Ja sa vezë duhet të konsumojë një grua shtatzënë?

2128

Një e verdhë veze përmban rreth 185 miligram kolesterol. Një i ritur mund të konsumojë rreth 300 miligram. Gjatë shtatzënisë, konsumimi i dy vezëve në ditë, do të rrisë shumë nivelin e kolesterolit. Konsumimi i një deri në dy vezë në shumicën e ditëve të javës, nuk është e dëmshme. Gjithsesi, nëse vuani nga mbipesha apo vuani nga kolesteroli i lartë konsumimi i vezëve çdo ditë mund të çojë në komplikime.

Si t’i zgjedhim dhe t’i gatuajmë vezët?

Ja si t’i gatuani vezët që të mos sëmureni:

  • Një vezë në madhësi mesatare e zieni për shtatë minuta.
  • Skuqeni vezën nga të dyja anët.

Nëse preferoni të hani jashtë, bëni kujdes nga ushqimet që përmbajnë vezë. Si psh:

  • Majonezë e bërë në shtëpi
  • Akullore
  • Tiramisu
  • Salcat etj.

Nëse përgatisni në shtëpi ushqime që përmbajnë vezë si psh: majoneza, përdorni vezë të pasterizuara. Proçesi i pasterizimit i zhduk bakteret nëpërmjet nxehtësisë.

Si t’i ruajmë vezët?

Më poshtë gjeni disa udhëzime si t’i ruani vezët në mënyrë të sigurtë:

  • Vezët kërkojnë temperaturë nën 20 gradë celcius, prandaj ruajini në frigorifer
  • Mos i vendosni vezët pranë ushqimeve të tjera
  • Konsumoni ushqimet që përmbajnë vezë menjëherë pas përgatitjes . Nëse nuk i konsumoni atëherë, vendosini në frigorifer por jo më shumë se dy ditë.
  • Vezët e ziera nuk mund të rrinë në frigorifer më gjatë se tre ditë.

Udhëzime për të shmangur përhapjen e bakterit:

Bakteret përhapen shpejt nga vezët tek ushqimet e tjera. Ato mund të jenë brenda vezës ose në lëvozhgën e saj. Më poshtë gjeni udhëzimet për ndalimin e përhapjes së tyre:

  • Mos i vendosni vezët pranë ushqimeve të tjera, pavarësisht nëse i keni thyer apo jo.
  • Kujdes mos shpërndani përmbajtjen e vezes në ushqime apo pjata të tjera.
  • Lajini duart me ujë të ngrohtë dhe sapun pasi keni mbajtur vezët në dorë.
  • Pastrojini pjatat dhe sipërfaqet pasi keni gatuar vezët.
  • Mos përdorni vezë që kanë lëvozhgë të thyer pasi përmbajnë baktere dhe papastërti.

Sa është jetëgjatësia e vezës?

Jetëgjatësia e vezës është  28 ditë. Por ajo mund të konsumohet një ose dy ditë më vonë nëse është e gatuar mirë, kur e bardha dhe e verdha e saj janë solide, të forta.

Edhe pse ekzistojnë disa risqe shëndetësore të lidhura me konsumimin e vezëve gjatë shtatzënisë, ju mund t’i konsumoni ato përsa kohë që ndiqni udhëzimet e sigurisë.