Kapsllëku tek foshnjat.

Çfarë është: Nuk është ajo që ju ndoshta mendoni. Foshnjat mund të defekojnë diku nga 8 – 10 herë në 1 herë për çdo 7 – 10 ditë dhe ende të konsiderohen se janë mirë për aq kohë sa ata nuk kanë siklete dhe grindje. Në vend të kësaj, kapsllëku është për ata që kanë probleme me të dalën jashtë, kur në fakt bebat dëshirojnë të dalin.

Pse kjo është problematike: Foshnja mund të behët kaps kur ju kaloni në një ushqim të ri, si psh: nga qumështi i gjirit tek formula, nga formula në qumësht lope, ose kur ju i filloni ushqimet e ngurta fëmijës tuaj.

Si ta dalloni atë: Mbani nën vëzhgim qëndrueshmërinë e feçes së bebes tuaj: “Nëse foshnja zihet kaps, feçja e tij do të dalë  jashtë në formën e topave të vegjël e të fortë .”Ose ai do të jetë duke nxjerrë shumë gazra dhe do të lodhet duke u përpjekur për të dalë jashtë. Gjithashtu, kini kujdes feçen e zezë, të kuqe ose ngjyrë gështenjë, e cila tregon se mund të ketë gjak në të. Gjaku mund të jetë një shenjë e diçkaje akoma më serioze, kështu që lini një vizitë me mjekun e foshnjës, nëse ju shikoni ndonjë nga këto feçe në pelenën e bebes tuaj. Feçet e verdha, jeshile apo kafe janë OK.

Si ta ndihmoni beben tuaj: Së pari, pyesni doktorin e foshnjës t’iu rekomandojë një trajtim. Në varësi të moshës së fëmijës, mjeku mund të thotë se kjo është e lejueshme t’i jepni fëmijës pak lëng kumbullash vishnje (ndoshta vetëm 30-60 ml); fibrat do të ndihmojnë duke zbutur konsistencën e feçes. Ose, në qoftë se mjeku i foshnjës e miraton, ju mund të përdorni një supozitor glicerinë i cili mund të krijojë lubrifikimin për të cilin foshnja juaj ka nevojë për të kaluar feçen jashtë.