Jeni duke hasur vështirësi me GJUMIN e bebes tuaj apo me GJIDHËNIEN ??? Jeni në vendin e duhur.

Mirëseerdhët në faqen “Bota e Bebave”. Prej shumë muajsh tashmë, kjo faqe ofron një mori informacionesh të vlefshme rreth bebave dhe mëmësisë. Por përvec informacioneve të ndryshme mbi shqetësimet kryesore tek bebat kjo faqe ofron edhe shërbime. Dy Shërbimet kryesore që ofrohen në këto moment janë Trajnimet e Gjumit për Beba dhe Shërbimet e Laktacionit.

Keni probleme me vendosjen e Bebes në gjumë? Bebi juaj zgjohet shpesh herë gjatë natës? Dremitjet e ditës nuk i kalojnë më tepër se 30-40 minuta? Jeni në vendin e duhur. Këtu do të gjeni zgjidhje për të gjitha problemet e gjumit të bebave.

unnamed

Ja se me çfarë mund t’iu ndihmojnë juve dhe familjen tuaj Trajnimet E Gjumit:

  • Zgjimet në mënyrë të vazhdueshme natën.Pasi të kem mbledhur gjithë historikun e gjumit të bebit tuaj, unë do të analizoj pse fëmija juaj zgjohet vazhdimisht natën dhe do të fillojmë menjëherë nga puna për t’i ndrequr këto.
  • Eleminimi i “lidhjeve të gjumit”.Nëse fëmija juaj ka nevojë të tundet, të pijë gji, të mbajë një beberon gënjeshtër në gojë apo mënyra të tjera për ta zënë gjumi do të kujdesemi që t’ia heqim këto vese. Unë do të krijoj një plan hap pas hapi për ju se si të mësoni fëmijën tuaj të flejë vetë, i pavarur, duke mos u ndikuar nga ju apo diçka tjetër për ta zënë gjumi.
  • Ndërprerja e ushqyerjes natën.Si një Mentore Gjumi dhe Specialiste Laktacioni unë do t’iu ndihmoj të vendosni se cila nga zgjimet e fëmijës është e nevojshme sepse ai vërtet ka nevojë të pijë (nëse do të ketë) dhe do të punojmë në ato për të cilat ai zgjohet thjesht për komfort. Nuk do t’iu rekomandoja asnjëherë të ndërprisni çdo ushqyerje natën, nëse bebi juaj nuk është gati apo nuk ka përmbushur disa kritere. Do të punojmë shumë ngushtë në këtë pjesë, në mënyrë që ju t’i përgjigjeni në mënyrën e duhur zgjimeve gjatë natës. Të mos vepruarit drejt nga ana e prindërve mbi këto zgjime është një nga arsyet pse mund të mos funksionojë Trajnimi i Gjumit. Pra, në këtë pikë prindërit duhet të tregohen të vendosur. Çdo plan gjumi do të vijë me një grafik që do t’iu udhëzojë mbi Urinë Vs. Komfortin. Kështu ju do të keni mundësinë të dalloni nëse bebi është zgjuar se me të vërtetë ka nevojë të pijë apo sepse kërkon thjeshtë praninë tuaj.
  • Programi dhe oraret e gjumit. Të sigurohesh se fëmija juaj po ndjek një program gjumi sipas moshës së duhur është një faktor shumë i rëndësishëm në ndihmën që një fëmijë të flejë mirë. Bashkërisht do të diskutojmë se për sa orë gjumë ka nevojë të marrë fëmija juaj; për sa dremitje në ditë dhe sa të gjata në kohë; dhe për të analizuar se sa orë ai duhet të qëndrojë zgjuar midis dremitjeve. Më e rëndësishmja është se do të punojmë së bashku për t’u siguruar se gjumi i fëmijës tuaj po realizohet në mënyrë të tillë që të përmbushë të gjitha aktivitetet dhe energjitë që ai po harxhon gjatë ditës.
  • Problemet gjatë gjumit të ditës.Fëmijët që kanë vese të këqija gjumi, zakonisht dremisin pak ditën, për vetëm 30-40 minuta. Atyre u duhet të tunden, të pijnë apo edhe ndonjë xhiro me makinë a karrocë vetëm për të rënë në gjumë.
  • Varësia ndaj beberonit gënjeshtër.A ka nevojë fëmija juaj për një beberon që e ndihmon të flejë dhe kur ai i bie natën ju jeni aty zgjuar duke ja rivendosur? Teknikat e mia do t’iu ndihmojnë për t’i redukturar varësinë ndaj beberonit fëmijës që kur ai t’i bjerë natën, bebi të mos zgjohet dhe të qajë. Beberoni gënjeshtër ka shumë të mira dhe eleminimi i tij nuk është e vetmja zgjidhje. Vetëm nëse do ta kërkoni ju një gjë të tillë mund të punojmë edhe për t’ia hequr përgjithnjë beberonin fëmijës .
  • Zgjimet në mëngjes herët.Kur një fëmijë fillon të zgjohet herët në mëngjes, këto zgjime mund të bëhen të vazhdueshme dhe të vështira për t’u zgjidhur. Bashkë do të punojmë për të rinvendosur orën e brendshme të bebit tuaj në mënyrë që ai të zgjohet në një orë më të përshtatshme.
  • Regresionet e gjumit.Regresionet e gjumit janë shumë komplekse dhe shumë herë prindërit ofrojnë komfort shtesë, ushqim, dhe prishin zakonet e vjetra të gjumit thjesht për të kaluar regresionin. Unë do t’iu ndihmoj të kaloni lehtësisht çdo fazë, ndërkohë edhe duke marrë në konsideratë etapat e arritjeve që bebi do të jetë duke kaluar në atë kohë. Nuk ka arsye pse të mos mësoni një fëmijë të flejë mirë vetëm sepse ai mund të jetë në periudhën e regresionit. Thjesht regresionin duhet ta bëjmë pjesë të planit të trajnimit të fëmijës.
  • Dhe shumë të tjera.Çdo fëmijë është i ndryshëm nga një tjetër dhe ka një histori unike gjumi. Pres me padurim të dëgjoj gjithçka rreth bebit tuaj dhe ta ndihmojë atë që më në fund të marrë gjithë gjumin që i nevojitet për t’u rritur i shëndetshëm

