Gjithçka një nënë duhet të dijë për bebin 3 muajsh.

22211

Gjithçka një nënë duhet të dijë për bebin 3 muajsh.

Good-Night-Beautiful-Baby-Images-2

  • Një tjetër rrymë rritjeje ndodh gjatë këtij muaji. Mos tentoni për të dhënë formulë (ose edhe më keq, ushqime të ngurta) për të qetësuar oreksin e fëmijës suaj, sepse një rënie në frekuencën e gjidhënies do të zvogëlojë furnizimin e qumështit tuaj, gjë e cila është e kundërt me atë që fëmija juaj është duke urdhëruar.
  • Edhe pasi vrulli i rritjes ka kaluar, një fëmijë rreth 3 apo 4 muajsh duhet të ushqehet të paktën çdo 3-4 orë gjatë ditës.
  • Disa foshnje në këtë moshë, duke qenë se kanë fituar përvojë, do të pijnë gji për vetëm 5 ose 7 minuta, apo edhe më pak deri në 2 minuta dhe kjo nuk përbën problem ndaj nënat nuk duhet ta mendojnë këtë gjë se fëmija i tyre nuk po ushqehet mirë.
  • Nëse fëmija juaj ka filluar të heqi dorë nga ushqyerja natën me gji, ju do të vini re se ushqyerjet e tij gjatë ditës do të jenë më të gjata.
  • Në këtë moshë, fëmija që ushqehet ekskluzivisht me gji mund të shkojë nga 10 deri 12 ditë pa dalë jashtë (jashtëqitje).
  • Bebet që ushqehen me gji tani do të kenë nevojë për më pak kohë për të gromësitur.
  • Fakt interesant: Në qoftë se ju jeni duke e ushqyer bebin vetëm me gji, qumështi juaj është duke siguruar 535 kalori, 6.8g proteina dhe 37g yndyra për fëmijën tuaj në ditë!
  • Ju ndoshta e keni dëgjuar faktin e mrekullueshëm se ushqyerja me gji përdor shtresat me yndyrë që ju keni fituar në shtatzëni. Humbja më e madhe në peshë është parë në periudhën 3-6 muaj. Ju sapo keni prekur fillimin e kësaj periudhe në djegien e dhjamit, ndaj nëna jepini bebit sa më shumë gji sepse përfitimi është për të dy.
  • Ju mund të vështroni se fëmija juaj ka filluar të bëhet më i hutuar gjatë gjidhënies. Kjo është për shkak se shikimi i tij është zhvilluar dhe ai mund të shohi nëpër dhomë. Kur fëmija juaj duket i hutuar, kujdesuni që kjo nuk do të shënojë fillimin e një zakoni në zhvillim, i cili do të bënte që fëmija juaj të ushqehej pak e më pak gjatë ditës, dhe ta kompesonte atë përgjatë natës.
  • A keni vënë re se fëmija juaj ka filluar të flejë më mirë gjatë natës tani? Në tre muaj, gjumi i natës rritet tek foshnjat që ushqehen me gji në krahasim me foshnjat e ushqyera me formulë për shkak të triptofanit në qumështin e nënës, që vepron si një rregullator.
  • Nga gjidhënia për të paktën 3 muaj ju i keni dhënë fëmijës tuaj një ulje prej 27 % në rrezikun e astmës në qoftë se ju nuk keni histori familjare të astmës dhe një ulje prej 40 % në qoftë se ju keni një histori familjare të astmës.
  • Nëse e keni ushqyer me gji bebin ekskluzivisht për këtë kohë, fëmija juaj do të ketë rritur zhvillimin në pjesë të rëndësishme të trurit në krahasim me fëmijët e tjerë të cilët janë ushqyer me formulë apo një kombinim i formulës dhe qumështit te gjirit.
  • Në këtë fazë ju i keni dhënë gjithashtu fëmijës tuaj një reduktim me rreth 19 dhe 27 % për t’u prekur nga diabeti i llojit 1 për fëmijë.