Fazat në të cilat kalon Laktacioni.

16769

Çfarë është Laktacioni?

Laktacioni ndodh kur gjendrat e qumështit në gjirin e një nëne fillojnë të prodhojnë qumësht për foshnjen e saj.

Të gjitha gjitaret femra kanë gjendra qumështi të cilat janë krijuar për të ushqyer të voglin e tyre.

Cilat janë fazat e ndryshme në të cilat kalon Laktacioni?

Faza 1Mamogjeneza – Faza e parë e Laktacionit quhet Mamogjenezë dhe ndodh kur formohen gjinjtë e femrës, që në lindje, përgjatë pubertetit dhe më pas proçesi plotësohet dhe përfundon gjatë shtatzënisë.

Kjo fazë e laktacionit fillon të formohet tek femrat që në barkun e nënës kur ato janë embrione. Në javën e 12-të të shtatzënisë, gjinjtë kanë zhvilluar areolat, thithat, alveolit (qelizat që prodhon qumështin) dhe sythet e qumështit.

Hormonet e seksit më pas do të zhvillohen në gji derisa bebi të lindi.

Gjatë pubertetit, Estrogjeni dhe faktorët e rritjes së hipofizës do të shkaktojnë rritjen e gjinjve. Inde të reja do të akumulohen në gji çdo muaj nëpërmjet ciklit menstrual, deri në moshën 35 vjeçe.

8e1cb618ccc8d5a63230ff0f1aaecc7aGjinjtë e një femre, janë gati të prodhojnë qumësht vetëm kur ajo të mbetet shtatzëne, kjo është dhe koha kur ndodhin ndryshimet përfundimtare të cilat më pas e lejojnë atë të prodhojë qumësht për të voglin e saj. Gjiri i femrës nuk quhet i maturuar deri në momentin që ajo i jep gji për herë të parë foshnjës së saj. Hormonet përgjegjëse për këto ndryshime gjatë shtatzënisë janë: Prolaktina, Laktogjeni Placental, Estrogjeni, Progresteroni dhe Hormoni Adrenokortikotropik.

Faza 2 – quhet Laktogjenezë (krijimi i qumështit) (faza 1 dhe 2). Kjo fazë fillon atëherë kur nëna nis të prodhojë qumësht në të vërtetë. Faza e parë e laktogjenezës është midis mesit të shtatzënisë deri në 2 ditë pas lindjes. Faza e dytë e laktogjenezës nis midis ditës 3 deri në 8 pas lindjes së bebes.

Laktogjeneza Faza 1 dhe 2 kontrollohen nga hormonet.

Në fazën 1, gjinjtë e nënës mund të ndjehen të enjtur dhe të rënduar: kjo për shkak së alveolit kanë filluar të prodhojnë kulloshtrën.

Në fazën 2, alveolit bëhen më të mbyllura dhe kanë më pak hapësirë. Kjo rrit prodhimin e laktozës, glukozës e lipideve të qumështit dhe ul prodhimin e proteinës, sodiumit, klorideve, nitrogjenit dhe magnezit.

Gjatë kësaj faze, gjinjtë e nënës mund të ndjehen të ngrohtë dhe mund të mbledhin nëse ata nuk zbrazen/boshatisen siç duhet nga bebi dhe shpesh herë. Nëse nëna nuk i jep gji fëmijës, gjinjtë e saj do të ndalojnë së prodhuari qumësht të maturuar dhe do të fillojnë të prodhojnë përsëri kulloshtër derisa në fund të ndalojnë së prodhuari totalisht qumësht. Gjinjtë do të fillojnë të prodhojnë kulloshtër pas 3 ditësh nëse ju nuk e keni boshuar gjirin tuaj. Ndaj për nënat që dëshirojnë ta ushqejnë të voglin e tyre me gji është e ndaluar dhënia e formulës gjatë kësaj kohe vetëm nëse bebi ka një gjëndje shëndetësore dhe këshillohet nga mjeku. Nëna duhet ta vendosë beben sa më shumë dhe sa më gjatë në gji në ditët e para të lindjes.

13006_2008_77_MOESM4_ESM_compressed
Faza 3Galaktopoeza.

Laktogjeneza Faza 3: Ndryshe e quajtur Galaktopoeza. Kjo është faza e prodhimit dhe mirëmbajtjes së qumështit të maturuar nga dita 9 pas lindjes derisa nëna dhe bebi i saj të jenë gati për ta ndaluar gjidhënien.

Laktogjeneza 3 kontrollohet nga sistemi autokrin, por hormonet akoma luajnë rol.

Sa më shumë qumësht që të hiqet nga gjiri, aq më shumë qumësht do të prodhojnë gjinjtë. Prodhimi i qumështit varet në parimin kërkesë ofertë. Gjithashtu, çdo gji punon veçmas. Nëse nëna i jep gji bebes më shumë nga njër gji sesa nga tjetri, ky gji do të prodhojë më shumë qumësht se tjetri. Është mirë që nëna përherë të alternojë gjidhënien sipas rendit një herë njërin gji dhe një herë tjetrin. Por ka shumë nëna në botë të cilat ja kan dalë mbanë të ushqejnë fëmijën e tyre dhe vetëm me njërin gji.

