Ja çfarë thonë studimet për ndikimin e gjumit tek bebet.

4616

Deprivimi nga gjumi kur vjen në jetë një foshnje është krejtësisht normal.

Po, pagjumësia është një pjesë normale e prindërimit. Por, kur fëmijët dhe prindërit vuajnë nga privimi kronik i gjumit, ne duhet të jemi seriozisht të shqetësuar. Bebeve u duhet gjumi për të mbështetur zhvillimin e shëndetshëm. Prindërive u duhet gjumi për të mbajtur mendjen e shëndoshë. Gjumi është një nevojë universale e njeriut.

360-degrees-of-baby-sleep-advice-20140528090629-jpg-q75dx720y432u1r1ggc-_compressed

Pse foshnjat kanë nevojë për gjumë?

Si prindër, ne të gjithë kemi qenë dëshmitarë të humbjes së një dremitjeje tek bebet, një gjumi të vonuar, apo gjumit të shkurtër ndërkohë që udhëtojmë. Unë kam një djalë 22 muajsh dhe mund të them me bindje se i kam provuar të gjitha situatat e mundshme. Më poshtë do të përmend disa nga studimet më të rëndësishme që janë bërë mbi gjumin në marrëdhënien nënë-fëmijë. Vëzhgimet e mia janë të mbështetura gjithashtu nga literatura shkencore. Ja pse gjumi është i rëndësishëm për foshnjat:

  • Të mësuarit. Gjumi ka treguar se është i rëndësishëm për pjekurinë e trurit të foshnjave, dhe konsolidimin e kujtesës së tyre [1]. Disa studime kanë treguar se foshnjat me gjumë efikas nate (përqindja më e madhe e kohës së kaluar në gjumë gjatë natës) kanë pasur rezultate kognitive të larta [2].

Ja një shembull i mrekullueshëm i ndikimit të gjumit në aftësinë e të mësuarit: Dr. Rebecca Gómez dhe kolegët në Universitetin e Arizonës luajtën një regjistrim prej 15-minutash në një gjuhe të rreme për foshnjat 15-muajshe. Katër orë më vonë, foshnjat u testuan për kujtesën e tyre ndaj gjuhës së re. Ata që kishin fjetur pas dëgjimit të regjistrimit kishte kujtime të mira abstrakte të gjuhës, e cila u dha më shumë fleksibilitet në mësim, në krahasim me ata që nuk kishin dremitur pas dëgjimit të gjuhës [3]. 24 orë më vonë, fëmijët që dremitën ende mbanin mend strukturën gramatikore të gjuhës, ndërsa foshnjat që nuk kishin fjetur nuk kishin asnjë kujtim të kësaj gjuhe në përgjithësi [4].

  • Humori. Foshnjat që flenë më shumë gjatë natës është gjetur se kanë një temperament “më të lehtë”, janë më të afrueshëm, më pak të shpërqendruar, dhe më shumë të adaptueshëm [5]. Në një studim mbi foshnjat që pushonin mirë dhe atyre që nuk flinin apo grindeshin, foshnjat që nuk dremisnin stresoheshin më lehtë dhe pikëlloheshin më shpejt nga një ndarje e shkurtër nga nëna e tyre [6]. Në studimet e shumta të ndërhyrjeve që përmirësuan gjumin e foshnjave, prindërit vunë në dukje se fëmijët e tyre ishin më të sigurt, më të parashikueshëm, më pak nervoz, më të lumtur dhe më pak të bezdisshëm [7].
  • Rritja. Disa studime kanë treguar se foshnjat që të flenë më pak gjumë fitojnë më shumë yndyrë [8] dhe janë në rrezik të lartë për të qenë mbi peshë në moshën 3 vjeç [9]. Ju duhet ta dini se fëmija juaj është duke fjetur sa duhet në qoftë se ai/ajo bie në gjumë lehtë dhe zgjohet i/e lumtur pas 11-12 orë gjumi nate.

Nëse mjeku ju ka siguruar se fëmija juaj nuk vuan nga asnjë gjëndje shëndetësore ,por ju keni nevojë për ndihmë atëherë unë do t’iu sygjeroja Trajnimin e Gjumit si zgjidhja më e dobishme për beben dhe familjen tuaj. Unë ju sigurojë se jeta juaj do të marri një dimension krejt tjetër. Nëse dëshironi të dini më shumë rreth Trajnimeve të Gjumit për beba klikoni këtu.

ticiana-kushi-cbecertifikimet

REFERENCAT.

