Pse të mos eksperimentojmë me fruta të ndryshme si ananas, mango apo manaferra?

Përbërësit:

  • 4 shkopa bambu
  • 1 mandarinë, e qëruar
  • 1 banane, e qëruar
  • 8 luleshtrydhe, të lara dhe pa gjethe
  • 15ml lëng portokalli
  • Një majë luge kanellë

Pregatitja:

  1. Zhytini shkopinjtë e bambusë në ujë – kjo i ndalon ata të digjen. Ndani mandarinën në thela dhe priteni në 8 feta bananen. Përzieni lëngun e portokallit dhe kanellën së bashku në një tas, shtoni frutat dhe përziejini mirë për t’u larë të gjitha në shurup.
  2. Ngrohni paraprakisht furrën në nxehtësi të lartë. Vendosini frutat mbi shkopinjtë e lagur dhe pastaj vendosini nën skarën e furrës. Piqini për 3-4 minuta, duke i kthyer 1 herë ose 2 herë derisa ato të karamelizohen lehtë. Hiqini frutat nga shkopinjtë, lërini të ftohen dhe pastaj shërbejini. Për arsye sigurie, nuk duhet t’i jepni fëmijës tuaj fruta në shkopinj.

Të dhëna mbi recetën:

Fruit_kebabs_600x440Mosha: mbi 12 muajsh

Pa gluten

Vegjetarian

Nuk ka përbërës të shtuar qumështi

Nuk ka përbërës të shtuar veze

Ëmbëlsirë

Snack

Përmban: Fruta