Guida e Jashtëqitjes së bebave.

34376

baby_poop

 

1. Jashtëqitja e parë e të porsalindurit. (Mekonium)

11855866_1632764253633183_3089740504332067379_n
Herën e parë që bebi juaj do të dalë jashtë (nëse nuk e ka bërë këtë kur ka qenë brenda jush) do të jetë në ngjyrë jeshile e errët në të zezë, ngjitëse dhe duket pak a shumë si vaj motori. Ky quhet Mekonium dhe është i përbërë nga lëngu amniotik, mukus, qeliza lëkure dhe përmbajtje të tjera që bebi ka gëlltitur në uterus. E veçantë e mekoniumit është se nuk ka erë dhe ju nuk do ta kuptoni se bebi ka nevojë të ndërrojë pelenën. Kur bebi të jetë 2-4 ditësh, feçet e tij do të jenë më të hapura në ngjyrë, pak a shumë si ngjyrë ushtarake dhe më pak ngjitëse. E ashtëquajtura “tranzicion jashtëqitjeje” është një shenjë se bebi ka filluar të tresë qumështin që ka pirë, qoftë ky qumësht gjiri apo formulë dhe se traktet intestinale (zorrët) janë OK.

 

2. Jashtëqitja e qumështit të gjirit.

11902309_1632764256966516_3875016852058460538_n
Nëse bebi juaj është duke u ushqyer ekskluzivisht vetëm me qumësht gjiri, feçet e tij do të jenë të verdha ose në jeshile të lehtë dhe do të kenë një konsistencë kremoze apo si pure. Mund të jetë e hollë mjaftueshëm sa mund ta ngatërroni me diarenë. Tipikisht kjo jashtëqitje duket si mustarda Dijon dhe djath fshati i përzierë bashkë dhe mund të dalloni disa si fara të bardha madje. Interesante është se nuk ka erë shumë të keqe.
Kur bëhet fjalë për feçe të një fëmije të ushqyer me gji mund të hasemi me shumë nuanca normale të feces. Ndonjëherë mund të kenë pak ngjyrë më të ndryshme për shkak të asaj çka nënat mund të kenë ngrënë dhe i ka kaluar bebit nëpërmjet gjirit. Nëse bebi nuk ka simptoma të tjera shqetësuese atëherë nuk keni pse të shqetësoheni.

 

3. Jashtëqitja e një fëmije që ushqehet me qumësht formulë.

11863247_1632764280299847_2602942588806188528_n
Bebet që ushqehen me këtë qumësht artificial kanë feçe në ngjyrë si pastë, gjalp kikiriku apo edhe pak më shumë kafe. Ka aromë më të fortë dhe më të rëndë se ajo e fëmijëve që ushqehen me gji dhe vjen më pak erë se ajo e fëmijëve që kanë filluar ushqimet e ngurta. Nuancat e kësaj kategorie janë: e kuqërremtë në kafe, e verdhë në kafe ose jeshile në kafe.

 

4. Jashtëqitja e fortifikuar me hekur.

11902307_1632764300299845_526355396498466412_n
Nëse ju i jepni bebit ndonjë suplement hekuri, jashtëqitja e tij mund të kthehet në jeshile të errët, gati e zezë. Por nëse kjo ndodh kur ju nuk jeni duke i dhënë bebit ndonjë suplement të tillë telefonojini menjëherë doktorit.

 

5. Jashtëqitja e bebave që kanë filluar ushqimet e ngurta.

11836627_1632764293633179_976741749651113913_n
Sapo ju të filloni ushqimet e ngurta tek fëmija juaj si: mielli i orizit, pure bananesh etj ju do të vini re një ndryshim në pelenat e bebit, sidomos nëse ai është i ushqyer me gji. Feçet e kësaj kategorie tentojnë të jenë kafe ose kafe çokollatë e errët, më të trasha se gjalpi i kikirikut por akoma do të jenë të buta, dhe gjithashtu me një erë goxha të fortë.

 

6. Jashtëqitja e bebeve që e tresin ushqimin jo në mënyrë të plotë.

11866456_1632764326966509_9095250420500040106_n
Ndonjëherë feçet e bebit tuaj do të kenë disa copa të dallueshme të ushqimit që kanë ngrënë, ose do të jenë si ylber me ngjyra si; e kuqe, portokalli apo blu e errët. E kuqja nënkupton panxharin, portokallia karotën dhe bluja e errët boronicat. Mos u shqetësoni. Kjo mund të ndodhë pasi ndodh që disa ushqime të treten në mënyrë të pjesshme ose të udhëtojnë më shpejt drejt zorrëve sa të mos kenë kohë të treten plotësisht. Kjo ndodh gjithashtu kur bebi ha një shumëllojshmëri ushqimesh përnjëherësh pa u përtypur mirë kur gëlltitet. Për t’u shqetësuar është nëse kjo gjë do t’iu ndodhë gjatë gjithë kohës, çka do të thotë se bebi juaj ka probleme me tretjen.

