Keni ndaluar gjidhënien dhe dëshironi ta filloni përsëri? Ja çfarë duhet të dini.

7568

US_37-iStock-000032861664Large_wide
Çfarë është ri-laktacioni?

Ri-laktacion është ri-sjellja e gjirit pas ndalimit të tij, ose pas një periudhe me shumë pak gji.

Përse mund të dua të rikthej gjirin?

Nënat vendosin të rikthejnë gjirin për shumë arsye, por shumica duan ose për të rifilluar marrëdhënien e gjidhënies, ose t’i ofrojnë më shumë qumësht gjiri fëmijës së tyre, ose të dyja.

Cilat janë shanset e mia për ta rikthyer gjirin me sukses?

Ka shumë pak kërkime mbi ri-laktacionin, por studimet e disponueshme sugjerojnë fuqimisht se, me mbështetjen e duhur, shumica e nënave mund, pjesërisht ose plotësisht të rikthejnë gjirin. Më poshtë janë disa studime të cilat ofrojnë gjetje inkurajuese në lidhje me suksesin e ri-laktacionit. Është e rëndësishme që të mbani në mend se në shumicën e këtyre studimeve, nënat kan marrë ndihmë dhe janë ndjekur nga profesionistë në fushën e laktacionit.

– Një studim i 139 nënave indiane të cilat kishin ndaluar gjidhënien për të paktën 10 ditë gjeti se 84% e tyre ishin të afta për të arritur një laktacion të plotë ose të pjesshëm:

  • 61% e rikthyen gjirin plotësisht.
  • 23% e rikthyen në mënyrë të pjeshmë (shtesa me qumësht formulë u përgjysmua)
  • 16% nuk ishin në gjendje për të rikthyer gjirin.

– Një studim më i fundit në Kore i 84 nënave në rilaktacion të cilat i kishin foshnjat (mesatarisht, 2 muajsh) gjeti:

  • 75% e nënave arritën laktacion të plotë (e ushqenin fëmijën vetëm me qumësht gjiri)
  • 25% e nënave ose iu rikthye pjesërisht ose nuk arritën dot rilaktacionin.

– Një studim më i vjetër është ai i 366 nënave në SHBA, ku nënat raportuan se:

  • Më shumë se 50% e tyre arritën prodhimin e plotë me qumësht gjiri brenda një muaji.
  • 25% e tyre kishin nevojë për më shumë se një muaj për të krijuar prodhimin e plotë.

Nënat e mbetura e ushqyen fëmijën e tyre me gji dhe me shtesa formulë derisa foshnjat e tyre u larguan përfundimisht nga gjiri rreth moshës 18 muajsh.

– Një studim i 50 nënave me foshnja të shtruara në spital nën 4 muajsh, gjeti:

  • 92% e nënave ju rikthyen ri-laktacionit plotësisht.
  • 6% e tyre iu rikthye gjiri pjesërisht.

Ky studim zbuloi dhe një nxitës kryesor që ndikon në arritjen e rezultateve të dëshiruara. Nëna bebat e të cilave ishin në spital ishin më të motivuara për ta ushqyer fëmijën e tyre me gji për shkak të kushteve shëndetësorë të fëmijës dhe nevojës së madhe që ka një bebe e sëmurë për benefitet dhe përfitimet shëndetësorë të qumështit të gjirit.

bb lac 6

Cilët faktorë do të ndikojnë suksesin tim në ri-laktacion?

Hulumtimi mbi rilaktacionin vërteton atë që ju mund të keni dyshuar tashmë. Faktorët e mëposhtëm janë të lidhur me më shumë sukses në rikthimin e gjirit:

  • Një fëmijë i vogël në moshë.
  • Një hendek i shkurtër midis ndalimit të gjirit dhe ri-laktacionit (i quajtur nganjëherë “boshllëku i të dhënit gji”). Maksimumi deri në 6 javë, por janë arritur rezultatet e mira edhe me disa nëna të cilat kanë 2 muaj që kanë ndërprerë marrëdhëniet me gjidhënien.
  • Gatishmëria e fëmijës për të marrë gjoksin.
  • Pasja e një specialisti laktacioni si ndihmë dhe udhëheqës në proçesin e rikthimit të gjirit.

Këta faktorë mund të ndikojnë shansin tuaj në përmbushjen e qëllimeve që doni të arrini, por secila palë nënë / fëmijë është i ndryshëm, dhe ri-laktacioni mund të jetë ende i mundur edhe nëse ju nuk i përmbushni kriteret më të favorshme.

Sa kohë do të duhet?

Bazuar në hulumtimet e mësipërme, Nancy Mohrbacher, IBCLC, në përgjigje të pyetjeve të nënave, rekomandon që nënat të planifikojë rilaktacionin për të paktën 1 muaj.

Si duhet matur suksesi i arritur? Çfarë qëllimesh duhet të vendos?

Ju mund të dëshironi të merrni pak kohë për të reflektuar mbi motivimin tuaj për rilaktacionin. A është e rëndësishme për ju që të siguroni sa më shumë qumësht gjiri që të mundeni? Të keni ndjenjën e afërsisë që keni kur ushqeni beben me gji?

