Human_Breastmilk_-_Foremilk_and_Hindmilk

 

Gjiri në mënyrë të vazhdueshme prodhon qumësht të pasur në yndyrra, por ky qumësht rruhet në gji në mënyrë të tillë që me kalimin e kohës ka një ndarje, që do të thotë se qumështi që do të dalë i pari kur bebi të vendoset të pijë do të jetë ndryshe nga ai që do të dalë kur gjiri të jetë pothuajse bosh.

Qumështi që do të dalë i pari kur gjiri të jetë plot quhet qumësht kryesues ose ndryshe qumështi i parë. Ky qumësht (foremilk) ka një përmbajtje më të lartë në ujë, në vitamina të tretshme, karbohidrate dhe proteina.

what-color-is-breast-milk

Zakonisht kur nënat kanë shumë prurje qumështi bebi mer më shumë nga ky qumësht. Kjo shkakton që bebi të ketë më shumë gazra, të ketë feçe në ngjyrë jeshile dhe te doje të ushqehen më shpesh (por jo se janë “llupsa”).

Qumështi i pasëm (hindmilk) ka një përmbajtje më të lartë në yndyrrë dhe kalori. Mund të themi në mënyrë të sigurtë se sa më i zbrazët të jetë gjiri kur ju ushqeni bebin aq më shumë prodhohen këto yndyra.

Gjiri juaj nuk do të zbrazet asnjëherë totalisht pasi ai gjatë gjithë kohës është duke prodhuar qumësht. Gjiri prodhon qumësht më shpejt nëse bebi juaj ushqehet vazhdimisht dhe shpesh, pra mundohuni ta ushqeni atë derisa gjoksi t’iu ndihet bosh, si të ishit duke zbrazur një lumë.

11846578_1633009200275355_414072019726235372_n

Nëse keni shumë qumësht, ka disa mënyra për t’u siguruar që bebi juaj është duke pirë mjaftueshëm qumësht të pasur me yndyrrë. Mënyra më e lehtë është që ta ushqeni fëmijën nga njëri gji dhe vetëm kur bebin ta marrë uria prapë pas disa orësh të kaloni nga gjiri tjetër. Nëse gjirin e ndjeni jorehat ndërkohë që prisni të boshohet, ju gjithmonë mund ta shtrydhni atë pak përpara se të vini bebin në mënyrë që ai të zbutet.