Pse gjiri prodhon më pak qumësht kur është plot/jo i zbrazur mjaftueshëm?

  • Prolaktina nuk mund të takojë dot receptorët të cilët nxisin prodhimin e më shumë prolaktine.
  • Një proteinë hirre në qumësht e quajtur FIL (feedback inhibitor of lactation), ndalon prodhimin e qumështit kur qelizat alveoli janë plotë. Sapo alveolit të zbrazen do të ketë më pak FIL dhe si rezultat më shumë qumësht do të prodhohet në gjinjtë e nënës.

Faza 4Tharja e gjirit. (Involution)

Tharja e gjirit ndodh kur nëna vendos t’i heqë përfundimisht gjirin foshnjës së saj dhe gjinjtë ndalojnë së prodhuari qumësht përfundimisht.

Gabimi më i madh që bëjnë shumë nëna në botë është largimi i menjëhershëm i bebes nga gjiri. Kjo mënyrë nuk është aspak e shëndetshme për ju dhe beben tuaj.

Përveçse traumatike për fëmijën dhe mund të krijojë një gjendje psikologjike të rënduar për shkak se bebi e percepton si braktisje nga nëna, kjo mënyrë nuk është e shëndetshme as për trupin tuaj.

Ashtu si fillon gradualisht prodhimi i qumështit ashtu edhe duhet të thahet. Nëna duhet të fillojë tharjen e gjirit dhe largimin e bebes nga gjidhënia nëpërmjet uljes së seancave të ushqyerjes me gji. Për 3-4 ditë ajo duhet të ulë gjidhënien me 1 seancë më pak në ditë, për 3 ditë të tjera me dy e kështu me rradhë duke e ofruar gjirin 1 herë në disa ditë e më pas 1 herë në disa javë. Çdo qelizë qumështi alveoli që të thahet totalisht i duhen 6 javë, ndaj proçesi i tharjes së gjirit nuk është aq i shpejtë sa e mendon çdo nënë.

Rëndësia e dhënies së gjirit përgjatë periudhës së tharjes së tij ka benefite të mëdha. Qumështi juaj duke u zvogëluar në sasi kalon në të njëjtin përqendrim si kulloshtra. Pra qumështi fillon të bëhet më i trashë dhe më i verdhë në ngjyrë. Benefitet e tij janë po aq të rëndësishme sa kulloshtra. Në fushën e laktacionit Kulloshtra konsiderohet si vaksina e parë që merr bebi në jetë, kurse qumështi i tharjes së gjirit quhet vaksina e fundit. Pse? Sepse natyra e ka krijuar trupin e femrës që të kuptojë largimin e fëmijës nga gjiri dhe duke qënë se misioni ynë më i rëndësishëm në jetë është krijimi i një jete të re dhe ushqyerja e të voglit, trupi ynë i jep për herë të fundit bebes tuaj të gjithë vlerat më të mira ushqyese, vetitë antibakteriale, anti-inflamatore, antitrupat që do t’i duhen fëmijës për të luftuar sëmundjet, imunoglubulinat, limfocitet, dhe shumë përbërës të tjerë të cilët do të kontribuojnë dhe do të mbrojnë shëndetin e fëmijës tuaj deri në moshën 27 vjeçare.

Nëse një fëmijë ushqehet me qumësht gjiri mbi moshën 1-2 vjeçare ai do t’i përfitojë të mirat e gjidhënies deri në moshën 27 vjeçare. Sipas studimeve të kryera i duhen 27 vite trupit të njeriut që të largojë nga sistemi i tij çdo të mirë të përfituar nga qumështi i gjirit. Ndaj është shumë e rëndësishme që nëna të mos i mohojë fëmijës së saj këtë qumësht i cili është shumë herë më i pasur në vlera dhe më i rëndësishëm se i gjithë qumështi i maturuar që fëmija i saj ka pirë gjatë kohës së gjidhënies.

Qumështi i gjirit gjatë kohës së tharjes ul përqendrimin në Laktozë dhe rrit përqendrimin e Proteinave,Imunoglobulinave, Yndyrave dhe Sodiumit.

sdgjjKëshilloj të gjitha nënat të mos e largojnë asnjëherë fëmijën e tyre në mënyrë të menjëhershme nga gjiri. Çdo gjë duhet të ndjekë rrugën e saj të natyrshme pa u nxitur nga faktori kohë, dëshira apo mos informimi i saktë. Është e ndaluar në mënyrë kategorike marrja e medikamenteve të cilat këshillohen rëndom për tharrjen e qumështit të gjirit, pasi mund të kenë efekte afatgjata në shëndetin e nënës dhe mund të shkaktojnë dëme.

ticiana kushi CBE

Untitled