Guida e Trajnimit të Gjumit tek bebet: Provat Shkencore.

Si mund të jeni e sigurt se Plani ynë për zgjidhjen e problemeve të gjumit tek fëmijët funksionon vërtet? Ai është i bazuar në kërkime shkencore. Ky artikull shpjegon provat.

Zgjidhja e problemeve të gjumit tek fëmijët: Provat.

Strategjitë e rekomanduara në udhëzuesin tonë për zgjidhjen e problemeve të gjumit të fëmijës janë të bazuara në prova shkencore në atë çfarë funksionon për zgjidhjen problemeve të gjumit të bebeve. Përveç kësaj, strategjitë e paraqitura në udhëzues janë vlerësuar në mënyrë të veçantë në kërkimin Australian. Më poshtë po ju përshkruaj këtë kërkim dhe gjetjet e tij.

Problemet e gjumit dhe depresioni pas lindjes.

Problemet e gjumit tek foshnjat dhe depresioni post-natal i prindërve janë probleme të shpeshta që hasen në familjet Australiane dhe jo vetëm këtu. Hulumtimet e fundit tregojnë se 38% e prindërve besojnë se foshnja e tyre 4 javësh ka një problem me gjumin. Përafërsisht 13% e femrave dhe 10% e meshkujve përjetojnë depresionin postnatal në 12 muajt pasues nga lindja e fëmijës së tyre.

Të dyja këto probleme mund të kenë pasoja të rënda për familjet dhe të ndikojë negativisht në zhvillimin e fëmijës.

Duket gjithashtu të ketë një lidhje midis problemeve të gjumit të fëmijës dhe depresionit tek nënat, por kërkimi është ende duke punuar për të gjetur se çfarë është duke e shkaktuar atë.

A e ndikon depresioni i nënës gjumin e foshnjave? A shkakton mosfjetja mirë e fëmijës depresionin tek nënat? Apo është thjesht se nënat në depresion i raportojnë më shumë problemet me gjumin se nënat jo në depresion?

Hulumtimi ka ende për të zbuluar mbi çështjen e depresionit tek baballarët dhe problemeve të gjumit tek foshnjat.

A mundet që një plan i thjeshtë gjumi të ndihmojë foshnjat dhe nënat?

Nëse problemet e gjumit të fëmijës dhe depresioni i nënës janë të lidhur, është e mundur që ndihma e ofruar për prindërit në zgjidhjen e problemeve të gjumit mund të ketë gjithashtu një efekt pozitiv në humorin dhe mirëqenien e nënës.

Dr. Harriet Hiscock dhe Dr. Jordana Bayer, hulumtuesit nga Qendra Komunitare për Shëndetin e Fëmijës (Royal Children’s Hospital, Melbourne) vendosi të hulumtojë këtë pyetje. Ata donin të gjenin nëse strategji të thjeshta në sjellje do të ishin efektive në reduktimin, si të problemeve me gjumin tek foshnjat ashtu dhe me simptomat e depresionit tek nënat.

Studimi.

Një total prej 328 nëna kanë marrë pjesë në këtë studim. Të gjitha nënat kanë raportuar probleme të mëdha me gjumin e foshnjave të tyre në moshën 4 muajsh.

Disa nga këto nëna janë marrë rastësisht në një program (grup trajtimi), ku kanë marrë konsultime nga një profesionist për gjumin e fëmijëve. Konsulenti i gjumit i ndihmoi nënat të zhvillonin një plan të individualizuar për të menaxhuar gjumin e bebes së tyre. Plani përfshinte rutinat pozitive të gjumit, teknikat e kontrolluara, si dhe strategji të ndryshme për menaxhimin e zgjimeve të natës dhe varësinë nga çuçu/kape/beberoni gënjeshtër.

Nënat e tjera (grupi i kontrollit) nuk e morrën programin – në vend të kësaj, ato morën një fletë informacioni mbi gjumin normal gjatë fëmijërisë.

Në studim u mbajtën ditarë gjumi nga nënat dhe një pyetësor mbi depresionin e paslindjes në mënyrë që të vlerësoheshin efektet e programit.

Çfarë u gjet nga studimi?

Kur foshnjat ishin 10, 12 dhe 24 muajsh, të gjitha nënat u pyetën në lidhje me gjumin e fëmijës së tyre dhe humorit të tyre përsonal. Më poshtë është një përmbledhje e asaj që studiuesit gjetën:

Programi ishte efektiv për të ndihmuar prindërit në zgjidhjen e problemeve të gjumit të bebeve. Problemet e gjumit ishin zgjidhur më shumë tek pjesëmarrësit në grupin e TRAJTIMIT sesa në grupin e KONTROLLIT ; dhe ato probleme gjumi që kishin mbetur tek grupi trajtimit ishin më pak të rënda. Këto rezultate janë mbajtur në dy vjet.

