Një gjumë i mirë dhe i rëndë për fëmijën tuaj. Përse?

7162

Të siguroheni që fëmija juaj po fle mirë, e po bën gjumë të rëndë ju siguron se ai/ajo do të ketë një bazë të shëndoshë për zhvillimin e duhur të mendjes dhe trupit.

Gjumi është jo më pak i rëndësishëm se ushqimi, pijet apo siguria e jetës së fëmijëve. Edhe pse kjo mund të duket e qartë, shumë prej nesh, në fakt, nuk i lejojnë fëmijët që të marrin gjumin kritik që u duhet për t’u zhvilluar dhe funksionuar siç duhet.

Kjo sigurisht nuk është diçka që ne e bëjmë me qëllim. Çështë e të vërteta, ne shpesh nuk e mendojmë fare këtë gjë, dhe ky është problemi. Me prindërit që punojnë me orë të zgjatura, oraret e mbushura me shkollën, aktivitetet pas shkollës, dhe faktorë të tjerë jetese, bëjnë që të humben dremitjet e ditës, gjumi i darkës të shtyhet më vonë, mëngjeset të fillojnë më herët dhe netët mund të jenë çdo gjë, përveç se paqësore dhe relaksuese. Anashkalimi i një dremitjeje ditën ose shkuarja në shtrat pak më vonë nuk mund t’iu duket si ndonjë problem i madh, por në fakt është. E gjithë kjo shton deri në atë pikë, sa pasojat mund të zgjasin gjithë jetën.

Për të kuptuar natyrën kritike të gjumit për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve tanë, ne kemi nevojë që të kuptojmë më shumë për atë që bën gjumi, se çfarë është gjumi i shëndetshëm dhe se çfarë ndodh kur fëmijët nuk marrin as sasinë e duhur, dhe as cilësinë më të mirë të gjumit, ose të dyja. Ne gjithashtu duhet të kuptojnë rolin që luan gjumi në të qenit vigjilent ose i përhumbur, i stresuar apo i relaksuar, dhe se si kjo nga ana tjetër mund të ndikojë në temperamentin, të mësuarit dhe sjelljen sociale të fëmijës tuaj.

Në librin e tij “Healthy Sleep Habits, Happy Child”, Marc Weissbluth, MD, jep këto komente mbi funksionet e gjumit:

“Gjumi është burimi i energjisë që e mban mendjen tuaj vigjilente dhe të qetë. Çdo natë dhe në çdo dremitje ditën, gjumi ri-karikon baterinë e trurit. Një gjumë i mirë rrit fuqinë e trurit ashtu si ngritja e peshave ndërton muskuj më të fortë, sepse fjetja e një gjumi të mirë rrit jetëgjatësinë tuaj të vëmendjes dhe e lejon fëmijën të jetë fizikisht i qetë dhe mendërisht vigjilent në të njëjtën kohë. Në këto kushte fëmija dhe ne do të jemi në kushtet më të mira. “

Për të ditur më shumë rreth elementëve të domosdoshëm për një gjumë të shëndetshëm klikoni këtu.

Çfarë mund të bëjnë prindërit?

Si prindër, është përgjegjësia jonë që të jemi të ndjeshëm dhe të mbrojmë gjumin e fëmijëve tanë, ashtu siç bëjmë me sigurinë e tyre, ashtu si ne kujdesemi që ata të hanë rregullisht mëngjes, drekë, dhe darkë. Ne jemi përgjegjës për zakonet e tyre të gjumit kështu që është e rëndësishme që t’ia filloni ato sa më shëndetshëm që në zanafillë. Është shumë më e lehtë që t’i mësoni zakone të mira një fëmije se sa të ndreqni ato të këqijat.

Jepini rëndësinë e duhur gjumit me vëmendjen tuaj të përditshme ndaj tij dhe ju do të keni një fëmijë të lumtur, më pak kërkues apo qaraman, dhe më shumë të shoqërueshëm.Gjithashtu ju do të përfitoni pak më shumë gjumë edhe për veten tuaj.

Për të parë sesi ndikon gjumi dhe se çfarë rëndësie fondamentale ka për zhvillimin e mirë të foshnjave klikoni këtu.

Nëse fëmija juaj vazhdon të ketë probleme me gjumin apo nëse dëshironi t’i vendosni atij një rutinë për dremitjet e ditës dhe gjumin e natës klikoni këtu.