Gjithçka një nënë duhet të dijë për foshnjën 4 muajsh që ushqehet me gji.

14452

Gjithçka një nënë duhet të dijë për foshnjën 4 muajsh që ushqehet me gji.

getty_rf_photo_of_baby_asleep_on_shoulder

  • Duke i dhënë asgjë tjetër bebit, përveç qumështit të gjirit tuaj për katër muajt e parë ju i keni dhënë fëmijës mbrojtje të fortë kundër infeksioneve të veshit dhe sëmundjeve të traktit të frymëmarrjes për një vit të tërë (Akademia Amerikane e Pediatrisë, Tufts-New England Medical Center Evidence-Based Practice Center; Duncan.B et al).
  • Nga gjidhënia për të paktën 4 muaj ju keni reduktuar rrezikun e foshnjës suaj për SIDS (Sindromi i Vdekjes së Papritur Foshnjore).
  • Deri tani ju keni kapërcyer pengesat e hershme të tilla si: bllokimi i qumështit, thithat e lënduara, dhe pirjet maratonë të gjirit. Gjidhënia është duke u bërë shumë më e lehtë se sa ushqimi me formulë tashmë.
  • Rreth kësaj kohe dalja e dhëmbëve mund të shkaktojë që fëmija juaj të fillojë jargët, të thithë gishtat e tij, ose të përtypë në objekte. Kjo nevojë për të thithur apo përtypur në gjëra mund të ngatërrohet lehtë dhe të mendoni se është një shenjë që fëmija juaj është ende i uritur pas një ushqyerjeje, por nuk është kështu.
  • Gjithashtu, mbani mend se kërkimi për ushqimin nuk do të thotë gjithmonë se bebi është duke e kërkuar atë. Bebet duan të kapin çdo gjë, dhe ata madje imitojnë shumë mirë, kështu që bërja e lëvizjeve të gojës nuk tregon gatishmërinë e bebit për të nisur ushqimet e ngurta. Megjithatë disa nga miqtë tuaj, prodhuesit e ushqimeve për fëmijë dhe madje edhe profesionistët e shëndetit mund të sugjerojnë që ju të filloni nga pak ushqime të ngurta rreth kësaj kohe.
  • Departamenti i Shëndetësisë së Mbretërisë së Bashkuar, OBSH dhe UNICEF-i rekomandojnë gjidhënien ekskluzive për gjashtë muajt e parë (dmth vetëm QUMËSHT GJIRI). Kjo është për shkak se sistemi i tretjes të fëmijës tuaj nuk ka gjasa të jetë i zhvilluar sa duhet për të përballuar ushqimet përpara kësaj kohe. Gjithashtu në kundërshtim me atë çka mund të thonë disa profesionistë të tjerë të shëndetit, duke filluar ushqime të ngurta përpara 6 muajve të moshës ju nuk do të rrisni kaloritë e fëmijës suaj ose të siguroni një avantazh shëndetësor për fëmijën tuaj. Qumësht i gjirit ka një përqendrim më të lartë të yndyrave thelbësore dhe vlerave ushqyese se çdo ushqim i ngurtë që mund t’i jepni ju bebit.
  • Nga tani e deri në 7 muajshe, fëmija juaj duhet të ushqehet të paktën 5 herë me gji në një periudhë 24 orëshe. Një nga këto ka të ngjarë të jetë një ushqim natën.
  • Disa foshnje do të duan të pijnë gji më shpesh, gjatë daljes së dhëmbëve, ndërsa të tjerët mund të pijnë më rrallë, disa madje mund ta refuzojnë gjirin plotësisht, çka njihet si një “grevë ushqimore”. Nëse ju ndodh kjo, provoni të aplikoni xhel për dhëmbët tek foshnja juaj. Fëmija juaj mund ta pranojë gjoksin më lehtë nëse mishrat e saj janë të mpirë. Nëse fëmija juaj ende e refuzon gjoksin, juve do t’iu duhet të pomponi gjinjtë tuaj shpesh për të parandaluar kanalet e bllokuara dhe për të ruajtur furnizimin tuaj me qumësht. Një grevë gjidhënieje zakonisht do të zgjasë rreth 2-5 ditë, edhe pse mund të zgjasë më gjatë në disa raste.
  • Ju mund të vëreni një ngadalësim të mëtejshëm në fitimin e peshës së fëmijës tuaj rreth këtij muaji. Mes katër dhe gjashtë muajsh, foshnjat që ushqehen me gji kanë tendencë për të fituar peshë më të ngadalshme se sa shokët e tyre që ushqehen me formulë, edhe pse rritja në gjatësi dhe perimetrin e kokës janë të ngjashme në të dy grupet (Moody et al). “Shtimi gradual në peshë, edhe pse kjo nuk është domosdoshmërisht e thënë, ose një rënie e shtimit në peshë nuk duhet të merret në mënyrë të prerë se të ushqyerit me gji nuk po shkon mirë”.
  • Disa foshnje e pijnë gjirin shumë shpejt në këtë moshë (3-5 minuta) dhe mund të hutohen shpesh në gji, ndoshta edhe duke e tërhequr gjoksin pas vetëm disa thithjeve. Gjidhënia në një mjedis të qetë mund të ndihmojë. Zgjimet natën mund të fillojnë sërish ose të bëhen më të shpeshta pasi fëmija juaj përpiqet për të marrë kaloritë e humbura gjatë ditës.
  • Nga gjidhënia për 4 muaj ju i keni dhënë fëmijës juaj një rrezik më të ulët për të zhvilluar ekzemën dhe astma (NCT).
  • Në muajin e 4, foshnjat hyjnë në një moment të rëndësishëm njohjeje dhe zhvillimi; truri i tyre është duke kaluar nëpër një rrymë të madhe të rritjes, e cila është përgjegjëse për të gjithë vigjilencën e rritur dhe shpërqendrimin. Një fëmijë i cili deri më tani mund të ketë qenë shumë i dhënë pas gjirit, tani mund ta lërë totalisht ushqyerjen nëse babi apo motra e madhe ecën në dhomë ose në qoftë se një zhurmë kap vëmendjen e tij.
  • Ju mund të jeni duke u përgatitur për t’u kthyer në punë, dhe shumë nëna që japin gji marrin vendimin për të kaluar në ushqyerjen me formulë në këtë fazë. Megjithatë, kjo nuk duhet të jetë kështu nëse ju nuk doni. Qumështi juaj mund të pompohet për fëmijën tuaj dhe t’ia ruani, ndërsa ju jeni në punë. Ju mund të gjeni një pompë të mirë dhe të mblidhni qumësht një ditë përpara në mënyrë që t’ia jepni atë bebit të nesërmen. Në qoftë se kjo zgjidhje nuk ju përshatet ju mund të alternoni ushqyerjen. Ditën kur ju nuk jeni mund t’i jepni bebit formulë dhe kur ju të ktheheni nga puna i jepni gji.
  • Bebet kanë tendencë të duan të pijnë gji më shpesh, kur ata janë emocionalisht të ngarkuar. Nëse ju do të ktheheni për të punuar ata mund edhe të rrisin ushqyerjen me gji e ta kërkojnë më shpesh atë kur ju të ktheheni në shtëpi. (Rapley dhe Murkett 2012).