Jam e sigurtë se ju keni kërkuar shumë për këtë problem në Google dhe jam e bindur se ju kanë dalë shumë përgjigje të ndryshme. Çdo prind do të dijë se kur fillon një fëmijë të flejë si të rriturit gjatë natës pa u zgjuar. Do të mundohem t’i qartësoj pak gjërat për ju prindër të dashur dhe t’iu siguroj një përgjigje sa më të saktë për këtë pyetje. Në fund, jam e bindur se ju mezi po prisni që gjithë lodhja e natës të marrë fund dhe të dini se kur do të flejë i vogli juaj përgjatë natës.p.1

Fillimisht, le të përkufizojmë të fjeturin gjatë gjithë natës.

Përkufizimi “mjekësor” i të fjeturit gjatë gjithë natës është 5 orë. E di se tani ju jeni duke thënë se edhe me 5 orë do të jeni të kënaqur, por prapë i bëni pyetje vetes se kur do të mundet bebi të realizojë 10-12 orë gjumë?

Pasi kam bërë shumë kërkime, e kam ulur numrin e përgjigjeve në ato të cilat mua më duken më të besueshmet e që vijnë nga ekspertët e gjumit dhe nga organizatat të tilla si; ekspertja pediatre e gjumit Jodi Mindell, Fondacioni Kombëtar i Gjumit, Akademia Pediatrike Amerikane etj. Unë jam një partizane e mbledhjes së informacioneve më të reja dhe më të besueshme. Çdo njeri mund të thotë çfarë të dojë në një web. Të sigurohesh se burimi i këtij informacioni është i saktë është shumë e rëndësishme në atë që ju do të besoni. Shumë ekspertë thonë se një fëmijë është në gjëndje të flejë për 8-12 orë njëherësh midis moshës 3-6 muajsh.

Disa bebeve mund t’iu duhet pak më vonë, por zakonisht mund të kenë nevojë për një maximum prej 1 ushqimi me qumësht natën. Nëse përshembull; fëmija 7 muajsh fle për 10 orë dhe pastaj zgjohet të pijë e më pas shkon prapë në gjumë, kjo mund të jetë normale për moshën e tij. Shancet janë se sa orë mund të bëjë ajo pa u ushqyer natën? Pra, sa orë mund të durojë bebi juaj?

p.2

Me rritjen e moshës ky zgjim natën do të shtyhet derisa fëmija të mos ketë më nevojë për atë beberon qumështi. Për t’u siguruar që kjo nuk do të bëhet një zakon, mos haroni që përherë ta vini bebin tuaj në krevat të përgjumur, por jo në gjumë, pas ushqyerjes që i keni bërë. Është shumë e lehtë për një fëmijë të fillojë të zgjohet në një orë të caktuar vetëm për t’u ushqyer e pastaj të flejë prap si pjesë e një zakoni që tashmë është mësuar ta bëjë. Kështu që nëse jeni të sigurtë se ai ka nevojë për atë ushqim, sigurohuni gjithashtu që pasi të mbarojë, fëmija duhet të vendoset në krevat zgjuar e jo në gjumë. Për më shumë informacion se si ta bëni këtë shihni artikullin “Si mund ta mësojë fëmijën tim të vetë-qetesohet?”

Një pikë tjetër që ja vlen të përmendet është se edhe pse shumica e fëmijëvë në këtë moshë janë të aftë të flenë gjatë gjithë natës , kjo nuk do të thotë se ata do të flenë gjatë gjithë natës. Shumë fëmijë kanë vese të këqija gjumi që i pengojnë ata ta bëjnë këtë. Bebat presin të gjejnë mbështetësin e tyre apo objektin e preferuar për ta vënë në gjumë. Ata kanë nevojë për nënën që të bëjë punën që i takon atyre, duke shtuar kështu problemet përsa i përket një gjumi të qetë dhe të rehatshëm. Nëse këto zakone të këqija nuk përballen me një zgjidhje atëherë zgjimet e shpeshta natën do të vazhdojnë edhe për shumë kohë. Shumicën e rasteve prindërit mendojnë se problemet e gjumit që ka fëmija e tyre do të jenë kalimtare dhe se kjo është thjesht një fazë të cilën ai do ta kalojë. Një studim i fundit tregon se problemet me gjumin në foshnjëri vazhdojnë deri në 3 vitet e para të jetës së një fëmije. Një studim tjetër i ngjashëm tregon se zgjasin deri në 5 vjet. Shancet janë se fëmija juaj nuk do ta kalojë këtë fazë problematike aq shpejt sa mendoni ju.

p.3

Pra, diku rreth moshës 3-6 muajsh, një fëmijë është në gjëndje dhe mundet të flejë përgjatë gjithë natës. Edhe nëse bebi do të jetë pak më i madh e prapë do të kërkojë vetëm një beberon natën, kjo është krejtësisht normale. Por, zgjimi për disa herë gjatë natës ka nevojë përfundimisht për t’u parë me vëmendje. Sepse, nëse prisni dhe shpresoni se situata do të përmirësohet vetë, do të vini re se zakonisht shkon për më keq dhe asnjëherë për më mirë.

Nëse keni nevojë për më shumë ndihmë për ta mësuar fëmijën tuaj se si të flejë gjatë gjithë natës, mund të lexoni artikujt në faqen tonë ose të shkoni tek kategoria “Konsulenca Gjumi”.