Kajsitë në këtë puding të shijshëm janë plot Vitaminë A, ndërsa pjesa krokante do t’i japë bebit tuaj emocione të reja kur të provojë këtë përbërje të re.

Për përtypje shtesë për të vegjëlit mbi 12 muajsh, zëvendësoni bajamet e thërmuara me peta bajamesh.

Përbërësit:

  • 1-3 mollë të mëdha gatimi (në varësi të madhësisë së pjatës tuaj)
  • 4-6 kajsi të freskëta, ose gjysma e një kavanozi të kajsive të konservuara
  • 1 lugë kanellë
  • 3 lugë bajame të grimcuara
  • 50g sheqer kaf
  • 50g gjalpë
  • 150g miell

Pregatitja:

  1. Ngroheni paraprakisht furrën në 220 ° C.
  2. Priteni mollën në kube të vogla, pastaj vendoseni në një tigan, shtoni ujë të mjaftueshëm për të mbuluar mollën dhe lëreni të vlojë.
  3. Shtoni kanellën, uleni nxehtësinë e sobës për zierjen, dhe trazojini herë pas here për 5-7 minuta derisa mollët të jenë të buta.
  4. Ndërkohë, vendosni gjalpë dhe miell në një tas të veçantë dhe fërkojini së bashku me duart tuaja deri sa të arrini një qëndrueshmëri si brumi i bukës, pastaj përziejini në sheqer.
  5. Pritini kajsitë në copa, duke hequr bërthamat nëse përdorni fruta të freskëta.
  6. Hiqini mollët nga ngrohja dhe përziejini me copat e kajsisë, pastaj shtypini me lugë në një tavë pjekjeje. Mbulojini me përzierjen e shkërmoqur të brumit dhe spërkateni sipërfaqen me bajame.
  7. Vendoseni në furrë për rreth 30 minuta ose deri sa pjesa e sipërme e tavës të marrë
    ngjyrë një kafe të artë. Lejoni të ftohet plotësisht përpara se ta shërbeni.

Të dhëna mbi recetën:

 

crumble_with_apple_and_apricot_600x440

Mosha: 10 deri në 12 muajsh

Vegjetariane

Ëmbëlsirë

Përmban: Fruta