Guida e ushqyerjes me gji gjatë vitit të parë të jetës së bebes.

4408
Guida e ushqyerjes me gji

Gjidhënia ndryshon ndërkohë që fëmija juaj rritet.  Më poshtë po ju tregojmë mënyrën si të përshtateni me këto ndryshime.

Ditët dhe javët e para të ushqyerjes me gji shpesh mund të jenë të vështira: të marrësh fëmijën dhe t’a vendosësh në gji, nevoja për disa minuta gjumë dhe inkurajimi i vetes për të vazhduar nëse keni probleme. Megjithatë, kur ju dhe fëmija juaj keni kaluar fazën e njohjes së njëri-tjetrit, mund të filloni të keni pyetje dhe shqetësime të ndryshme.

Këtu ka një pasqyrë të disa nga çështjeve të gjidhënies me të cilat mund të përballeni gjatë vitit të parë.

Muaji i parë:

Kam dëgjuar se duke e mbajtur fëmijën në pozicionin e duhur, është thelbësore për një gjidhënie të suksesshme . A është vërtetë kaq e rëndësishme?

Po, kjo është shumë e rëndësishme. Nëse ju nuk e poziciononi siç duhet, fëmija juaj mund të mos marrë mjaftueshëm qumësht, dhe thithat tuaja mund të lëndohen dhe plasariten. Në vijim keni disa këshilla si të veproni në mënyrën e duhur:

  • Poziciononi fëmijën tuaj shtrirë në njërën anën, barku i tij qëndron kundër/paralel barkut tuaj.
  • Mbështetni fëmijën me një jastëk dhe afrojeni deri në gjoksin tuaj; mos u mbështetni mbi të.
  • Duke përdorur dorën tuaj të lirë, vendosni gishtin e madh dhe gishtat e tjerë rreth areolës së gjirit tuaj (zona e errët që rrethon thithën).
  • Anoni kokën e foshnjës suaj pak prapa dhe butësisht prekni me thithën vetëm mbi buzën e tij të sipërme.
  • Kur goja e tij është gjerësisht e hapur, vendosni thithën në gojën e tij. Më parë vendosni nofullën e tij të poshtme poshtë thithës tuaj.

Muaji i Dytë:

Si ta kuptoj që fëmija po merr mjaftueshëm qumësht?

Kjo është një nga pyetjet më të zakonshme të mamave, sepse ndryshe nga një shishe, ju nuk mund t’a kuptoni sa qumësht gjiri po pi fëmija juaj. Për t’u siguruar që jeni të dy në rrugën e duhur, pediatri juaj mund të monitorojë nga afër peshën e tij, sidomos javët e para.

Për sa kohë që fëmija juaj është duke fituar peshë në mënyrë të vazhdueshme dhe pelenat e tij tregojnë se ai po ha mjaftueshëm, mund të supozoni se ai është duke marrë shumë qumësht. Nëse jeni ende të shqetësuar, planifikoni një kontroll peshe me specialistin tuaj të laktacionit.

Muaji i Tretë:

Do të kthehem në punë pas disa javësh dhe dua të vazhdoj ta ushqej fëmijën me gji? Si t’a përballoj pompimin?

Së pari, njoftoni punëdhënësin tuaj në lidhje me planet tuaja në mënyrë që ju mund të punoni së bashku për të gjetur vendin më të mirë për të përdorur pompën. Në këtë rast, duhet të filloni pompimin kur fëmija juaj është 3-4 javësh, dhe ta keni mësuar fëmijën se si të pijë në beberon. Në këtë mënyrë do të keni në frigorifer rezervë të qumështit të gjirit. Kur të ktheheni në punë, përpiquni te pomponi gjirin aq shpesh sa do të pinte fëmija juaj.

Muaji i Katërt:

Sa gjatë duhet të pres për të ushqyer fëmijën me gji, pasi kam pirë një gotë verë?

Në përgjithësi,  mund ta ushqni fëmijën me gji pas 2 deri në 3 orë. Por, për sa kohë që ndjeni efekte nga alkooli, edhe në qoftë se ju jeni vetëm pak të paqëndrueshëm, mos e vendosni fëmijën në gji.

Muaji i Pestë:

Kam dëgjuar se fëmijët që ushqehen me gji duan më shumë kohë për të fjetur gjatë natës.  A do e bëjë akoma fëmija im këtë?

