Si të kuptoni nëse fëmija juaj është i mbilodhur apo i deprivuar nga gjumi?

2791
fëmija juaj është i mbilodhur
Është e qartë se bebet mund të shkaktojnë pagjumësi për të tjerët. Por nëse foshnjat vuajnë vetë apo jo nga pagjumësia kjo është më pak e qartë. Në kërkimin tim mbi studimet e publikuara në lidhje me pagjumësinë tek foshnjat, unë nuk kam dalë në një konkluzion përfundimtar.

Studiuesit njohin të gjitha llojet e problemeve me gjumin e të miturve, duke përfshirë zgjimet e shpeshta gjatë natës, frymëmarrja e çrregullt gjatë gjumit, dhe sëmundjet të cilat mund të ndërhyjnë në një gjumë jo të qetë, si GERD(refluks).

femije i mbilodhurAta gjithashtu pranojnë ekzistencën e pagjumësisë për shkak të sjelljeve / tekave tek fëmijët më të mëdhenj.

Dhe, siç theksoj më poshtë, disa studime kanë testuar episode apo efekte të shkurtëra, eksperimentale mbi çrregullimet e gjumit të foshnjave.

Por, kur është fjala për foshnjat me insomnia, unë nuk kam gjetur ndonjë studim shkencor ekzakt.

Ndoshta kjo është një gjë e mirë, dëshmitë se foshnjat vuajnë nga çrregullime kronike gjumi, edhe nëse janë marrë masa për t’i ndrequr ato, janë shumë të rralla. Nëse ju merrni një perspektivë evolucionare – dhe merrni parasysh se sa foshnja kanë mësuar të flenë në kangurët për beba ndërkohë që prindërit e tyre vazhdojnë të kryejnë punët e përditshme – kjo duket mjaft bindëse. Bebet mund të jenë në gjendje të rregullojnë gjumin e tyre shumë mirë, madje edhe nëse ndodhen mes të ngutjeve dhe nxitimit.

Megjithatë, ju mund të keni pyetje. Për sa orë gjumë ka nevojë fëmija juaj? Si mund të kuptoj nëse fëmija im nuk po fle sa duhet? Më poshtë do t’iu tregoj se çfarë na tregojnë provat kërkimore dhe studimet.

Vlerësimi i kërkesave që ka për gjumë një fëmijë.

Foshnjat e shëndetshme mund të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme sasinë e gjumit për të cilën ata kanë nevojë. Ky artikull ju jep normat mesatare të kërkesave që ka për gjumë një foshnje, në mënyrë që ju t’i vendosni shqetësimet mbi gjumin e fëmijës tuaj në perspektivë.

Por është e mundur që gjërat të shkojnë për keq. Disa prindër pa dashje mund të mbi-stimulojnë fëmijët e tyre, duke e bërë të vështirë rënien në gjumë. Në raste të tjera, foshnjat mund të vuajnë nga kushte mjekësore ose probleme të sjelljes të cilat ndërhyjnë në gjumin e tyre. Prindërit mund të mbivlerësojnë kohën se për sa orë gjumë ka nevojë fëmija i tyre, duke shkaktuar atë që foshnjat t’i rezistojnë gjumit.

bb-3Pediatër dhe prindërit me përvojë kanë vënë në dukje këto shenja të pagjumësisë apo “mbi-lodhjes” së fëmijëve të vegjël:

  • Një mungesë e dukshme interesi për njerëz dhe mjedisin përreth
  • Një tendencë për të parë larg nga gjërat stimuluese
  • Gjestes e duarve në fytyrë: Tërheqja e veshëve, fërkimi i syve, kapja dhe tërheqja e flokëve
  • Qepallat që përplasen shpesh
  • Hapja e gojës për gjumë
  • Grindje e vazhdueshme

Për foshnjat më të mëdhenj 1-3 vjeç, shenjat mund të përfshijnë:

  • Prirja për t’u aksidentuar më shpesh
  • Bëhen më të “ngjitur”
  • Bëhen gjithnjë e më aktiv, si afrohet darka.

Unë kam listuar nga literatura shkencore edhe disa faktorë të tjerë të mundshëm të cilët kontribuojnë në pagjumësi tek fëmijët:

  • Rikuperim i ngadaltë nga emocionet negative
  • Problemet me të ushqyerit
  • Të qenit e vështirë për t’i zgjuar

Për të ditur më shumë rreth këtyre faktorëve klikoni këtu.

ticiana-kushi-cbe

certifikimet