Ju mund të vendosni një objektiv për ushqyerjen e plotë me gji, ose ju mund të vendosni si objektiv ushqyerjen e pjesshme me gji për aq sa keni mundësi. Disa nëna, të cilat nuk mendojnë se fëmijët e tyre do të kthehen në gji, vendosin një objektiv për pompimin dhe sigurojnë sa më shumë qumësht gjiri të munden për t’ia ushqyer atë bebes me shishe (ekskluzivisht pompim). Disa nëna duan të rikthejnë marrëdhënien e gjidhënies pas, dhe nuk janë të shqetësuara se sa qumësht ato do të ofrojnë.

Është interesante, një studim i nënave në ri-laktacion gjeti se “Prodhimi i qumështit është më shpesh një qëllim dhe, kur përcaktohet kështu, ai ka të ngjarë të ndikojë nënën për të vlerësuar përvojën e saj negative dhe të rezultojë në vështirësi në arritjen e një furnizimi total me qumësht.”

Nuk ka asnjë mënyrë të drejtë ose të gabuar për të caktuar objektivat për ri-laktacionin. Dhe ju mbase nuk doni të vendosni asnjë qëllim të fortë në vetvete por t’ia lini në dorë kohës dhe përpjekjve të vullnetit tuaj.

Si mund të rikthej qumështin e gjirit?

Ka dy pjesë të lidhura, në ri-laktacion: rritja përsëri e furnizimit me qumësht, dhe rivendosja e fëmijës përsëri në gji. Këto janë projekte të ndërlidhura, ashtu si gjëja më e mirë për furnizimin tuaj me qumësht është që të keni një fëmijë që vendoset në gji shpesh, dhe një fëmijë ka më shumë gjasa të kthehet në gji, nëse ka mjaftueshëm qumësht atje.

Por së pari, dhe ndoshta më e rëndësishmja, është të kërkoni mbështetjen e duhur në personat e aftë për këtë proçes. Nje specialist laktacioni do të përshkruaj me detaje për ju gjithçka që ju duhet të dini mbi proçesin dhe veprimet që duhet të kryeni për t’ia arritur këtij suksesi hap pas hapi. Induktimi i laktacioni është një arritje e cila kërkon përkushtim.

Kërkoni mbështetje.

Siç vërehet më sipër, nënat në studimet e përmendura më lart kanë qenë duke marrë ndihmë të kualifikuar gjatë ri-laktacionit, dhe kjo mund të ketë ndikuar arritjet e tyre të suksesit.

Ju mund të dëshironi të konsultoheni me një konsulent laktacioni, udhëheqës La Leche League, një pediatër që është trajnuar për gjidhënien, apo një personi tjetër i cili është i trajnuar në fushën e gjidhënies. Një person i profilizuar në fushën e laktacionit mund t’iu ndihmojë të zbuloni arsyet pse ndaloi ushqyerja juaj me gji, problemet e ri-laktacionit, dhe t’iu drejtojë në rrugën e duhur për të përmbushur qëllimet tuaja.

Ndihma nga persona të trajnuar është e rëndësishme, por mos nënvlerësoni fuqinë e mbështetjes nga nënat e tjera, familja dhe miqtë. Duke pasur më shumë njerëz në ekipin tuaj ju mund të bëni një ndryshim më të madh në suksesin e ushqyerjes me gji. Ju mund të dëshironi të diskutoni qëllimet tuaja dhe motivimin me miq apo anëtarë të familjes (posaçërisht partnerin tuaj), dhe të kërkoni mbështetjen apo inkurajimin e tyre. Ri-laktacioni kërkon kohë dhe përpjekje, dhe të kesh mbështetje është çelësi i suksesit.

Zbuloni çfarë ka ndodhur.

Kjo ndihmon për të shqyrtuar përse ushqyerja me gji nuk ka funksionuar për ju. Në qoftë se kjo ishte një problem me menaxhimin e bazave të gjidhënies (këshilla të varfra, ushqyerja e rrallë, etj), ri-laktacioni mund të jetë një projekt i thjeshtë i rifillimit të asaj që keni nisur më parë. Nëse dhënia e gjirit ka përfunduar, sepse, pavarësisht nga “duke bërë çdo gjë të drejtë,” ju nuk prodhonit qumësht mjaftueshëm, dhe fëmija juaj refuzonte gjirin, ka më shumë probleme për t’u eksploruar. Nëse keni ndaluar gjidhënien për shkak të dhimbjes, të mësuarit më shumë në lidhje me thithjen dhe pozicionimin e bebes në gji, bën të eksplorohen mundësitë e çështjeve si gjuhë kravata, të cilat janë tema të vlefshme për t’u marrë në konsideratë.

Ju mund të gjeni të arsyeshme të bisedoni me një specialist laktacioni mbi problemet të cilat ju detyruan të hiqni dorë nga gjidhënia dhe të vendosni nëse dëshironi ta ktheni këtë marrëdhënie me fëmijën tuaj.

ticiana kushi CBEUntitled