Mungesa e hekurit tek fëmijët: Këshilla për prindërit.

6307

Mungesa e hekurit tek fëmijët: Këshilla për prindërit.

Baby_Infant_Doctor_Exam_Stethoscope

Mungesa e hekurit tek fëmijët mund të ndikojë në zhvillimin e tyre dhe madje të çojë në anemi.

A është fëmija juaj duke marrë hekur mjaftueshëm në dietën e tij ose të saj? Zbuloni se çfarë e shkakton mangësinë e hekurit tek fëmijët, si ta zbuloni këtë dhe si mund ta parandaloni atë.

 

  • Pse është hekuri i rëndësishëm për fëmijët?

How-Can-Iron-Deficiency-Anemia-Be-Prevented

Hekuri është një lëndë ushqyese që është thelbësore për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës suaj. Hekuri ndihmon lëvizjen e oksigjenit nga mushkëritë në pjesën tjetër të trupit dhe ndihmon muskujt të rezervojnë dhe të përdorin oksigjen. Nëse dietës së fëmijës suaj i mungon hekuri, ai ose ajo mund të zhvillojë një gjendje e cila quhet mangësi/mungesë hekuri.

Mungesa e hekurit tek fëmijët mund të ndodhë në shumë nivele, nga rezervat e varfëruara të hekurit e deri në anemi – një gjendje në të cilën gjakut i mungojnë qelizat e shëndetshme adekuate të kuqe të gjakut. Mungesa e hekurit nëse nuk trajtohet tek fëmijët mund të shkaktojë vonesa fizike dhe mendore.

 

  • Për sa hekur kanë nevojë fëmijët?

Bebet lindin me rezerva hekuri në trupat e tyre, por një sasi e konsiderueshme e hekurit shtesë është i nevojshëm për të nxitur rritjen e shpejtë të fëmijës dhe zhvillimin e tij. Më poshtë keni një udhëzues për nevojat e hekurit në mosha të ndryshme të fëmijës:

 

Grup Mosha Sasia e hekurit që rekomandohet në ditë
7 – 12 muajsh 11 mg
1 – 3 vjeç 7 mg
4 – 8 vjeç 10 mg
9 – 13 vjeç 8 mg
14 – 18 vjeç, vajzat 15 mg
14 – 18 vjeç, djemtë 11 mg

 

 

  • Cilët janë faktorët e rrezikut për mungesën e hekurit tek fëmijët?

vfddfv

Foshnjat dhe fëmijët në rrezik më të lartë për mungesë të hekurit janë:

  • Foshnjat që janë lindur para kohe – më shumë se tri javë para datës së caktuar të tyre – ose ato që kanë një peshë të vogël në lindje.
  • Foshnjat që pinë qumësht lope para moshës 1vjeç.
  • Foshnja e ushqyer me gji të cilës nuk i janë dhënë ushqime plotësuese që përmbajnë hekur pas moshës 6 muajsh.
  • Foshnjat që pinë formulë e cila nuk është e fortifikuar me hekur.
  • Fëmijët e moshës 1 deri në 5 vjeç të cilët pinë më shumë se 24 ounces (710 ml) qumësht lope, qumësht soje apo qumësht dhie në ditë.
  • Fëmijët të cilët kanë disa probleme shëndetësore, të tilla si; infeksione kronike apo dietat e kufizuara.
  • Fëmijët të moshës 1 deri në 5 vjeç të cilët kanë qenë të ekspozuar ndaj pesticideve.

Vajzat adoleshente gjithashtu janë në rrezik më të lartë të mungesës së hekurit, sepse trupat e tyre humbasin hekur gjatë menstruacioneve.