  1. Tarullo, A.R., P.D. Balsam, and W.P. Fifer. Sleep and Infant Learning. Infant Child Dev. 20(1): p. 35-46. 2011.
  2. Scher, A. Infant sleep at 10 months of age as a window to cognitive development. Early Hum Dev. 81(3): p. 289-92. 2005.
  3. Gomez, R.L., R.R. Bootzin, and L. Nadel. Naps promote abstraction in language-learning infants. Psychol Sci. 17(8): p. 670-4. 2006.
  4. Hupbach, A., R.L. Gomez, R.R. Bootzin, and L. Nadel. Nap-dependent learning in infants. Dev Sci. 12(6): p. 1007-12. 2009.
  5. Spruyt, K., R.J. Aitken, K. So, M. Charlton, T.M. Adamson, and R.S. Horne. Relationship between sleep/wake patterns, temperament and overall development in term infants over the first year of life. Early Hum Dev. 84(5): p. 289-96. 2008.
  6. Ross, C.N. and K.H. Karraker. Effects of fatigue on infant emotional reactivity and regulation. Infant Mental Health Journal. 20(4): p. 410-428. 1999.
  7. Mindell, J.A., B. Kuhn, D.S. Lewin, L.J. Meltzer, and A. Sadeh. Behavioral treatment of bedtime problems and night wakings in infants and young children. Sleep. 29(10): p. 1263-76. 2006.
  8. Tikotzky, L., D.E.M. G, J. Har-Toov, S. Dollberg, Y. Bar-Haim, and A. Sadeh. Sleep and physical growth in infants during the first 6 months. J Sleep Res. 19(1 Pt 1): p. 103-10. 2010.
  9. Taveras, E.M., S.L. Rifas-Shiman, E. Oken, E.P. Gunderson, and M.W. Gillman. Short sleep duration in infancy and risk of childhood overweight. Arch Pediatr Adolesc Med. 162(4): p. 305-11. 2008.
  10. Wake, M., E. Morton-Allen, Z. Poulakis, H. Hiscock, S. Gallagher, and F. Oberklaid. Prevalence, stability, and outcomes of cry-fuss and sleep problems in the first 2 years of life: prospective community-based study. Pediatrics. 117(3): p. 836-42. 2006.
  11. Martin, J., H. Hiscock, P. Hardy, B. Davey, and M. Wake. Adverse associations of infant and child sleep problems and parent health: an Australian population study. Pediatrics. 119(5): p. 947-55. 2007.
  12. Bayer, J.K., H. Hiscock, A. Hampton, and M. Wake. Sleep problems in young infants and maternal mental and physical health. J Paediatr Child Health. 43(1-2): p. 66-73. 2007.
  13. Hiscock, H., J. Bayer, L. Gold, A. Hampton, O.C. Ukoumunne, and M. Wake. Improving infant sleep and maternal mental health: a cluster randomised trial. Arch Dis Child. 92(11): p. 952-8. 2007.
  14. Hiscock, H. and M. Wake. Randomised controlled trial of behavioural infant sleep intervention to improve infant sleep and maternal mood. BMJ. 324(7345): p. 1062-5. 2002.
  15. Martins, C. and E.A. Gaffan. Effects of early maternal depression on patterns of infant-mother attachment: a meta-analytic investigation. J Child Psychol Psychiatry. 41(6): p. 737-46. 2000.
  16. Murray, L. and P. Cooper. Effects of postnatal depression on infant development. Arch Dis Child. 77(2): p. 99-101. 1997.
  17. Essex, M.J., M.H. Klein, E. Cho, and N.H. Kalin. Maternal stress beginning in infancy may sensitize children to later stress exposure: effects on cortisol and behavior. Biol Psychiatry. 52(8): p. 776-84. 2002.
  18. Murray, L., A. Arteche, P. Fearon, S. Halligan, I. Goodyer, and P. Cooper. Maternal postnatal depression and the development of depression in offspring up to 16 years of age. J Am Acad Child Adolesc Psychiatry. 50(5): p. 460-70. 2011.
  19. Connor, J., R. Norton, S. Ameratunga, E. Robinson, I. Civil, R. Dunn, J. Bailey, and R. Jackson. Driver sleepiness and risk of serious injury to car occupants: population based case control study. BMJ. 324(7346): p. 1125. 2002.
  20. Mindell, J.A., A. Sadeh, B. Wiegand, T.H. How, and D.Y. Goh. Cross-cultural differences in infant and toddler sleep. Sleep Med. 11(3): p. 274-80. 2010.
  21. Sadeh, A., J. Mindell, and L. Rivera. “My child has a sleep problem”: a cross-cultural comparison of parental definitions. Sleep Med. 12(5): p. 478-82. 2011.