Ja cilat janë 7 superushqimet që duhet të konsumoni patjetër në shtatzëni.

7598

Ju jeni duke rritur brenda vetes një fëmijë dhe jeni të uritur! Konsumoni këto lëndë ushqyese për të rritur zhvillimin e të vegjëlve tuaj dhe të ndiheni më mirë gjatë shtatzënisë.

Gjithëkush dëshiron të ushqehet shëndetshëm, por në anketën tonë të kohëve të fundit të 2300 mamave, kemi zbuluar se 63 për qind e tyre nuk i plotësojnë pesë deri në nëntë sasinë e caktuar të rekomanduar në ditë, dhe 36 % bien pre e ushqimeve të pashëndetshme në pjesën më të madhe të ditëve. Nuk është e lehtë të konsumosh perime, kur në vend të saj do të dëshironit pica. Nga të gjitha superushqimet, kemi gjetur ato që kanë më tepër ndikim. Kjo do të thotë se ata bëjnë të paktën një nga këto: ju ndihmojnë në uljen e rrezikut të defekteve të lindjes, nxisin zhvillimin e shëndetshëm të fetusit, ose ndihmojnë në parandalimin e komplikimeve gjatë shtatzënisë. Ju bëftë mirë, Mama!

1. Mish pa dhjamë

Me vetëm një sasi prej 85 gram, ju plotësoni gjysmën e kërkesës tuaj të përditshme për zink, një mineral që, në qoftë se merret në sasi të mjaftueshme, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për ndërlikime gjatë shtatzënisë, lindjen parakohe, dhe infeksionet neonatale. Përveç kësaj, plotëson 8 për qind të nevojave të hekurit dhe 30 për qind të nevojave të përditshme për proteina. Zgjidh copa ushqimesh me më pak se 10 gram yndyrë totale. Bifteku ose fileto janë të lehta për t’u gatuar në zjarr të ngadaltë. Mund të konsumoni një hamburger nëse ju ka marrë malli për të, por vetëm një copë të vetme, për të mbajtur sasinë e yndyrës nën kontroll.

2. Thjerrëzat.

Gjysëm filxhan thjerrëza përmbajnë pothuajse 25 për qind të dozës tuaj të përditshme të acidit folik. Edhe pse ju mund të merrni acid folik në ushqime të fortifikuara si drithëra, makarona, oriz, ose në produkte të tjera të grurit, kjo lëndë ushqyese gjendet natyrshëm tek thjerrëzat. Synoni ti konsumoni ato dy herë në javë: supë të zakonshme me thjerrëza, shtojini ato në sallatëra, apo shërbejini ato si një pjatë e dytë me pulë ose peshk.

3. Miell Tërshëre/bullgur.

Vetëm një filxhan i këtij mëngjesi të preferuar (ose tradicionale ose të çastit) jep më shumë se 30 për qind të dozës tuaj të përditshme të magnezit, të cilat trupi i ka të nevojshmë për të ndërtuar kockat e foshnjës dhe dhëmbët. Duke marrë 350 deri 360 miligram magnez, gjithashtu, mund të zvogëloni rrezikun e lindjes parakohe, si dhe të rregulloni nivelin e sheqerit në gjak dhe presionin e gjakut.

4. Speci i kuq.

Një spec i kuq jep gati tri herë më shumë vitaminë C se portokalli! Kjo lënë ushqyese është e famshme për mbajtjen e sistemit imunitar në formë sulmuese, një përfitim që është veçanërisht i dobishëm në shtatzëni, e cila mund të shkaktojë një ngërç në sistemin imunitar të një gruaje. Fuqia antioxidante e vitaminës C, mund të promovojë zhvillimin e trurit të fetusit  dhe ndihmon trupin tuaj të absorbojë hekurin aq shumë të nevojshëm. Kështu që, konsumoni nje sallatë me speca të kuq.

5. Salmoni.

Ky është ushqimi i vetëm në listën tonë që përmban DHA, acidin e fuqishëm yndyror Omega-3. Marrja e sasisë së rekomanduar prej 300 miligramë në ditë ju mbron nga lindja e  parakoheshme, preeclampsia, dhe depresioni. Kjo ndihmon në zhvillimin e trurit të fëmijës, sistemin nervor qendror, dhe sytë. 85 g salmon përmban 500 mg Omega-3. Sugjerohet të konsumohet një herë në javë. Ditët e tjera, zgjidhni të konsumoni ushqim deti si harengë, sardelet, dhe ton të konservuar (të cilat ju mund t’a hani të sigurtë 170 g çdo javë), ose kërkoni në supermarkete për ushqime me DHA, duke përfshirë qumësht, kos, bukë, dhe çokollatë.

6. Patate e ëmbël.

Të  pjekur, ose pure-vetëm një nga këto mënyra jep më shumë se 400 për qind të vitaminës A të masës ditore që ju nevojitet! “Kjo lëndë ushqyese është veçanërisht e rëndësishme gjatë tremujorit të parë, kur ndarja qelizore ndodh shpejt dhe trupi i fëmijës suaj po zbulon se cilat qeliza do të bëhen pjesë e cilit organ ose pjesë e trupit”, thotë Sweeney. Plus, patatja e ëmbël është e ngarkuar me fibra dhe komplekse karbohidratesh energjitike që ju çojnë në më pak kalori.

7. Kosi.

Vetëm me një filxhan kos, ju fitoni 30 për qind të kërkesës tuaj të përditshme të kalciumit. “Nëse fëmija juaj nuk ka marrë kalcium të mjaftueshme nga ushqimi që ju hani, ai do ta marrë atë nga kockat tuaja “, thotë Jarosh. Kosi është i fortifikuar me probiotik, bakteret e mira të zorrëve që mund të reduktojnë rrezikun e fëmijës suaj për zhvillimin e ekzemës ose alergjive të tjera më vonë në jetë. Mund t’a ëmbëlsoni me disa fruta dhe kanellë ose xhinxher.