Ja cilët janë shkaktarët e ekzemës tek fëmijët.

5361

Ja cilët janë shkaktarët e ekzemës tek fëmijët.

seborrheic-eczema_4x3

Çfarë mund ta shkaktojë ekzemën tek një foshnje nuk mund ta shkaktojë tek tjetri. Megjithatë, ka disa shkaktarë të përgjithshëm për disa ekzema të zakonshme që mund të shmangen, duke përfshirë:

  • Lëkura e thatë.

Kjo shpesh shkaktohet nga lagështia e ulët, sidomos gjatë dimrit kur shtëpitë janë të mirë nxehura dhe ajri është i thatë. Lëkura e thatë mund ta bëjë ekzemën e një fëmijë më shumë të kruajtshme.

  • Irritues të jashtëm.

Mendoni pak për gërvishtjet nga rrobat e leshit, poliestra, parfumet, sapunet e trupit, dhe ilaçet e lavanderisë. Këto të gjitha mund të shkaktojnë çarje lëkure me ekzemë në një fëmijë.

  • Stresi.

Fëmijët me ekzemë mund të reagojnë ndaj stresit duke e përkeqësuar atë, gjë që më pas çon në një lëkurë të thatë e të copëzuar në luspa dhe rrit simptomat e ekzemës.

  • Nxehtësia dhe djersitja.

Të dyja, si nxehtësia e tepër edhe djersitja po ashtu, mund ta përkeqësojnë kruarjen nga ekzema foshnjore.

  • Alergene të ndryshme.

Ka ende debate në se alergjitë ushqimore tek fëmijët mund të shkaktojnë një ekzemë apo jo. Disa ekspertë besojnë se heqja e qumështit të lopës, kikirikëve, vezës, ose frutave të caktuara nga dieta e një fëmije mund të ndihmojë që simptomat e ekzemës të mbahen nën kontroll. Mos harroni, një fëmijë që pi gji mund të jetë ekspozuar ndaj këtyre ushqimeve nëpërmjet qumështit të nënës përveç faktit që mund t’i ketë ngrënë ato vetë, ndaj debati mbetet i hapur.

Për më shumë informacione se çfarë është ekzema klikoni këtu.