Këshilla si të humbisni peshën e fituar gjatë shtatzënisë.

4740

Nga momenti kur fitojmë peshë gjatë shtatzënisë, fillojmë të mendojmë si të pakësojmë kilogramët e shtuar, sapo bebi të vijë në jetë.Pasi fëmija ka lindur dhe ju i riktheheni sërish rutinës tuaj gjatë ditëve,është koha për të vepruar. Nëse ju nuk jeni të sigurt nga t’ia filloni, këtu janë gjashtë hapa për të rikthyer trupin që kishit ose për ta përmirësuar atë.

1. Ngrihuni dhe lëvizni.

Shumica e mamave të reja janë shumë të përgjumura dhe të lodhura për të menduar edhe për ushtrime. Trupi i shumicës së grave nuk është i gatshëm për stërvitje të rënda deri në gjashtë javë pas lindjes, gjithsesi- akoma më gjatë në qoftë se kanë pasur një prerje çezariane.

Filloni duke ecur pak. Në qoftë se ndjeheni mirë dhe kjo nuk ju shkakton gjakderdhje, ecni pak më larg të nesërmen. Bëni këtë deri sa të bëni checkup-in në javën e gjashtë, pas së cilës duhet të jeni gati për të bërë 20 deri në 30 minuta ushtrime kardiake 3 deri në 5 herë në javë.Gjithashtu, hipni dhe zbrisni

2. Ushqyerja me gji.

Kur ushqeni beben me gji, ju keni nevojë për një shtesë prej 500 kalorish në ditë. Por, gjidhënia djeg 600 deri në 800 kalori në ditë. Pra, vetëm nëse ushqeni beben me gji mund të humbisni peshë.

Por duhet të jeni të vetëdijshme se sapo të ndaloni gjidhënien, ose të filloni plotësimin e dietës së bebes me ushqime të tjera,nevojat tuaja kalorike do të bien. Ju mund të shtoni në peshë nëse nuk përshtatni dietën tuaj me ushtrimet fizike.

3. Peshat në rritje, ju forcojnë.

Trajnimi i peshës do të përshpejtojë metabolizmin tuaj. Megjithatë, në vend që të shkoni në palestër, mund të përfshini fëmijën në rutinën tuaj. Mbajeni fëmijën në gjoksin tuaj dhe bëni stërvitje. Psh.shtrihuni me shpinë, duke mbajtur fëmijën mbi gjoksin tuaj, dhe ngadalë ngrijeni në drejtim të tavanit disa herë.

4. Kujdes me kaloritë dhe yndyrnat.

Mos konsumoni ushqime pa kalori si pijet e gazuara dhe patatet e skuqura. Në vend të kësaj, plotësoni dietën tuaj me një shumëllojshmëri ushqimesh të pasura me lëndë ushqyese që përmbajnë proteina si: drithëra, fruta të freskëta, perime dhe nën-produktet e qumështit.

Hani vakte të vogla, por të shpeshta gjatë ditës. Kjo do të mbajë në ekuilibër nivelin e sheqerit në gjak dhe do t’ju largojë nga mbiushqyerja.

Kujdes me lëngjet. Vitamina C e nevojshme merret në një gotë të vogël me lëng portokalli. Nëse pini shumë, atëherë do të merrni kalori të panevojshme.

5. Merrni një sy gjumë.

Mungesa e gjumit për shkak të fëmijës së porsalindur, e çekuilibron disi metabolizmin, prandaj do e keni të vështirë të humbisni peshë. Merrni një sy gjumë , ndëkohë që bebi juaj po fle. Kështu nuk do të keni mungesë gjumi dhe do të ndiheni energjik. Asnjëherë mos sakrifikoni gjumin për të bërë ushtrime, pasi nuk do të keni energji të mjaftueshmje për t’i bërë ato.

6. Bashkëpunoni me mamatë e reja.

Ju ndihmon shumë nëse bashkëpunoni me mamatë e tjera për t’u ushtruar rregullisht.