Gjumi. I rëndësishëm apo jo tek bebet?

4063
Gjumi. I rëndësishëm

Pse është i rëndësishëm gjumi? Për shkak se ai ju bën të lumtur, të shëndetshëm dhe të zgjuar. Kjo është mënyra se si unë e mendoj rëndësinë e gjumit në jetën e njeriut.

Dhe kjo është e vërtetë, përfitimet janë themelore dhe ndjehen në jetën tonë të përditshme, nga lindja e deri në moshën e rritur.

Pse është i rëndësishëm gjumi për fëmijën tuaj?

Nuk është sekret se sa i rëndësishëm është gjumi për foshnjat.

Si prind ju e dini se sa i lumtur dhe i ëmbël mund të jetë një fëmijë pas një pushimi të mirë me gjumë – dhe se sa i çuditshëm dhe i bezdisshëm mund të jetë, kur është i lodhur …

Nëse fëmija ka fjetur mirë, ju gjithashtu, përfitoni shumë: ju pushoni më shumë, gjë që ju bën të ndiheni më mirë dhe ju mban të shëndetshëm. Dhe kjo nga ana tjetër ka një efekt të rëndësishëm pozitiv për fëmijën tuaj.

Por cilat janë përfitimet edhe më themelore:

  • Një punë e vështirë është duke u bërë në trurin e të porsalindurit, dhe zhvillimi i duhur i trurit kërkon gjumë të mjaftueshëm e të mirë në cilësi.
  • Kur fle, shumicën e kohës një fëmijë ëndërron. Hulumtuesit kanë gjetur se ëndërrat e stimulojnë trurin e foshnjës dhe kështu ndihmojnë në zhvillimin e tij të shëndetshëm.
  • 6 mujori i parë i vitit të parë të jetës është vendimtar për zhvillimin e aftësive të mira të gjumit. Janë këto muajt e parë ku formohen më shpejt modelet e gjumit të foshnjës dhe është faza ku vendosen bazat për vitet që vijnë.
  • gjumi i dobët në foshnjëri është i lidhur ngushtë me obezitetin, si fëmijë ashtu dhe i rritur.
  • gjumi i mirë tek një bebe zvogëlon mundësinë për probleme në shëndetin e përgjithshëm dhe ndihmon në vështirësitë emocionale si depresioni dhe ankthi.
  • Një fëmijë i cili nuk është i mbilodhur, do të vendoset shumë më lehtë në gjumë dhe do të ketë netë më të mira, se një fëmijë që fle i lidhur nga një ves gjumi.

Nëse fëmija juaj nuk është duke fjetur mirë …

A do të thotë kjo që fëmija juaj është i dënuar të jetë jo i shëndetshëm dhe i pakënaqur? Jo sigurisht që jo. Ajo që ne si prindër e quajmë “Nuk fle mirë” shpesh është normale për një foshnje.

Ajo që është e rëndësishme është që ne të japim mbështetjen e duhur për të shkuar nëpër këtë zhvillim të rëndësishëm sidomos në 6 mujorin e parë të jetës.

Si? – Duke i udhëhequr në një mënyrë të dashur dhe të vendosur.

Në mënyrë të dashur do të thotë me vëmendje të mjaftueshme për nevojat e saj dhe modelet natyrore. Dhe pa e detyruar atë për gjëra të panatyrshme (si psh: mbingopja –dhënia e ushqimit me pahir, ose dhënia e medikamenteve mjekësore për gjumë).

I vendosur do të thotë që ju jo domosdoshmërisht duhet t’i jepni fëmijës gjithçka që kërkojnë: e zgjidhni ju se ku ai/ajo duhet të flejë, kur duhet të vendoset në shtrat, kur është koha të luajë dhe kur është koha për qetësi …

Kjo i jep fëmijës tuaj një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të zhvilluar një rutinë të mirë gjumi gjithashtu.

bb-3Nëse jeni të lodhur …

Efekti i parë i privimit nga gjumi është gjithmonë emocional: ne ndihemi të rënuar, pa energji dhe pa shumë besim në atë që bëjmë.

Është mirë që ju ta kuptoni këtë gjë dhe të mendoni se si ndiheni në depresion pas shumë netësh pa gjumë me fëmijën tuaj. Është vetëm mungesa e pushimit që po e bën këtë – nuk jeni ju, nuk është se ju nuk jeni e fortë mjaftueshëm apo se nuk po përpiqeni aq sa duhet.

Ndihmojeni veten duke mundur të pushoni sa më shumë të mundeni. Një sy gjumë i shpejtë, një natë më herët apo edhe një orë më shumë në mes të ditës mund të bëjë mrekulli. Ju mund të provoni gjithashtu disa teknika të thjeshta relaksimi.

Mos hezitoni të pyesni partnerin tuaj, familjen ose miqtë që t’ju ndihmojnë me beben, ndërsa ju merrni një sy gjumë.

Kërkoni ende përgjigjen pse gjumi është i rëndësishëm? Pyetja është në të gjitha ato çka cituam më sipër.

Këshilla më e mirë që unë mund t’iu jap është që të mbani në kujtesë rëndësinë e gjithë kësaj çfarë përshkruam më sipër, pa e tejkaluar. Mbajtja e një qëndrimi të relaksuar do t’iu ndihmojë të dyve të jeni më të qetë dhe të pushoni më shumë.

Nëse fëmija juaj ka nevojë për vendosjen e një regjimi me orare apo nëse ai/ajo ka zhvilluar lidhje gjumi të tilla si: gjiri, lëkundja apo beberoni gënjeshtër mendoj se trajnimi i gjumit do të ishte zgjidhja perfekte për ju dhe fëmijën tuaj. Nëpërmjet këtij proçesi do të bëjmë të mundur që:

– bebi të flejë i pavarur dhe pa ndihmën tuaj

– bebi të mos zgjohet herët në mëngjes

– sipas moshës të flejë për 12 orë natën me 1 ose pa asnjë zgjim natën

– të ketë një regjim ditor të përcaktuar me orare

– të kryejë nevojat për gjumë që ka sipas moshës dhe aktivitetit të tij, etj etj.

Për më tepër informacione rreth trajnimeve të gjumit tek bebat kontaktoni në inbox e fanpage “Bota e Bebave” ose në email: botaebebave@hotmail.com

ticiana-kushi-cbecertifikimet