Ja sa shpesh duhet ta ushqeni me gji fëmijën.

6398

Ja sa shpesh duhet ta ushqeni me gji fëmijën.

breastfeeding12

 

Lejojeni bebin tuaj të jetë udhëzuesi juaj përsa i përket ushqyerjes së tij me gji. Ushqejeni bebin sa herë që ai dëshiron. Ju nuk keni nevojë të përpiqeni për të vendosur një rutinë të ushqyeri gjatë ditëve apo javëve të para të jetës së tij.

Sapo dita e parë e përgjumur ose e dyta të kenë kaluar, fëmija juaj mund t’iu duket i uritur gjatë shumicës së kohës. Dhe ai ndoshta me të vërtetë është, pasi në këtë moshë një bebe e tret shpejt ushqimin që ka marrë. Dhe mos harroni, stomaku i tij është shumë i vogël.

Fëmija juaj ndoshta do të dojë të pijë gji 8 deri në 15 herë në ditë për javën e parë të jetës. Në javët e para bebi do të zgjohet dhe do të kërkojë të ushqehet shpesh, ditën dhe natën gjithashtu. Deri në fund të javës së parë ju do të vini re se keni vendosur një ekuilibër prej 6-9 ushqyerjesh me gji në ditë. Bebi mund ta kërkojë gjiri nga çdo 90 min deri në çdo 2 orë.

Nëse ju e ushqeni bebin kaq shpesh, ai do të kujdeset për furnizimin tuaj me qumësht dhe sa më shumë të pijë bebi aq më shumë qumësht ju do të prodhoni. Gjithsesi, nënat duhet të sigurohen se bebi është duke e thithur mirë gjirin, në të kundërt ai do të thithë vetëm thithat e saj, çka do të rezultojë në dhimbje për nënat dhe mos-ngopje për bebin.

Qumështi juaj me kalimin e minutave që bebi është duke pirë fillon dhe bëhet më i trashë dhe më kremoz dhe do jetë më e vështirë për bebin ta gëlltisë nëse ju nuk e keni vendosur atë siç duhet në gji. Ju mund të keni vënë re që bebi do të pijë më shpesh natën dhe për më gjatë. Kjo është krejtësisht normale pasi hormoni që kujdeset për prodhimin e qumështit, Prolaktina, prodhohet më shumë gjatë natës kur trupi juaj është në qetësi.

Fëmija juaj mund të humbasë peshë, para se të dalë nga materniteti, kjo ndodh pothuajse me të gjithë bebat. Por kjo nuk do të thotë se ai nuk është duke marrë mjaftueshëm qumësht nga ju, ndaj mos u shqetësoni. Të sapolindurit zakonisht humbasin rreth 5 – 10 % të peshës së tyre të lindjes në tre ditët e para.

Pas disa ditësh fëmija juaj duhet të fillojë të fitojë peshë përsëri. Nëse ju e peshoni atë, pas pesë deri në shtatë ditësh ju duhet të jeni në gjendje për të parë se ai ka filluar të rritet.

I vogli juaj në disa periudha të ndryshme do të kalojë vrullet e rritjes dhe për shkak të këtyre ai do të jetë më i urritur se zakonisht. Bebi mund të dojë të ushqehet më shpesh dhe për më gjatë. Ofrojani gjirin fëmijës aq herë sa ai të dëshirojë, sepse vetëm kështu do të bëni të mundur që ta furnizoni mjaftueshëm me qumësht atë dhe t’i siguroni rritjen për të cilën vogëlushi juaj ka nevojë. Nëse juve ja ofroni bebit gjirin atëhrë kur ai e kërkon, në një apo dy ditë sasia juaj e qumështit do të jetë rritur dhe do t’i përmbushë më së miri nevojat e tij.

Për më tepër informacione mbi “Vrullin e Rritjes” klikoni këtu.