Së pari, mbani në mend se “fjetja gjatë natës”, në këtë moshë do të thotë pesë ose gjashtë orë gjumë, jo tetë ose nëntë. Së dyti, çdo fëmijë është i ndryshëm. Disa do të fillojë të flenë pas muajit të tretë, të tjerë nuk do të flenë deri pas shumë kohe. Bebet flenë gjatë natës, kur ata janë të gatshëm, pavarësisht nëse ushqehen apo jo me gji. Për shkak se qumështi i gjirit tretet plotësisht dhe më shpejt se formula, fëmijët që ushqehen me gji kanë tendencë për të ngrënë, dhe për t’u zgjuar më shpesh se fëmijët që ushqehen me formulë, por këtë nuk duhet ta ngatërroni me vese apo lidhjet e gjumit që bën fëmija. Këto janë rastet specifike kur bebja përdor gjirin apo beberonin si mënyrën për ta kapur gjumi apo për t’iu rikthyer atij.

Muaji i Gjashtë:

Fëmija im duket gati për ushqime të ngurta. Si dhe kur duhet ta prezantoj me to?

Qumështi i gjirit është ende pjesa më e rëndësishme e dietës për fëmijën tuaj në këtë moshë, kështu që ushqeheni mirë me gji përpara se t’i ofroni drithëra apo ushqime të tjëra. Kur vendosni t’i jepni ushqime të forta, filloni me drithëra dhe gradualisht shtoni një frut apo perime të gatuara ose pure. Prisni tre deri në pesë ditë para se t’i jepni për të ngrënë një ushqim të ndryshëm në mënyrë që të gjeni shkakun e ndonjë reaksioni alergjik të mundshëm.

Muaji i Shtatë:

Mund të marr kontraceptiv nëse ushqej fëmijën me gji?

“Po. Por, zgjidhni një kontraveptiv me vetëm progestin, pasi pilulat që përmbajnë estrogjen mund të pakësojnë sasinë e qumështit. Depo-Provera është një injeksion i dhënë çdo tre muaj- është një kontraceptiv vetëm me progestin që është i sigurt për t’u përdorur gjatë kohës që ushqeni fëmijën me gji. Prisni të paktën gjashtë javë pas lindjes, para fillimit të përdorimit të tyre.

Muaji i Tetë:

Vazhdimisht më bllokohen kanalet e qumështit. Çfarë e shkakton atë, dhe çfarë mund të bëj për t’a trajtuar?

Një nga faktorët e rrezikut për kanalet e bllokuara është një ndryshim në modelin e të ushqyerit të fëmijës. Nëse fëmija juaj ushqehet më rallë me gji kohët e fundit, për shkak se ka filluar të konsumojë ushqime të ngurta, qumështi bllokohet në kanalet e tij. Mënyra më e mirë për të trajtuar kanalet e bllokuar është duke pompuar shpesh gjirin e bllokuar, duke aplikuar kompresa të ngrohta, dhe duke marrë shumë lëngje. Nëse keni temperaturë apo simptoma gripale, takoni specilaistin tuaj  të laktacionit pasi mund të keni mastit, një infeksion që shpesh kërkon antibiotikë.

Muaji i Nëntë:

Fëmija më kafshon. Si mund t’a ndaloj?

Largojeni nga gjiri sapo fillon t’ju kafshojë dhe thuajini ”Mos kafsho”. Më pas largojeni nga gjiri deri në orarin tjetër të ushqyerjes. Kafshimi zakonisht ndodh në fund të ushqyerjes, kështu qe largojeni beben përpara se të përfundojë.

Muaji i Dhjetë:

Fëmija duket sikur nuk i intereson gjiri? A është kjo normale?

Kjo është shumë ormale në këtë moshë. Fëmija kërkon të njohë botën që e rrethon dhe fillon të eksplorojë. Fëmija mund të shpërqëndrohet nga çdo zhurmë që dëgjon, kjo i’a largon vëmendjen nga gjiri. Por, kjo nuk do të thotë se është gati për të lënë gjirin.

Muaji i Njëmbëdhjetë:

Fëmija po ha shumë ushqime të ngurta. Sa herë në ditë duhet ushqyer me gji?

Minimalisht katër herë. Në fund të vitit të parë, gjysma e kalorive të fëmijës duhet të vijë nga qumështi i gjirit.

Muaji i Dymbëdhjetë:

Nuk jam e sigurtë nëse duhet t’ia ndërpres gjirin. A ka ndonjë arsye për t’a ushqyer fëmijën me gji më gjatë se një vit?

Ka shumë arsye për të vazhduar gjirin, por kryesorja është shëndeti i fëmijës suaj. Qumështi i gjirit vazhdon jo vetëm t’a mbrojë atë nga shumë sëmundje, por gjithashtu do t’a ndihmojë të shërohet më shpejt në qoftë se do të jetë sëmurë. Nëna dhe fëmija kanë një lidhje të veçantë nëpërmjet gjirit, dhe nuk ka asnjë arsye që një nënë të heqë dorë prej kësaj sa më shpejt. Për sa kohë që ajo dhe fëmija janë të lumtur, nuk ka asnjë arsye pse t’a ndalojë ushqyerjen me gji.