Marrëdhëniet seksuale pas lindjes së bebit.

9450

Marrëdhëniet seksuale pas lindjes së bebit.

 

Couple in bed under white sheets kissing

Më poshtë do të gjeni informacione mbi disa gjëra që duhet të dini mbi sexin pas shtatëzanisë.

Pasi ka lindur bebi, kur mund të kryej marrëdhënie?

Sido të keni lindur, qoftë me mënyrë natyrale qoftë me prerje çezariane, trupit tuaj i duhet kohë të shërohet. Konsideroni të prisni derisa mjeku juaj t’iu jap dritën jeshile për të kryer marrëdhënie me bashkëshortin tuaj, zakonisht 4-6 javë pas lindjes. Kjo i jep kohë cerviksit (qafës së mitrës) të mbyllet, të pushojë gjakderdhja e lehonisë dhe që ndonjë çarje apo qepje e mundshme të ketë mundësi të shërohet.

Pjesa tjetër e përgjigjes mbi pyetjen e mësipërme ka të bëjë me kohën tuaj. Disa femra ndihen gati të rifillojnë marrëdhëniet seksuale disa javë pasi kanë lindur, ndërsa disave mund t’u duhen muaj apo dhe më shumë për t’i ardhur kjo dëshirë. Faktorë të ndryshëm si; gjendje këputjeje, stresi, dhe frika e një dhimbjeje të mundshme mund të ulë dëshirën për seks.

A do të ndiej dhimbje?

Ndryshimet hormonale mund të lënë vaginës tuaj të thatë dhe të tendosur, sidomos nëse jeni duke e ushqyer me gji fëmijën. Mund të ndjeni disa dhimbje gjatë marrëdhënieve nëse jeni duke u shëruar nga një lot perineal, pra nga ndonjë çarje në vaginë, sidomos nëse çarjet kanë qenë të mëdha.

Për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve ju këshillojmë ta merrni me ngadalë. Fillojeni me një përkëdhelje, puthje apo me një masazh. Gradualisht rritni intensitetin e stimulimit. Nëse keni probleme me thatësirën e vaginës mund të përdorni një lubrifikant krem ose xhel. Provoni disa pozicione për të gjetur atë që juve ju jep më pak apo aspak dhimbje dhe kontrolloni penetrimin. Mos kini ndroje të bisedoni me partnerin nëse ju nuk ndiheni mirë apo nëse diçka ju bezdis. Ai duhet t’iu kuptojë dhe të presë miratimin tuaj.

Young couple having argument in bed.
Young couple having argument in bed.

Gjithashtu një ndihmë tjetër është të merni masa lehtësuese përpara se të bëni sex, psh; zbrazni fshikëzën e urinës, bëni një dush të ngrohtë ose mund të pini një qetësues për dhimbjet. Nëse do të ndjeni djegie pas marrëdhënieve mund të aplikoni një napë me pak akull në zonën që keni problem.

Është gjithashtu e rëndësishmë të fokusoheni tek momenti. Mbajeni mendjen tek partneri dhe tek vetja juaj, duke i haruar për një moment pelenat, të qarat apo punët e shtëpisë. Nëse seksi vazhdon të jetë i dhimbshëm edhe pas disa ditëve ju këshillojmë të konsultoheni me një mjek gjinekolog mbi  këtë problem.

A do të ndjehet ndryshe?

Pas lindjes së bebit, rënia e tonifikimit të muskujve të vaginës mund të ulë kënaqësinë gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale; mund të ulin dëshirën dhe kënaqësinë tuaj. Por kjo është zakonisht e përkohshme.

Për të tonifikuar muskujt në katin e legenit provoni ushtrimet Kegel. Thjesht shtrëngoni muskujt e pelvikut sikur të jeni duke ndaluar urinën të dalë. Ushtrohuni kështu duke i mbajtur muskujt të kontraktuar/shtrënguar për 10 sekonda dhe pastaj duke i lëshuar për 10 sek të tjera. Sapo t’ia keni marrë dorën praktikoni të paktën 3 sete në ditë me nga 10 ushtrime Kegel për çdo set dita dhe do të shihni përmirësime të dukshme në pak kohë.

landscape_nrm_1424359384-holding-hands