Nga se shkaktohen thithat e lënduara të gjirit dhe cilat janë trajtimet e tyre?

11731

Nga se shkaktohen thithat e lënduara të gjirit dhe cilat janë trajtimet e tyre?

sore-breasts

 

A është normale për thithat e mia të jenë të lënduara nga ushqyerja me gji?

 

Thithat e çara janë aq të zakonshme tek nënat e reja që ushqejnë bebin me gji saqë ju mund të mendoni se ato janë një pjesë normale e mëmësisë dhe juve vetëm ju duhet t’i bëni ballë atyre.

Në javën e parë apo më shumë, është normale që të ketë disa dhimbje apo shtrëngime të cilat zgjasin për disa sekonda, kur fëmija sapo vendoset në gji. Çfarë nuk është normale – apo e domosdoshme – është dhimbja që zgjat gjatë gjithë kohës ose gjatë të gjitha herëve që ju e ushqeni me gji bebin.

Duhet të tregoni durim dhe forcë nëse doni që fëmija juaj të përfitojë të gjithë të mirat që ofron qumështi i nënës.

Mundohuni t’i kushtoni vëmendje asaj se si ju jeni ndiheni dhe kërkoni ndihmën e ndonjë konsulenteje mbi gjidhënien nëse keni shenja shqetësimi. Nëse ju i injoroni këto dhimbje, thithat tuaja mund të fillojnë të çahen dhe të rrjedhin gjak, kështu ushqyerja me gji mund të bëhet shumë e dhimbshme për t’u përballuar nga ju.

 

Çfarë i shkakton dhimbjet e thithave?

nippledamage

Një shumëllojshmëri e madhe gjërash mund të shkaktojë dhimbje ose parehati në gjirin tuaj. Më poshtë po ju rendis fajtorët më të zakonshëm.

  • Thithja e cekët. Ju mund të zhvilloni thitha të lënduara në ditët apo javët e para të gjidhënies nëse fëmija juaj nuk është duke e vendosur mjaftueshëm gjirin në gojën e tij gjatë ushqyerjes. Kjo njihet si thithje e cekët. Ndodh, kur fëmija është duke thithur vetëm thithën e dalë në vend që të thithë të gjithë gjirit tuaj, duke shkaktuar kështu dhimbjet e para dhe pastaj dëmtimin e thithës. Nëse vini re se thitha juaj ka marrë formën e një të kuqi buzësh, ose në qoftë se ju shihni një shirit të formuar në drejtimin poshtë thithës suaj, kjo do të thotë fëmija juaj ka nevojë për të marrë më shumë pjesë gjiri. Një konsulente laktacioni mund t’iu ndihmojë të kuptoni se si duhet të poziciononi fëmijën tuaj në mënyrë të tillë që ai të bëjë një thithje të plotë të gjirit dhe jo vetëm të thithës së dalë.

dsc_5107

  • Trauma nga pompa e gjirit. Duke përdorur një pompë gjiri në mënyrën jo të duhur ju mund të dëmtoni apo të lëndoni thithat tuaja. Fllanxha (ose mburojat e gjirit), që janë tek pompa mund të jenë shumë të vogla për gjirin tuaj. Dhe disa gra gabimisht e vendosin nivelin e thithjes tek makineria menjëherë në grada shumë të larta.

breast-pump-300x215

  • Infeksion myku. Nëse fëmija juaj ka myk, një infeksion në gojë, ai mund t’ua kalojë atë edhe juve, çka mund t’iu shkaktojë dhimbje apo lëndim në thithat tuaja. Shenjat e mykut në gji tek nënat përfshijnë kruarje, skuqje, shkëlqim, thitha të dhimbshme dhe dhimbje shpuese sa herë që ju vendosni fëmijën tuaj në gji. Vizitohuni tek mjeku juaj në mënyrë që të kuroheni për majat me myk në gjoksin tuaj. Nëse simptomat nuk fillojnë të përmirësohen pas disa ditësh trajtim, pyesni mjekun tuaj për të hequr ekzemën si një mundësi, pasi edhe ajo ka simptoma të ngjashme.

dermatologic-signs-fig11_large

 

  • Gjuhë-kravata. Një tjetër mundësi është që fëmija juaj mund të jetë me gjuhën të shkurtër. Kjo do të thotë se lëkura që lidh gjuhën e tij me katin e poshtëm të gojës është e shkurtër, ose shtrihet shumë larg në pjesën e përparme të gjuhës së saj. Kjo mund të shkaktojë probleme gjatë ushqyerjes me gji, duke përfshirë dëmtime në thitha. Ky problem mund të rregullohet lehtë me një procedurë të vogël që i bëhet bebes. Këtë gjë e diagnostikon mjeku juaj duke i bërë kontroll fëmijës në gojën e tij.

