Faktorët që pengojnë furnizimin e qumështit të gjirit.

5190

bb lac 6
Më poshtë po ju tregoj disa nga faktorët që pengojnë furnizimin e qumështit të gjirit.

  • Pompimi jo i rregullt. Nëse ju duhet të largoheni për ndonjë arsye nga fëmija juaj juve duhet të pomponi në mënyrë që të mbani furnizimin tuaj me qumësht në nivelet e duhura. Pompimi i rrallë mund të ulë furnizimin e qumështit të gjirit për shkak se prodhimi i qumështit funksionon prej stimulimit që i bëhet gjirit.
  • Zbrazja jo e plotë e gjinjve. – Kufizimi i sasisë së kohës që fëmija juaj shpenzon në gji mund të bwjë që fëmija juaj të marrë më shumë nga qumështi i parë me kalori të ulëta dhe më pak nga qumështi që përmban yndyrna me kalori të larta. Në mënyrë tipike, foshnjat duhet të kalojnë nga 20-45 minuta në gji gjatë periudhës së porsalindur në mënyrë që të marrin mjaftueshëm qumësht. Ofrojini të dy gjinjtë gjatë një ushqyerje në javët e para në mënyrë që gjinjtë tuaj të marrin stimulimin e duhur. Ka fëmijë që mund të marrin mjaftueshëm qumësht nga njëri gji, pasi pijnë vetëm për disa minuta, por zakonisht kjo ndodh pasi furnizimi me qumësht është stabilizuar mirë, dhe jo në fazat e hershme të ushqyerjes me gji.
  • Lodhja, ankthi dhe stresi.– Nëse jeni sëmurë, ose nën trysninë e një stresi të madh, furnizimi juaj me qumësht mund të jetë i ulët. Ç’rregullimet hormonale, si: tiroidet ose disbalancat e hormoneve në gjendrën e hipofizës apo fragmentet e pahequra të plaçentës nga mitra e nënës mund të shkaktojnë problem në sasinë e qumështit të gjirit. Shumë nëna gjithashtu pohojnë se furnizimi i tyre me qumësht bie, kur ato kanë një të ftohtë/gjendje gripale, ose kur ato kthehen në punë.
  • Përkeqësimi i gjendjes së foshnjes. – Nëse mjeku i fëmijës tuaj dyshon se fëmija nuk është duke marrë mjaftueshëm qumësht gjiri, ai apo ajo do të duan të kuptojnë pse. Për ta bërë këtë, ofruesi i kujdesit shëndetësor do t’iu pyes në lidhje me përvojën e gjidhënies tuaj dhe në lidhje me historinë mjekësore të fëmijës suaj. Një specialist laktacioni duhet të shikojë si ju përpiqeni t’i jepni gji bebes për të parë nëse mund të ketë diçka të gabuar me mënyrën e thithjes së gjirit ose me gojën e foshnjës. Nëse është kështu, specialisti do t’iu tregojë së cila është metoda e duhur për ta vendosur beben në gji për të pasur një shul sa më të thellë. Nëse fëmija juaj ka një shul të mirë, por ju ende keni probleme me pamjaftueshmërinë e qumështit, mjeku/konsulenti i laktacionit mund t’iu rekomandojë një plan të detajuar se si ju mund të rrisni sasinë e qumështit tuaj në nivele të bollshme.
  • Medikamente të tilla si: – Bromocriptine, – Antihistamines, – kontraceptivët oral. Disa medikamente ulin furnizimin me qumësht tek nënat, duke përfshirë këtu medikamentet që përmbajnë pseudoephedrine (Sudafed, Zyrtec D, e të tjerë). Mjeku juaj gjinekolog duhet t’iu informojë për shtyrjen e marrjes së kontraceptivëve oral të paktën për pak muaj sa të stabilizohet prodhimi i qumështit, pasi këto pilula ndikojnë në uljen e furnizimit me qumësht. Nëse nëna për arsye shëndetësore e ka të nevojshme marrjen e kontraceptivëve atëhere mjeku juaj mund t’iu përshkruaj një pilulë e cila nuk ndikon në gjidhënie.
  • Nëna është sëmurë. Nëse keni ndonjë problem shëndetësor ose në qoftë se thithat tuaja janë shumë të lënduara, dhimbja mund të pengojë refleksin e rrjedhjes së qumështit tuaj, dhe ju gjithashtu mund të tentoni të vononi ushqyerjen për shkak se ndjeni dhimbje. Shpesh herë vetëm të kujdeseni për pozicionimin e duhur do të korrigjojë problemin. Nëse thithat e lënduara janë shkaktuar nga një gjendje si myku, apo bebi gjuhë-kravata/tie frenulum, korrigjimi i problemit do të bëjë të mundur të rregullohet edhe sasia juaj me qumësht.
  • Angazhimet në shtëpi / punë – Duke qenë të ndarë nga fëmija juaj ose duke caktuar orare fikse për ushqyerjen me gji ju mund të ndërhyni në mekanizmin e prodhimit të qumështit. Mbajtja afër e fëmijës tuaj, ditë e natë, dhe gjidhënia e shpeshtë është mënyra më e mirë për të rritur furnizimin tuaj me qumësht gjiri.
  • Festat dhe pushimet Vazhdoni t’i jepni gji bebes ose të pomponi në intervale të rregullta. Është shumë e lehtë për të anashkaluar një ushqyerje dhe / ose seancë pompimi në rastet e festave apo pushimeve, të cilat mund të çojnë në kanale të mbyllura të qumështit apo dhe në mastit. Mundohuni që të ushqeni fëmijën tuaj me gji si në çdo ditë tjetër ose të pomponi si zakonisht për të mos krijuar probleme. Gjatë udhëtimeve me makinë apo avion mundohuni të qëndroni e hidratuar dhe të pini shumë lëngje.
  • Jo thithje në gji. – Përdorimi i qumështit formulë apo biberonave fallco/cucu në mënyrë të rregullt mund të ulë sasinë tuaj të qumështit. Foshnjat që ngopen me formulë do të kërkojnë më rrallë gji, dhe disa fëmijë janë të gatshëm të përmbushin nevojat e tyre për të thithur në një biberon fallco në vend që të shpenzojnë kohë në gji. Nëse keni nevojë për ta plotësuar me formulë beben tuaj, përpiquni të pomponi gjinjtë tuaj pas çdo ushqyerje, në mënyrë që t’i jepni atyre stimul shtesë. Në qoftë se ju përdorni një biberon fallco, sigurohuni që të mos ja vendosni bebes për kohë të gjata në gojë pasi ai/ajo do të lodhet prej tij dhe do të refuzojë gjirin.

Nëse mendoni se keni probleme me sasinë e qumështit të gjirit që prodhoni ju mund të konsultoheni me një Specialist Laktacioni mbi situatën tuaj personale në studion e Laktacionit: Bota e Bebave në Adresën: Rr. Zonja Curre, pa filluar Tregu Elektrik, pranë Klinikës Glozheni ose të përfitoni menjëherë planin tuaj për shtimin e qumështit këtu.

13020132_10153601087326274_1247662525_n

certificatesjpg