Portrait of newborn beautiful baby sleeping. Closeup portrait

Si një prind i ri, kjo ka shumë mundësi që të jetë pyetja juaj më e madhe. Më poshtë do të gjeni disa udhëzime se për sa orë gjumë mesatarisht ka nevojë një fëmijë sipas moshës së tij. Sigurisht, çdo fëmijë është i ndryshëm nga një tjeter, disa kanë nevojë për 2 orë më shumë se të tjerët.

Mosha Gjumë Natën Gjumë Ditën * Total Orë Gjumi
1 muajsh 12 orë 6 orë (në mënyrë të parregullt) 18 orë
3 muajsh 12 orë 4-4.5 orë (3 dremitje) 16 orë
6 muajsh 12 orë 3 1/2 orë (2 dremitje) 15 orë
9 muajsh 12 orë 3 orë (2 dremitje) 14-15 orë
12 muajsh 11 3/4 orë 2 1/2 orë (1/2 dremitje) 13-14 orë
18 muajsh 11 1/4 orë 2 1/2 orë (1 dremitje) 13-14 orë
2 vjeç 11 orë 2 orë (1 dremitje) 13 orë
3 vjeç 10 orë 1/2 1 1/2 orë (1 dremitje) 12 orë
* Shënim: * – Numri i dremitjeve në ditë.

 

Mbani mend se fëmija juaj ka nevojë për shumë gjumë. Zakonisht, shprehet ekspertja Jodi Mindell, autore e “ Sleeping through the night”, nëse një fëmijë ka zakone të këqija të gjumit ose ai refuzon të shkojë në krevat përpara orës 11 në darkë, prindërit e tij mendojnë se ai thjesht nuk ka nevojë për shumë gjumë. Por, kjo nuk është fare e vërtetë. Në fakt kjo ndodh sepse fëmija juaj ka mungesë gjumi dhe është i sfilitur. Për të vërtetuar se është kjo gjë, bëjini vetes këto pyetje:

  • A e zë pothuajse çdo herë fëmijën gjumi sa herë që ai është në makinë?
  • A ju duhet ta zgjoni ju pothuajse çdo mëngjes atë?
  • A duket fëmija juaj i irrituar, nevrik apo i rraskapitur gjatë ditës?
  • Në disa netë a duket sikur fëmija juaj përgjumet, “këputet” më shpejt se ora e zakonshme kur ju e vini në gjumë?

Nëse i jeni përgjigjur me “PO” ndonjërës prej pyetjeve të mësipërme, atëherë fëmija juaj është duke marrë më pak gjumë nga çka atij i nevojitet. Për ta ndryshuar këtë, juve do t’iu duhet t’i mësoni bebit disa zakone të mira gjumi dhe t’i vendosni një orar më të përshtatshëm për gjumin e natës. Më pas ai do të jetë një fëmijë me sy të shndritshëm, i qetë dhe mbi të gjitha i lumtur e i zhvilluar mire, pasi gjumi është një nga faktorët më kryesor për zhvillimin e duhur të trurit të fëmijëve.

 

ticiana-kushi-cbecertifikimet