tongue-tied1

  • Lëkurë/fshikë e dalë. Një fshikë qumështi shkaktohet kur një shtresë e hollë e lëkurës rritet mbi një hapje në kanalin e qumështit, duke shkaktuar qumështin të bllokohet/ngec apo të pengojë gjëndrën e qumështit. Kjo fshikë/lëkurë duket si një pikë e bardhë ose e verdhë në të dalë të thithës dhe mund të shkaktojë dhimbje në atë vend ose vetëm kur e prekni me dorë. Konsulenti juaj i gjidhënies ose ndoshta gjinekologu juaj mund të trajtojë puçrën/ lëkurën duke e larguar atë nga zona. Përndryshe, ajo mund të dojë disa javë për t’u shëruar vetë.

Milk+blister

  • Flluskë e dalë. Një flluskë e dalë është një flluskë e qartë, e verdhë, ose e përgjakur në të dalë të thithës që shkakton dhimbje intensive gjatë gjidhënies. Fërkimi apo thithja e dobët janë shkaktari kryesor i formimit të kësaj flluske në gji. Edhe vendosja në mënyrë jo korekte në fllanxhat e pompës së gjirit apo vendosja e menjëhëreshme në nivelet e larta të thithjes nga pompa mund të shkaktojnë në shumë raste këtë flluskë.

ouch

Një arsye më pak e zakonshme për të krijuar një flluskë është kontakti me dermatin, i cili më shpesh shkaktohet nga një reagim ndaj vajrave, kremrave, apo medikamenteve që nënat përdorin për thithat. Ndërpriteni përdorimin e kremit,ose medikamenteve derisa ju të konsultoheni me një dermatolog për të përcaktuar saktë se çfarë lloji flluske keni.

Nëse ju keni një histori të herpesit, flluska mund të jetë një plagë herpesi. Ndaloni gjidhënien dhe konsultohuni me mjekun tuaj apo konsulentin e laktacionit për këtë problem. Ju mund t’i transmetoni herpesin fëmijës tuaj nëse i jepni gji gjatë një shpërthimi të herpesit mbi areolat ose thithat tuaja.

Derisa lëndimi/dëmtimi të kalojë dhe të jeni të sigurt që mund t’i jepni qumësht nga ky gji bebit tuaj, ju do të duhet të pomponi në mënyrë që të mbroni furnizimin tuaj me qumësht dhe të parandaloni bllokimin e qumështit (por hidheni qumështin që të mbroni fëmijën tuaj nga ndonjë infeksion). Në qoftë se vetëm njëri prej gjinjve tuaj është prekur, është e sigurtë që ta ushqeni beben nga ai gji ndërkohë që shëroni gjirin tjetër.

  • Vasospazma. Nëse thitha juaj duket e zbehtë dhe fillon t’iu dhëmbë intensivisht për disa sekonda ose disa minuta pas të ushqyerit, dhe pastaj kthehet në ngjyrën e saj normale, kjo gjë mund të ndodhë për shkak të një spazme në enët e gjakut të thtithës së gjirit. Mund të shkaktohet nga një traumë e thithës, ngjeshje e saj, ose nga myku në të. Një konsulent laktacioni mund t’iu ndihmojë që të gjeni shkakun e vërtetë të kësaj spazme.

Si mund ta trajtoj një thithë të lënduar?

5 Tips about sore nipples

Kontaktoni një konsulente laktacioni që t’iu ndihmojë sa më shpejt të jetë e mundur. Ajo mund t’iu ndihmojë në diagnostikimin e shkakut të dhimbjes dhe mund të punojë për një plan të trajtimit të këtij problemi bashkë me mjekun tuaj. Nëse ju e dini se çfarë është duke e shkaktuar këtë dhimbje, zgjidhja është shpesh e thjeshtë.

A mundem unë ta ushqej ende fëmijën me gji edhe pas këtij problemi?

kind-anlegen-zum-stillen-information_nl

Po, por nuk keni përse të vuani – mos harroni se ju nuk keni pse ta përjetoni këtë dhimbje. Merrni ndihmë sa më shpejt të jetë e mundur nga një konsulent laktacioni në mënyrë që ju mund ta rregulloni menjëherë atë çka po ju shkakton juve këtë shqetësim.

Në qoftë se thithat tuaja janë kaq të dhimbshme sa ju keni frikë ta vendosni fëmijën tuaj në gji, bëni një pushim nga gjidhënia për 12 deri në 24 orë dhe mundohuni të pomponi nga pak qumësht me pompë të posaçme për këtë gjë. Sigurohuni që të jeni duke e përdorur pompën ashtu siç duhet, në nivelin e duhur të thithjes dhe sipas përmasës që i përshtatet gjirit tuaj.