Për më tepër informacione rreth Mënyrës se si kryhet një trajnim gjumi për beba klikoni këtu. Për të rezervuar Paketën E Gjumit të fëmijës tuaj shikoni Paketat e Gjumit.

Nëse jeni të paqartë se si një trajnim gjumi do t’iu ndihmojë juve apo fëmijën tuaj më kontaktoni në fcb “Bota e Bebave” ose në emailet: botaebebave@hotmail.com , ticianakushi@hotmail.com , info@botaebebave.com .

bfing-mama-baby-logo

Shërbimi tjetër që ofrohet në këtë site janë KONSULENCAT E LAKTACIONIT.

Për herë të parë në Shqipëri vjen shërbimi më i ri dhe më i nevojshëm për nënat pas lindjes së fëmijës, Specialist i Çertifikuar Laktacioni/Gjidhënieje. Një fushë krejt e re dhe e panjohur në kulturën e vendit tonë, por kaq shumë e nevojshme për nënat të cilat hasin vështirësi nga më të ndryshmet përgjatë periudhës së ushqyerjes së bebit me gji.

Në këtë hapësirë, do të gjeni ndihmë për çdo problem që mund të hasni, duke filluar që nga pozicionet korrekte të gjidhënies, në planet për çdo nënë-fëmijë mbi probleme karakteristike si psh: Sasia E Pakët E Qumështit Të Gjirit, Bebi Refuzon Gjirin Ose Beberonin, Keni Thitha Të Sheshta Dhe Nuk Realizoni Dot Gjidhënien, e deri tek problemet me Mastitin Apo Kanalet e Bllokuara Të Qumështit. Për nënat problemi i të cilave kërkon një vëzhgim apo asistencë nga afër ofrohet shërbimi i VIZITAVE në shtëpi. Mos i lejoni vështirësitë e çastit të ndikojnë gjidhënien tuaj apo ushqyerjen më të vyer të një bebeje për t’u rritur i shëndetshëm.

Veproni Në Kohë, Vepro Tani.

Kontakto Specialisten e Laktacionit dhe jepi fund vështirësive të tua. Përfito planin tënd të Laktacionit dhe ndjehu e lumtur.

Për më tepër informacione mbi Konsulencat e Gjidhënies mund të klikoni këtu. Për Planet e Laktacionit klikoni këtu.

Për të parë historitë e sukseshme të nënave rreth TRAJNIMEVE TË GJUMIT dhe SHËRBIMEVE TË LAKTACIONIT të ofruara prej meje klikoni këtu.

ticiana kushi CBE

like_us_on_facebook

ÇERTIFIKIMET E MIA.

certificatesjpg