Pse të folurit është i rëndësishëm tek fëmijët?

5969
Pse të folurit është i rëndësishëm tek fëmijët

Të folurit dhe të dëgjuarit tek fëmijët ka shumë rëndësi. Ajo përmirëson lidhjen tuaj me ta, dhe i inkurajon ata që t’iu dëgjojnë. I ndihmon ata si të formojnë marrëdhëniet dhe si të ndërtojnë vetëbesimin.

Bazat.

Ashtu si shumë gjëra të tjera, të folurit dhe të dëgjuarit mund të bëhen gabim, OK, ose shumë mirë. Si çdo aftësi tjetër, ju përmirësoheni duke praktikuar.

Komunikimi i mirë me fëmijët ka të bëjë me:

  • Inkurajimin që ata të flasin me ju – dhe të dëgjojnë në mënyrë që të munden t’iu tregojnë se si ata ndihen,
  • Të qenit në gjendje të dëgjojnë dhe të përgjigjen në mënyrë të ndjeshme për të gjitha llojet e gjërave – jo vetëm për gjërat e bukura apo një lajm të mirë, por edhe për zemërimin, sikletin, trishtimin apo frikën,
  • Të përqendruarit në gjuhën e trupit apo veprimeve; si me fjalë, ashtu dhe në format e interpretimit joverbal të komunikimit.

Disa fëmijë kanë nevojë për më shumë inkurajim dhe reagime pozitive që të marrin zemër për të folur. Të tjerët mund të jenë të dëshpëruar për të biseduar me ju, edhe kur ju të jeni e zënë duke bërë diçka tjetër. Kjo do të thotë të ndaloni atë çfarë jeni duke bërë dhe ta dëgjoni fëmijën tuaj.

  • Shmangni kritikat dhe fajin. Nëse ju jeni të zemëruara për diçka që fëmijët tuaj kanë bërë, përpiquni dhe shpjegojini atyre se pse ju doni që ata të mos e bëjnë përsëri. Apeloni për sensin e tyre të ndjeshmërisë.
  • Punoni së bashku për të zgjidhur problemet dhe konfliktet.
  • Jini të sinqertë me njëri-tjetrin. Mos i gënjeni kurrë ata.

Në qoftë se ju flisni dhe i dëgjoni fëmijët tuaj që në një moshë shumë të vogël, ju do të futeni në zakone të cilat do të jenë shumë të dobishme kur ata të jenë në adoleshencë. Një marrëdhënie e hapur – ku fëmijët ndihen rehat të flasin për atë që janë duke bërë dhe me cilin – do të inkurajojë djemtë dhe vajzat tuaja t’iu tregojnë për detaje të jetës së tyre, kur rriten më shumë.

ticiana-kushi-cbe