Ja si ta trajtoni ekzemën e bebit në kushte shtëpie.

3485

Ja si ta trajtoni ekzemën e bebit në kushte shtëpie.

oatmeal-bath-baby-eczema-Small

Një nga faktorët e rëndësishëm për trajtimin e ekzemës foshnjore është të parandaloni fëmijën tuaj të kruhet. Kruajtja mund ta bëjë skuqjen më keq, mund të çojë në infeksion, dhe të shkaktojë lëkurë të inatosur dhe me luspa më të trasha.

  • Sigurohuni që t’ia prisni sa më shpesh thonjtë fëmijës suaj, dhe pastaj mundohuni t’i limosni thonjtë nëse mundeni. Disa prindër u veshin “dorashka kundër kruajtjeve” të vegjëlve të tyrë. Të tjerë përpiqen t’u vendosin çorape të gjata, nën mëngën e bluzave, kështu që fëmija do ta ketë të vështirë për t’i hequr.

Gjërat e tjera që ju mund të bëni për të trajtuar ekzemën e fëmijës tuaj në shtëpi përfshijnë:

  • Lajeni fëmijën tuaj për jo më shumë se 10 minuta në ujë të ngrohtë. Uji i nxehtë mund t’i heqë lëkurës vajrat natyrale mbrojtëse të saj.
  • Përdorni sapunë të butë, pa aromë për trupin dhe robet e bebit. Sapunët e parfumuar, deodorantët, dhe sapunët anti-bakterial mund të jenë të ashpër për një lëkurë të ndjeshme si ajo e një fëmije.
  • Përdorni sapun vetëm në pjesët ku fëmija juaj mund të jetë pis, të tilla si: organet gjenitale, duart dhe këmbët. Thjesht shpëlajeni pjesën tjetër të trupit të fëmijës tuaj.
  • Mos e thani lëkurën e fëmijës tuaj duke e fërkuar me peshqir por thjesht cekeni atë sa më butë me peshqir apo me një robë pambuku.
  • Aplikoni një krem hidratues ndërkohë që lëkura e fëmijës suaj është akoma e  lagësht.
  • Produktet e bollgurit po t’i shtohen ujit në vaskën e fëmijës tuaj mund ta bëjnë lëkurën e tij më pak të thatë. Bisedojeni këtë me mjekun tuaj.
  • Për të minimizuar acarimin e lëkurës nga fërkimi i veshjeve, ju këshillojmë ta vishni fëmijën tuaj me rroba të lirshme të përbëra nga pambuku. Gjithmonë lajini rroba e reja e të sapoblera para se t’ia provoni ato fëmijës tuaj.
  • Përdorni një detergjent pastrues të butë dhe pa aromë për të larë rrobat e foshnjës suaj.
  • Shmangni vendosjen e shumë batanijeve teksa fëmija juaj fle dhe mos e vishni trashë atë. Kjo mund ta bëjë fëmijën tuaj të ndihet i nxehtë dhe i djersitur, duke shkaktuar kështu një shpërthim ekzeme.

 

Për më shumë informacione se çfarë është ekzema klikoni këtu.

Për informacione mbi trajtimet e tjera të ekzemës klikoni këtu.