Foshnja ime papritmas refuzon të ushqehet me gji. A do të thotë kjo se ai është gati të largohet prej tij?

7802

Një fëmijë i cili është me të vërtetë i gatshëm të lërë përfundimisht gjirin do ta bëjë këtë gjë gradualisht, gjatë një periudhe prej disa javësh apo muajsh. Nëse fëmija juaj është ushqyer normalisht mirë në gji dhe papritmas refuzon të pijë, ai ndoshta është duke përjetuar atë që quhet një “grevë gjidhënieje” më tepër se sa një sinjal se është koha për t’u larguar nga gjiri. Grevat e gjidhënies mund të jenë të frikshme dhe tronditëse si për ju dhe fëmijën tuaj, por ato janë pothuajse gjithmonë të përkohshme. Shumica e grevave marrin fund me futjen e fëmijës përsëri në gji, brenda 2 deri në 4 ditë.

nursing-strike2_compressedGreva e gjidhënies mund të ndodhë për shumë arsye. Ato shkaktohen pothuajse gjithmonë nga një reagim i përkohshëm prej një faktori të jashtëm, edhe pse ndonjëherë shkaku i tyre nuk përcaktohet dot. Më poshtë janë disa nga rastet më të zakonshme të cilat shkaktojnë refuzimin e gjirit nga bebi:

  • Ju keni ndryshuar deodorantin tuaj, sapunin, parfumin, locionin, etj dhe ju mbani erë “ndryshe” për fëmijën tuaj.
  • Ju keni qenë nën stres (të tillë si: të paturit e shumë njerëzve përreth, keni udhëtuar, keni lëvizur me shtëpi, apo keni pasur një krizë familjare).
  • Fëmija juaj ka një sëmundje apo lëndim që e bën gjidhënien të pakëndshme (një infeksion veshi, një hundë e zënë, myk, një prerje në gojë).
  • Fëmija juaj ka mishrat e lënduar nga dalja e dhëmbëve.
  • Ju keni ndryshuar kohët e fundit modelin tuaj të gjidhënies (keni filluar një punë të re, e lini fëmijën me një kujdestare fëmijësh më shumë se zakonisht, shtyni gjidhënien për shkak të të qenit e zënë, etj).
  • Ju keni reaguar ashpër kur fëmija juaj ju ka kafshuar gjirin, dhe e keni frikësuar atë.

Zgjidhja e grevës dhe kthimi i fëmijës në gji kërkon durim dhe këmbëngulje.

  • Merrni kujdesin mjekësor nëse një sëmundje apo lëndim duket se po shkakton grevë.
  • Kërkoni të merrni ndihmë shtesë me punët tuaja shtëpiake dhe fëmijët më të mëdhenj në mënyrë që ju mund të shpenzoni më shumë kohë me fëmijën e vogël.
  • Mundohuni të relaksoheni dhe të përqëndroheni për ta bërë gjidhënien një eksperiencë të këndshme.
  • Ndalo dhe ngushëllojeni fëmijën tuaj nëse ai ose ajo acarohet apo grindet kur ju i ofroni gjirin.
  • Mos harroni se fëmija juaj nuk është duke ju hedhur poshtë juve, dhe se dhënia e gjirit pothuajse gjithmonë do të kthehet në normale në pak kohë.

Extra përkëdhelje, tundje, dhe kontakti lëkurë-në-lëkurë me fëmijën mund t’iu ndihmojë të ri-fitoni afërsinë me njëri tjetrin. Disa fëmijë janë më të gatshëm për ta pranuar gjirin, kur ata janë të përgjumur. Ndonjëherë mund të ndihmojë në qoftë se ju qëndroni duke i bërë xhiro në këmbë bebes apo duke e tundur dhe duke i ofruar gjirin në të njëjtën kohë. Provoni gjidhënien në një dhomë të qetë me drita të fikura për të shmangur shpërqendrimet e bebes. Ju gjithashtu mund të përpiqeni të stimuloni rrjedhjen e qumështit që më parë në mënyrë që bebi sapo të futet në gji të shpërblehet me qumështin tuaj pa pritur për të.

Ju ndoshta do t’iu duhet të shtrydhni qumështin e gjirit për të shmangur mbledhjen e tij, si dhe për të rruajtur furnizimin tuaj me qumësht (veçanërisht e rëndësishme në një grevë gjidhënie e cila vazhdon për më shumë se një ose dy ditë). Ju mund të ushqeni fëmijën tuaj me qumështin e shtrydhur nga një filxhan, pikatore, të ushqyerit me shiringë, apo lugë. Shmangni beberonat: ata mund të shkaktojnë konfuzion thitheje dhe këtu mund t’iu shtohen problemet.

Specialisti juaj i Laktacionit mund të ofrojë mbështetje dhe më shumë sugjerime në qoftë se këshillat më lartë nuk duket se janë duke dhënë efekt për ju.

bb lac 6

ticiana kushi CBE

Untitled