Ndërhyrja ishte gjithashtu efektive në reduktimin e simptomave të depresionit në përgjithësi. Edhe rezultatet për depresionin janë mbajtur në 2 vjet, dhe nënat në grupin e TRAJTIMIT raportuan më pak nivele të larta të depresionit në krahasim me nënat në grupin e KONTROLLIT.

Rezultatet ishin më të mira për nënat që kishin hyrë në studim me nivele më të larta depresioni. Ato raportuan përmirësime më të mëdha me problemet e gjumit të foshnjës së tyre dhe reduktime më të ndjeshme në simptomat e tyre të depresionit sesa nënat që ishin në grupin e KONTROLLIT.

Në gjetjet e tjera, programi rezultoi se ishte më i pranueshëm për nënat dhe i reduktoi atyre nevojën për ndihmë nga profesionistë të tjerë shtesë.

Çfarë mund të nxjerrim?

Ky kërkim është në përputhje me kërkimet e mëparshme, të cilat kanë gjetur se strategjitë e thjeshta të sjelljes janë më efektive në trajtimin e problemeve të gjumit tek fëmijët e vegjël. Rezultatet sugjerojnë gjithashtu se ka përfitime reale për shëndetin dhe mirëqenien e nënave, kur problemet e gjumit të të miturit trajtohen në mënyrë efektive.

Ri-kontrolli i studimit të kryer.

Hulumtuesit vendosën të ri-kontrollonin se si po ecnin familjet të cilat kishin përfunduar programin (Trajnimin), kur fëmijët e tyre ishin 3-4 vjeç. Shumica e problemeve me gjumin ishin zgjidhur (duke përfshirë edhe ato në grupin e kontrollit). Por pothuajse 1 në 5 probleme ishte kthyer. Hulumtuesit spekuluan se prindërit mund të kenë raportuar vështirësi në fjetje të cilat shkaktoheshin nga arsye të tjera tani që fëmijët ishin më të mëdhenj.

Lajm i mirë është se pavarësisht nëse kishin pasur vështirësi me gjumin, të gjitha familjet ishin duke funksionuar mirë.

bb-3Nëse edhe ju ndiheni se familja dhe fëmija juaj ka nevojë për ndihmë të specializuar se si të adresoni në mënyrën e duhur problemet e gjumit tek bebi atëherë ju mund të provoni programin e Trajnimit të Gjumit këtu.

Referencat:
Ĉrnĉec, R., Matthey, S., & Nemeth, D. (2010). Infant sleep problems and emotional health: A review of two behavioural approaches.Journal of Reproductive and Infant Psychology, 28(1), 44-54.
Hiscock, H., Bayer, J., Gold, L., Hampton, A., Ukoumunne, O., & Wake, M. (2007). Improvising infant sleep and maternal mental health: A cluster randomised trial. Archives of Disease in Childhood, 92, 952-958.
Hiscock, H., Bayer, J., Hampton, A., Ukoumunne, O., & Wake, M. (2008). Long-term mother and child mental health effects of a population-based infant sleep intervention: Cluster-randomized, controlled trial. Pediatrics, 122, 621-627.
Hiscock, H., Cook, F., Bayer, J., Le, H.N., Mensah, F., Cann, W., Symon, B., & St James-Roberts, I. (2014). Preventing early infant sleep and crying problems and postnatal depression: A randomized controlled trial. Pediatrics, 133(2), 346-354.
Hiscock, H., & Wake, M. (2001). Infant sleep problems in postnatal depression: A community-based study. Pediatrics, 107, 1317-1322.
Hiscock, H., & Wake, M. (2002). Randomised controlled trial of behavioural infant sleep intervention to improve infant sleep and maternal mood. British Medical Journal, 324(7345), 1062.
Lam, P., Hiscock, H., & Wake, M. (2003). Outcomes of infant sleep problems: A longitudinal study of sleep, behavior, and maternal well-being. Pediatrics, 111, 203-207.
Milgrom, J., Mendelsohn, J., & Gemmill, A. W. (2011). Does postnatal depression screening work? Throwing out the bathwater, keeping the baby. Journal of Affective Disorders, 132(3), 301-310.
National Health and Medical Research Council (2006). Postnatal depression, not just the baby blues. Retrieved 20 May, 2014, from http://www.nhmrc.gov.au/_files_nhmrc/publications/attachments/wh30.pdf.
Paulson, J.F., & Bazemore, S.D. (2010). Prenatal and postpartum depression in fathers and its association with maternal depression: A meta-analysis. Journal of the American Medical Association, 303(19), 1961-1969.
Teng, A., Bartle, A., Sadeh, A., & Mindell, J. (2012). Infant and toddler sleep in Australia and New Zealand. Journal of Pediatrics and Child Health, 48(3), 268-273.
Wake, M., Morton-Allen, E., Poulakis, Z., Hiscock, H., Gallagher, S., & Oberklaid, F. (2006). Prevalence, stability, and outcomes of cry-fuss and sleep problems in the first 2 years of life: Prospective community-based study. Pediatrics, 117(3), 836-842.

ticiana-kushi-cbe

certifikimet