një humbje interesi të bebit në ushqyerjen me gji. Ndryshimet në shijen e qumështit të gjirit gjithashtu mund të stimulojnë një refuzim të tillë.
  5. Rënie e sasisë së qumështit. Të dhënit të një beberoni gënjeshtër apo të qumështit formulë shumë shpesh mund të ulë sasinë e qumështit që trupi juaj prodhon. Ndonjëherë ulja e sasisë së qumështit të gjirit është dhe një shenjë se ju mund të jeni shtatzëne.

Mbani mend se nëse bebi juaj është duke kaluar në një fazë të tillë, nuk do të thotë domosdoshmërish që fëmija juaj DO apo ËSHTË GATI që të lërë gjirin. Zakonisht ky refuzim zgjat pak.

Nursing

Si të manaxhoni një refuzim të tillë?

Një refuzim për ushqyerjen me gji mund të jetë i sikletshëm për ju ose për fëmijën tuaj. Juve mund të ndjeheni të refuzuara apo të stresuara. Mos u ndjeni fajtore, pasi ky nuk është faji juaj.

Kini durim sa të manaxhoni këtë ndryshim të zakonit të ushqyerjes së bebit tuaj. Për të parandaluar mbledhjen e gjirit dhe për të mbajtur në normat e duhura prodhimin e qumështit, mund të pomponi qumësht në të njëjtën kohë kur fëmija juaj do të pinte normalisht. Gjithashtu këtë qumësht mund t’ia jepni fëmijës me një lugë apo nga një shishe.

  • Vazhdoni të provoni. Shtrydhni pak qumësht mbi thithkën e gjirit ose në gojën e fëmijës tuaj për ta inkurajuar atë që të pijë. Nëse fëmija ndihet i nervozuar, ndaloni dhe provojani përsëri më vonë.
  • Ndryshoni pozicion. Provoni pozicione të ndryshme për ushqyerjen me gji. Nëse fëmija ka hundët e zëna mund ta mbani atë dhe t’i jepni gji në një pozicion ulur për t’i lehtësuar frymëmarrjen.
  • Bëjini ballë hutimeve. Mundohuni ta ushqeni fëmijën në një dhomë të errët, të qetë dhe pa aktivitete rreth e rrotull që mund ta hutojnë bebin. Ose bëni krejt të kundërtën, kthehuni andej nga vjen aktiviteti dhe fëmija mund t’i bëjë të dyja në të njëjtën kohë, edhe të shohë edhe të pijë.
  • Përkëdheleni fëmijën tuaj. Kontakti trup me trup midis teje dhe bebit mund të rivendosi interesin e bebit për t’u ushqyer përsëri me gji.
  • Përballuni me problemet e dhëmbëve. Nëse bebit tuaj janë duke i dalë dhëmbët, fërkojani ato ose mishrat e dhëmbëve me një napë të ftohtë ose me gishtin tuaj (pasi ta keni larë) përpara se t’i jepni gji. Nëse ndodh që fëmija mund t’iu kafshojë gjatë kohës që pi, përpiquni mos të reagoni shumë fort. Në këtë mënyrë ose do ta stimuloni bebin tuaj për t’iu kafshuar më shumë sepse ai nuk e kupton këtë reagim dhe do që ta shohë përsëri, ose mund t’i shkaktoni ç’orientim fëmijës dhe ta trembni duke e lidhur gjirin me diçka të keqe më pas. Thjesht ju mund të fusni gishtin tuaj në gojën e bebit dhe t’i ndaloni menjëherë thithjen.
  • Analizoni ndryshimet në rutinën tuaj. Mendoni se çfarë mund të keni ndryshuar në rutinën tuaj që mund ta ketë stresuar bebin. A ndjeheni juve në stres? A jeni duke marrë ndonjë ilaç? A ka ndryshuar dieta juaj? A jeni duke përdorur ndonjë parfum apo sapun të ri në trupin tuaj? A mund të jeni shtatzëne? Fokusohuni në kujdesin mbi veten tuaj.

486793648_orig

Nëse goditeni nga një refuzim të gjirit nga bebi i cili zgjat për më shumë se disa ditë, nëse bebi ka më pak pelena të lagura se zakonisht, ose nëse jeni të shqetësuar se fëmija ka vështirësi për të pirë gji, atëherë ju këshillojmë të konsultoheni me doktorin e fëmijës tuaj dhe me Specialistin e Laktacionit.

Nëse dyshoni se arsyeja e refuzomit të gjirit nga bebi është sasia e pakët e qumështit të gjirit atëherë përfitoni planin tuaj të laktacionit për të rritur sasinë e prodhimit tuaj me qumësht ose kontakto Specialisten e Laktacionit këtu.

ticiana kushi CBE

certificatesjpg