 

7. Diarreja.

11870695_1632764343633174_7229686121733066742_n
Tek bebat diareja është shumë e ujshme dhe duket sikur ka më shumë ujë sesa material. Mund të variojë në ngjyrë nga e verdha, jeshilja apo dhe në kafe dhe në shumë raste del jashtë pelenave. Diareja mund të vijë si pasojë e një infeksioni apo alergjie dhe nëse zgjat pa u mjekuar mund të çojë në dehidratim të fëmijës suaj. Telefonoji doktorit nëse bebi juaj është 3 muajsh ose më pak, ka më shumë se 2-3 pelena mbushur me diare, ose nëse vazhdon të ketë diare për më shumë se 2-3 ditë. Gjithashtu duhet të shkoni tek doktori edhe nëse vini re shenja gjaku apo mukusi në diarenë e bebit tuaj.

 

8. Kapslliku.

11900034_1632764353633173_8597417046711297965_n
Nëse feçet e fëmijës suaj duken të forta dhe si toptha guri, ka shumë të ngjarë që fëmija juaj është kaps. Fëmija mund të duket në siklet kur mundohet të dalë jashtë, dhe në disa raste mund të ndodhë që të shikoni edhe gjurmë gjaku për shkak të irritimit të anusit të bebes. Një ose dy pelena me toptha nuk janë për t’u shqetësuar, por nëse fëmija juaj i kalon tre ose më shumë (apo nëse ka gjak gjatë daljes jashtë) atëherë duhet të konsultoheni me një doktor. Kapslliku, ndodh zakonisht tek bebat që sapo kanë filluar ushqimet e ngurta, ose mund të jetë një reaksion ndaj proteinës së qumështit apo asaj të sojës. Gjithashtu një shkak tjetër mund të jetë edhe një mungesë tolerance, pra janë intolerantë ndaj qumështit të gjirit apo qumështit formulë. Doktori i fëmijës suaj mund t’iu rekomandojë t’i jepni bebit pak ujë, lëng kumbulle ose lëng dardhe, por kjo varet nga mosha e bebit. Jo në çdo rast mund t’ia jepni këto lëngje fëmijës për ta ndihmuar që të ketë një jashtëqitje të rregullt. Kurrësesi nuk duhet t’i jepni fëmijës tuaj vaj ulliri apo të ndonjë lloji tjetër me mendimin se kjo e ndihmon atë pasi mund t’i shkaktoni probleme serioze stomakut dhe mëlçisë së bebit.

 

9. Jashtëqitje me mukus.

11888006_1632764366966505_9118644734356061555_n
A duket jashtëqitja e bebit tuaj sikur është e mbushur në jargë? Feçet e gjelbra mbuluar me vija me shkëlqim e të shndritshëm nënkuptojnë se ndodhet mukus në të. Kjo ndodh në rastet kur një foshnje fillon të belbëzojë dhe nxjerrë jargë, duke qenë se mukusi në salivën e gojës shkon zakonisht pa u tretur.
Por ky mukus është edhe një tregues se fëmija mund të ketë një infeksion ose një alergji. Nëse kjo shoqërohet me simptoma të tjera ose nëse shfaqet në pelenën e bebit për më shumë se dy ditë telefonojini menjëherë doktorit tuaj për t’u siguruar.

 

10. Jashtëqitje me gjak.

11873498_1632764396966502_6863018604670124826_n
Ndonjëherë gjaku në feçen e bebes është e kuqe e hapur dhe ndonjëherë është e kuqërremtë, çka do të thotë se gjaku ka kaluar nga stomaku e është tretur.
Gjaku mund të shfaqet në feçen e bebit për arsye të ndryshme, si alergjia ndaj proteinës së qumështit, hemorroidet tek bebat për shkak të kapsllikut, mund të ketë kaluar pak gjak nga thithkat e çara të gjirit të nënës ose ka ndonjë infeksion bakterial. Në çdo rast telefonojini doktorit për të qenë të sigurtë se fëmija juaj është mirë.